LIVE UPDATES
Sport

CAS-i shqiptar, Ylli: Nuk ka asnjë shans të kapet nga Fideli apo të tjerët, FSHF ka nisur bojkotin

Ylli deklaroi se askush nuk ka mundësinë të kapë CAS.

24 Tetor 2022, 15:33 Nga A.B
CAS-i shqiptar, Ylli: Nuk ka asnjë shans të kapet nga Fideli apo
Fidel Ylli

TIRANË- Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka deklaruar se do zgjidhen gjyqtarë që kanë figurë të pastër dhe me mbi 12 vite eksperiencë për krijimin e CAS-it shqiptar. I ftuar në emisionin “SportZone”, ai deklaroi se askush nuk do e ketë mundësinë ta kapë CAS-in.

Dëshira e gjithë bordit ekzekutiv, është që ne ta bëjmë sportin me një Gjykatë të Arbitrazhit Sportiv. Pasi të gjithë sportistët apo trajnerët, detyrohen të marrin rrugën e Lozanës. CAS-i do i vijë në ndihmë jo KOKSH-it, por sportit shqiptar. Është detryim ligjor i KOKSH për të krijuar Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Kemi miratuar një rregullore të CAS-it, që e kemi çuar në Gjykatë dhe është aprovuar. Tani aprovohen 3 gjyqtarët që do të qeverisin CAS-in. Muajin tjetër do të bëjmë një Asamble tjetër, ku do të jenë 11 gjyqtarë që do të votohen. Që të jesh gjyqtar i CAS-it, duhet të jesh i pastër në figurën tënde. Duhet të kesh një eksperiencë mbi 12 vjet dhe të gjitha këto përbëjnë që të gjithë gjyqtarët nuk duhet të kenë punë me Vettingun. Duam të përfshijmë figura dhe personalitete, që janë me tituj shkencorë. Kanë ardhur disa emra, që janë figura të shkollës së magjistraturës. Janë pa parti dhe janë njerëz që gjithë jetën e tyre e kanë përkushtuar në fushën e tyre.

Nuk ka asnjë shans që të kapet as nga Fideli dhe nga asnjë njeri. Fideli drejton një Asamble dhe është më e larta, votojnë ata kush do jetë. Unë nuk kam të drejtë vote. Unë nuk kam kontroll në Asamble, unë vetëm e drejtoj. CAS-i është totalisht i pavarur. Krijohet që t’i vijë në ndihmë sportit. Duhet të zgjidhen kandidatët më të mirë. Futbolli jo që nuk ka propozuar kandidat, por nuk kanë sjellë as akreditim për të marrë pjesë në Asamble. Kanë filluar të bëjnë bojkotin. E kanë ndjerë rrezikuan që nuk kanë forcë të influencojë në Asamble dhe bojkotojnë. Sporti dhe KOKSH, do funksionojë edhe pa futbollin. Më vjen keq ta them këtë, por me bojkote nuk bën dot presion”, u shpreh Ylli.

I pyetur nëse FSHF nuk e njeh CAS-in, Ylli u shpreh se futbolli e ka detyrim ligjor ta njohë.

“Është detyrim ligjor për futbollin dhe të gjitha, që ta njohin CAS-in shqiptar. Nëse Federata del mbi ligjin shqiptar, do mbajnë përgjegjësi. FSHF nuk ka paguar kuotat prej 5 vitesh. Janë keq për 500 mijë lekë. Mund t’ia u jap unë ato dhe të shkoni të paguani. Unë i dua aty. Sporti ka një Asamble dhe demokracia është shumicë. Nëse shumica thotë se çdo gjë është në rregull, nuk ka rëndësi çfarë mendon futbolli. Kjo është demokracia, ne do respektojmë rregullat. FSHF nuk do ketë shans t’i çojë çështjet në Lozanë. CAS-in po e krijon sporti, jo Fidel Ylli. FSHF duhet të vijë dhe të jetë në Asamble, siç ka qenë më parë. Por një herë vjen, një herë jo, nuk mund të luajë me ne, nuk e ka shansin. Ministria duhet t’i japë një buxhet fillestar CAS-it. Duhet t’i japë edhe zyrat se ku do të jetë. Ka ikur koha kur CAS-i do jetë pranë KOKSH”, përfundoi Fidel Ylli.

CAS shqiptar është shkurtimi i Gjykatës së arbitrazhit Sportiv.

fidel ylli baste sportive

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj