LIVE UPDATES
Aktualitet

Bllokohen hyrje-daljet e Prishtinës, bizneset protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë

Ish-presidenti i bordit të Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, deklaroi se bizneset janë vënë me shpinë për muri, prandaj janë detyruar të dalin në rrugë për të protestuar kundër vendimit të ZRRE-së për energjinë elektrike.

29 Maj 2025, 15:24 Nga N.F
Bllokohen hyrje-daljet e Prishtinës, bizneset protestë kundër
Bllokimi i rruges

KOSOVË- Përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytetin e Kosovës, në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, që do të nisë më 1 qershor.  Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.

Hyrjet kryesore në Prishtinë janë bllokuar pasi po protestohet kundër daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë. Ata kanë vendosur kamionët midis rrugës në disa prej hyrjeve kryesore të Prishtinës. Një shirit i rrugëve është lënë i lirë për qarkullim.

Ky bllokim pritet të zgjasë deri në ora 12:00. Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë. Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka kërkuar reflektim nga institucionet lidhur me kërkesën për shtyrje të vendimit për dalje në treg të lirë.

Në nisjen e bllokadës nëpër hyrjet që çojnë në kryeqytet, Rafuna ka thënë para mediave se ky vendim çon në rritje të energjisë elektrike, rënie të prodhimit e reduktim të vendeve të punës.

“Bizneset me dhunë po detyrohet të dalin në tregun e lirë, por me dalje bizneset tona do të pësojnë sepse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Do të ndodhë që të rritet produkti, rritet shërbimet, dhe do bie prodhimi dhe do reduktohet vendet e punës. Jemi detyru të dalim të protestojmë. Institucionet të reflektojnë”, ka thënë ai.

Rafuna ka theksuar se bizneset po kërkojnë vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë

“Kemi kërkuar një vit që të përgatitet tregu dhe biznesi. Ne nuk kemi pasur fazë të tranzicionit, në mars na ka ardhur kërkesa dhe brenda dy muajve ju duhet me dalë më dhunë. Në tregun e lirë dilet me vullnetin e lirë të bizneseve”.

Ish-presidenti i bordit të Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, deklaroi se bizneset janë vënë me shpinë për muri, prandaj janë detyruar të dalin në rrugë për të protestuar kundër vendimit të ZRRE-së për energjinë elektrike.

Për media ai tha se janë për dialog dhe jo për barrikada dhe se janë për t’u ulur në tavolinë për të gjetur zgjidhje për sfidën nëpër të cilën po kalojnë bizneset, dhe jo që dialogu të bëhet përmes rrjeteve sociale.

Duke iu referuar deklarimit të kryeministrit Kurti se koha e barrikadave ka kaluar, Ibrahimi u shpreh se do të dëshironte edhe ai që kjo të jetë e vërtetë, dhe të respektohej biznesi e ekonomia dhe të mos detyroheshin të dilnin në rrugë për të protestuar.

“Biznesi duhet të rritet e të zhvillohet, e jo të gjejë mënyra të tilla për të treguar pakënaqësinë e vetë, sepse është vënë më shpinë për muri”, deklaroi Ibrahimi.

Kurse, prodhuesi, Berat Mustafa, pronari i kompanisë “Fluidi Grup” tha në protestën e bizneseve se kërkesën për shtyrjen e tregut të lirë të energjisë elektrike, se asnjë prodhues nuk mund të konkurrojë me 300% më shumë kosto të energjisë në treg, përballë prodhuesve të rajonit që na rrethojnë.

“Kjo është diçka e pamundur. Unë nuk po kërkoj ndihmë vetëm nga prodhuesit, por nga të gjitha institucionet dhe qytetarët që të jenë përkrah prodhuesve vendorë. Ky është momenti i fundit kur ata mund të na ndihmojnë. Nëse nuk na ndihmojnë, besoni se të gjithë do të falimentojmë. Nuk është vetëm çështja e KESCO-s. Çmimi që na është ofruar është 265 euro për Mwh. Kjo është e papërballueshme, kur e dimë se në rajon, energjia për prodhuesit kushton diku rreth 110–120 euro, maksimumi 130 euro. Si mund të konkurrojmë ne në treg me një çmim që është 300% më i lartë për energjinë? Nuk ka ofertë të drejtë, nuk ka çmim të arsyeshëm. Kjo është thelbi i problemit”.

Derisa përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo “nuk ka bërë asgjë” për t’i përgatitur ato për këtë proces.

Kurti ka thënë se nga vendimi për të dalë në treg të hapur preken 1200 ndërmarrje apo 1% e të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë.

“300 prej tyre si prodhuese dhe shpenzuese më të mëdha, preken më së shumti, por duhet theksuar se ky proces nuk është i befasishëm”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të enjten.

Ai theksoi se ligji për energjinë elektrike është miratuar që në vitin 2016, ndërsa faza e parë e liberalizimit ka nisur më 2017. Sipas tij, faza e dytë është shtyrë disa herë në këto tetë vjet, duke u dhënë bizneseve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.

Në adresim të drejtpërdrejtë ndaj Odës Ekonomike, Kurti u shpreh kritik për rolin e saj në organizimin e protestës.

“Oda Ekonomike që duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton të bllokojë rrugët magjistrale me kërkesën për shtyrje. Por ajo çka nuk po iu tregon Oda Ekonomike është se kërkesa e tyre për një vit shtyrje nuk e zgjidh problemin, por vetëm e bart koston e energjisë te fatura e secilit prej jush”, u shpreh ai.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.

Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni. Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.

Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër./ Monitor

energji elektrike dasem ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj