LIVE UPDATES
Aktualitet

Bllokohet aksi Librazhd–Prrenjas/ Rrezik shembjeje për urën, kreu i ARRSH: Po thërrmohet betoni, nuk dihet sa zgjasin punimet

Gjatë një interviste për mediat, Kreu i ARRSH tha se situata po përkeqësohet, ndaj është vendosur edhe mbyllja totale e rrugës.

21 Shkurt 2026, 20:00 Nga E.d
Bllokohet aksi Librazhd–Prrenjas/ Rrezik shembjeje për urën,
Foto ilustruse

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të bllokojë totalisht aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Ky vendim ka ardhur pas konstatimit se ura e cila ndodhet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, rrezikon shembjen. 

Gjatë një interviste për mediat, Kreu i ARRSH tha se situata po përkeqësohet, ndaj është vendosur edhe mbyllja totale e rrugës. Ai nuk tha një afat të caktuar kohor se kur mund të bëhet hapja e plotë e rrugës, ndonëse shtoi se po punohet në mënyrë intensive për hapjen e saj. 

Sipas tij shkaqet janë natyrore, pasi rruga ndodhet në një zonë ujëmbajtëse. Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve ta shmangin këtë rrugë. Kjo pasi ata mund të gjenden në trafik dhe radhë pritjeje.

Intervista

“Ne si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej ditësh tashmë, prej javësh më saktë, por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur një përkeqësim të ndjeshëm, të cilët ne në fakt edhe kjo është arsyeja që erdhëm në terren, jemi të detyruar të bllokojmë plotësisht trafikun, deri në zbatimin e një mase provizore me një by pass në krah të skarpatës që po zhvillojmë aktualisht. Ka një zhvillim të vazhdueshëm në përkeqësim, sepse nga mëngjesi spostimi i urës në mëngjes ishte 27 cm nga kjo anë që ne jemi, ndërkohë që aktualisht është 29 cm. Nga vizita që ne bëmë tani poshtë urës aty ka prezencë, po thërrmohet betoni pra që tregon se ajo është aktive edhe në këtë moment që ne po flasim. Kështu që si autoritet jemi të detyruar të bëjmë këtë bllokim total tashmë jo vetëm për mjetet e rënda të cilën e njoftuam në mëngjes, por edhe për mjetet normale”.

Flasim për një afat kohor, parashikojmë dot kur mund të hapet?

“Parashikim të saktë nuk mund të bëjmë por unë do të them që do të fillojmë menjëherë punën me kontraktorin, sot në orën 8.30 të mëngjesit zhvilluam një mbledhje me të gjithë inxhinierët të cilët i kam edhe me vete, ashtu edhe me kontraktorin por edhe me projektuesin e aksit rrugor, dhe konkluzioni ishte ky që sapo thamë. Por donim ta verifikonim saktë në terren, të ishim edhe në terren vetë prezent që të ishte masa e duhur, pra jo vetëm një masë vetëm nga zyra, por e konfirmuar edhe nga terreni”.

Një udhëzim për drejtuesit e mjeteve?

“Ju lutem shumë ta shmangni me patjetër duke qenë se është fundjavë dhe kemi një fluks gjatë fundjavave që i drejtohet veçanërisht Korçës, kështu që shmangni këtë rrugë sepse do të gjendeni në trafik, radhë pritjeje, ne nuk jemi në gjendje të themi sa do të zgjasin punimet, por di të them se është e domosdoshme masa që do të merret edhe nga ana inxhinierike se si do të merret, ura në këtë moment nuk shfaq siguri”.

 Ju jeni i shoqëruar me inxhinier, cilat mendoni që janë shkaqet që çuan në këtë situatë?

“Bëhem përsëritës, por është e vërteta, shkaqet janë natyrore, këtu jemi në një zonë ujëmbajtëse, dhe zona pak më qartë quhet Ligata e Bicës, në këtë moment ne jemi në një zonë ujëmbajtëse dhe problemi ne na fillon nga poshtë, jo nga lart. Dhe kjo po ndodh sepse është lumi që e gërryen nga poshtë dhe më pas e skalon duke e ngjitur lart. Edhe zhvillimet e orëve të fundit janë pikërisht për këtë gjë, pra është një fenomen natyror.

Ky është aks rrugor që është kolauduar në 2001 pra, jemi në një aks rrugor 25 vjeçar po natyrisht ka pasur vazhdimisht punime në mirëmbajtje por asnjëherë investime të mirëfillta, ndërkohë që ura është e vitit 97, natyrisht për kohën që është projektuar ka qenë me standarde më të larta, megjithatë me fluksin që ajo gjendet sot jemi në kushte të tjera. Theksoj se ura në vetvete si trup asnjë çedim, çedimi është në bazamentin e vet ndaj kjo përbën edhe masën që ne po ndërmarrim.”

Ne disponojmë pamjet që lumi u gërrye nga makineritë për marrjen e inerteve, a nuk ishte e udhës që një situatë e tillë të evitohej?

“E pashë kronikën tuaj, dhe faleminderit që e ngritët pyetjen. Ato janë bërë me leje, pra janë lejet të cilat i kanë dhënë institucionet përkatëse, pra unë nuk do ta lidh dot fenomenin në këto kushte me gërryerjen që ka ndodhur, sepse ato janë marrë me leje përkatëse mjedisore.”

Cilat janë alternativat për ta zbutur këtë fluks qarkullimi?

“Në dijeninë time për mjetet e rënda ne nuk kemi, kemi vetëm për mjetet normale, dhe ai është Maliq Berzhan dhe nga ana e Gramshit, të cilën ne e aplikuam edhe në datën 1 shkurt kur ndodhi edhe bllokimi për shkak të masivit shkëmbor, për mjetet e rënda për momentin nuk kemi, por me realizimin e by pass-it edhe kalimi i tyre do të jetë i mundur.”/Dosja.al

arrsh ura punime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj