LIVE UPDATES
Aktualitet

Caktohen ekspertë të huaj për hetimet e vdekjes së 3-vjeçarit pas ndërhyrjes dentare, Prokuroria: Ekspertët në vendin tonë, në konflikt interesi

Sipas prokurorëve, akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

13 Janar 2024, 15:44 Nga r.ll
Caktohen ekspertë të huaj për hetimet e vdekjes së
roland xhaxho, vajza e tij dhe 3-vjeçari

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka caktuar ekspertë të huaj për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho pak muaj më parë.

Këtë fakt e ka konfirmuar për News24 edhe Prokuroria e Tiranës, ku ka shpejguar edhe arsyet se përse ishte marrë një vendim i tillë. Sipas prokurorëve, akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë, ndërkohë që mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu sqarohet se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

“Nga ana e prokurores së çështjes është vendosur kryerja e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit mjekoligjor shtesë, duke caktuar një grup ekspertësh të huaj, për  shkaqet e mëposhtme:

1-Akti i ekspertimit mjekoligjor i kryer nga ekspertet e IML-së eshte i paplotë, i paarsyetuar dhe ka mangësi të theksuara në konkluzionet e arritura lidhur me shkakun e vdekjes së të miturit B.S;

2- Nga hetimet dhe pyetja e eksperteve  që e kanë marrë përsipër dhe e kanë kryer këtë akt ka rezultuar se ata nuk janë të specializuar dhe nuk kanë njohuri të posacme në fushat objekt të ekspertimit, dhe në arritjen e konkluzionit  që kanë paraqitur në aktin e ekspertimit nuk kanë kryer konsultat me mjekë të tjerë  specializuar në këto fusha.

3- Kryerja e riekspertimit mjekoligjor që përcakton shkakun e vdekjes është kusht i domosdoshëm edhe për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor shtesë, për të përcaktuar nëse ka shkelje të rregullave të protokollit dhe deontologjisë mjekësore nga të gjithë mjekët dhe stafi mjekësor (stomatolog, anestezist etj.) që kanë kryer ndërhyrjet përkatëse, mjekuar dhe trajtuar të miturin B.S .

4- Për vërtetimin e rrethanave të kryerjes së veprës penale dhe individualizimin e përgjegjësive penale konkrete dhe nisur nga fakti që në rastin konkret kërkimet dhe vlerësimet janë shumë komplekse dhe kërkojnë njohuri të ndryshme në disa degë të mjekësisë lind e domosdoshme caktimi i disa ekspertëve për kryerjen e riekspertimit mjekoligjor dhe ekspertimit shtesë.

5- Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka ekspertë të specializuar në të gjitha  fushat objekt të ekspertimit të sipërpërmendur.

6- Mjeket e tjerë që janë të specializuar në këto fusha në Shqipëri , janë në një numër të kufizuar dhe ushtrojnë funksionin e mjekut në institucione mjekësore,  ku kanë punuar me mjekët e përfshire ne hetim dhe kanë njohje me ta , duke ndikuar në këtë mënyrë në paanësinë dhe objektivitetin e kryerjes se ekspertimit prej tyre.

Aktualisht , jemi në pritje te kryerjes se procedurave ligjore për dërgimin e vendimit me letërporosi autoriteteve juridike të huaja”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

roland xhaxho

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj