LIVE UPDATES
Aktualitet

Bleu godinën e shkollës "Mehmet Akif", Sinan Idrizi: Mua nuk ka burrë nëne që të më kërcënojë

Biznesmeni Sinan Idrizi tha se ka investuar prej 8 vitesh dhe do të vijojë të investojë në arsim dhe mohoi kategorikisht që miqësia e tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të ketë lidhje me faktin se ai po ble shkolla.

26 Shtator 2022, 22:27 Nga k.m.
Bleu godinën e shkollës "Mehmet Akif", Sinan Idrizi: Mua nuk
Sinan Idrizi

TIRANË- Biznesmeni Sinan Idrizi, ka folur për investimet e tij në arsim dhe blerjen e godinës së "Mehmet Akif", shkollë të cilën qeveria shqiptare e mbylli pak ditë më parë. Në një lidhje direkte nga Amerika për emisionin "Të Paekspozuarit", biznesmeni Sinan Idrizi tha se ka investuar prej 8 vitesh dhe do të vijojë të investojë në arsim dhe mohoi kategorikisht që miqësia e tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, të ketë lidhje me faktin se ai po ble shkolla. Por një përgjigje i dha edhe akuzat të kryedemokratit Sali Berisha, duke i bërë thirrje se duhet të ndalë kërcënimet.

"Kam blerë edhe godinën e Medresesë në Shkodër, Korçë dhe në Berat. Po blej një zinxhir shkollash, dua të investoj në arsim. Sponsorizoj studentët e ekselencës, kam 8 vjet. Nuk kam ardhur si një rrufe në qiell të hapur. Unë dua të investoj, kam 8 vite dhe thjeshtë kam hyrë në kontakt të poseduesëve të godinave dhe i kam blerë. Nëse dikush që merret me politikë nuk ka ku të ankorohet, e merren me Sinan Idrizin, unë s'kam çfarë të bëj. Miqësia ime me Erdogan është një gjë tjetër, investimet e mia janë gjë tjetër. Unë financoj studentë, ja pyet Fevziun. Unë nuk ia kam vjedhur shkollën askujt. (I përgjigjet akuzave të Sali Berishës) Mua nuk ka burrë nëne që të më kërcënojë. Berisha ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar. Godinën ia kam blerë Kolegjit. Toka është pronë e këtyre. Të drejtën e përdorimit e ka dhënë Bashkia. Godina është në përdorim, por toka është private. Kam blerë tokën dhe transferimin e të drejtës. Gylistan i posedon dhe unë i kam blerë, në Shkodër, në Tiranë… Fondacioni Gylistan, atyre ua kam blerë. Unë kam tapinë në dispozicion, të tjerat janë komente. Toka është në pronësinë time dhe pronarët kanë qenë fondacioni Gylistan. Shihni tapitë në zyrat e mia,"-tha ai ndër të tjera. 

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Keni blerë godinën e Mehmet Akif. Përse ju duhet kjo godinë?

Sinan Idrizi: Kam blerë godinën në Korçë të Medresës. Kam blerë në Shkodër, në Berat, etj, informohuni. Jam duke blerë një zinxhir shkollash. Dua të investoj në arsim. Është viti i tetë që unë sponsorizoj studentët ekselentë. Nuk erdha si rrufe në qiell të hapur.

Ylli Rakipi: Si ju lindi kjo ide për të bërë shkolla? Sepse ju keni bërë biznese të tjera. Ka zëra se shkollat tuaja po bëhen për të zëvendësuar shkollat e Gylenit dhe shkollat tuaja janë pro mikut tuaj Erdogan?

Sinan Idrizi: Brenda kësaj ka disa tema të ndryshme. Unë dua të investoj në këtë sistem arsimor. Kam tetë vite që investoj dhe kam hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe kemi bërë aktet shitblerje. Ku është problemi këtu? Teoritë e komplotit nuk janë problemet e mia.

Ylli Rakipi: Thuhet se ju si mik i Erdogan po blini një rrjet shkollash.

Sinan Idrizi: Miqësia ime me Erdogan nuk ka lidhje me shkollat. Përse i miksojnë këto me bindjet e mia politike? Unë kam bërë marrëdhënie korrekte biznesi me poseduesit e shkollave. Unë nuk i kam vjedhur njeriu shkollën.

Ylli Rakipi: Berisha ju ka akuzuar konkretisht. Si i përgjigjeni?

Sinan Idrizi: S’kam ćfarë ti them unë fare. Nuk ka burrë nëne të më kërcënojë mua për investimin tim. Ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar. Ta ankorojë anijen në port tjetër…

sinan idrizi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj