LIVE UPDATES
Aktualitet

DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore: Shqipëria nuk dënoi asnjë trafikant për të dytin vit me radhë

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale.

24 Qershor 2024, 17:06 Nga r.ll
DASH publikon raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore:
DASH

SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor mbi trafikun e qenieve njerëzore në mbarë botën. Gjatë publikimit të tij, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken tha se dokumenti ofron vlerësimin më gjithëpërfshirës rreth fenomenit si dhe përpjekjeve të qeverive për ta luftuar atë.

Ai shtoi se duke matur përparimin e shënuar në 188 vende – përfshirë Shtetet e Bashkuara – Uashingtoni synon zbatimin e angazhimit të Presidentit Biden për të parandaluar trafikimin, për të ndjekur penalisht autorët e këtij krimi, si dhe mbrojtjen e viktimave të tij. Sekretari Blinken tha se rreth 27 milionë individë në të gjithë botën janë të shfrytëzuar për punë, shërbime dhe seks komercial. Nëpërmjet forcës, mashtrimit dhe detyrimit, ata detyrohen të punojnë në fusha dhe fabrika, në restorante dhe banesa. Viktima janë individët më të pambrojtur në botë – duke përfituar nga gjendja e tyre e vështirë.

Raporti i ndan vendet në tre nivele. Në nivelin e parë përfshihen vendet qeveritë e të cilave respektojnë plotësisht standardet minimale. Në nivelin e dytë hyjnë ato vende, përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale, por që qeveritë bëjnë përpjekje të konsiderueshme për ta arritur një gjë të tillë. Në nivelin e tretë futen vendet përpjekjet e të cilave nuk plotësojnë tërësisht standardet minimale dhe që qeveritë nuk bëjnë përpjekje në këtë drejtim. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova renditen këtë vit, ashtu si edhe vitin e kaluar, në kategorinë e vendeve të nivelit të dytë.

Situata në Shqipëri

Në raport thuhet se qeveria ka dëshmuar përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me një vit më parë. Përpjekjet përfshinin hetimin e trafikantëve të seksit, identifikimin e një numri më të madh viktimash të mundshme në bashkëpunim me organizatat joqeveritare si dhe ofrimin e shërbimeve për më shumë viktima. Por në raport shtohet se megjithatë qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe.

“Qeveria hetoi në mënyrë të qartë më pak krime që lidhen me trafikimin, ndoqi penalisht më pak të dyshuar si dhe nuk dënoi asnjë trafikant për të dytin vit me radhë”, thuhet në raport.

Po kështu kostatohet se policia dhe prokurorët e rretheve nuk kanë përvojën dhe specializimin e duhur për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e trafikimit dhe se autorët e dyshuar janë dënuar për krime më të vogla, si "shfrytëzim prostitucioni", në vend të trafikimit. Në raport thuhet se qeveria nuk ka kontrolluar vazhdimisht atë pjesë të komunitetit që potencialisht mund të jetë viktimë e trafikut si emigrantët, azilkërkuesit, komunitetet roma dhe egjiptian, si dhe fëmijët.

Hetimi penal

Në raport thuhet se një pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të luftuar trafikimin kanë shënuar rënie. Kodi penal parashikonin dënime nga tetë deri në 15 vjet burg për veprën penale të trafikimi që përfshin një viktimë të rritur dhe 10 deri në 20 vjet, kur viktima është fëmijë. Në raport thuhet se Policia e Shtetit hetoi 26 raste, krahasuar me 85 raste në vitin 2022.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm ndoqi penalisht tetë raste të reja (shtatë për trafikim seksual dhe një për një formë të papërcaktuar trafikimi), krahasuar me 17 raste të reja në 2022. Po kështu vijoi të ndiqte penalisht 42 raste të nisura në vitet e mëparshme. Më vete, Struktura e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi një hetim të ri (dy në vitin 2022) dhe vazhdoi ndjekjen penale të dy rasteve të nisura në periudhat e raportuara.

Por në raport konstatohet se gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant për të dytin vit radhazi, krahasuar me 11 dënime në 2021. Në vitet e kaluara, gjyqtarët dënuan disa trafikantë me dënime të buta, të tilla si dënimi me kusht, që reduktoi përpjekjet për t'i mbajtur trafikantët përgjegjës, dobësoi mekanizmat parandalues dhe krijoi shqetësime lidhur me sigurinë tek viktimat.

Në raport thuhet se qeveria nuk njoftoi ndonjë hetim të ri, ndjekje penale, apo dënim të punonjësve të qeverisë bashkëpunëtorë në krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, duke shtuar se korrupsioni dhe bashkëpunimi i zyrtarëve, në krimet e trafikimit vazhdon të jetë shqetësim.

Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen penale me forcë të krimeve të trafikimit si dhe dënimin e trafikantëve – duke përfshirë zyrtarët bashkëpunëtorë. Po kështu kërkohen dënime të konsiderueshme me burgim për autorët dhe trajnim i gjyqtarëve në të gjitha nivelet për të marrë parasysh ashpërsinë e trafikimit gjatë dhënies së dënimeve. Po kështu kërkohet që të ketë policisë dhe prokurorëve të specializuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto vepra penale.

Profili

Siç është raportuar gjatë pesë viteve të fundit, trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktima vendase dhe të huaja në Shqipëri si dhe jashtë vendit. Trafikantët shfrytëzojnë për seks e punë të detyruar gratë dhe fëmijët shqiptarë veçanërisht gjatë sezonit turistik. Ata përdorin premtime të rreme, si oferta për martesë ose punësim, për të joshur viktimat e tyre.

Trafikantët zakonisht i detyrojnë fëmijët të lypin, ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar dhe gjithashtu i detyrojnë fëmijët të kryejnë vepra penale, përfshirë vjedhjen dhe shpërndarjen e narkotikëve. Trafikantët shfrytëzojnë fëmijët shqiptarë, kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, për punë sezonale dhe lypje të detyruar. Organizata joqeveritare kanë njoftuar se trafikantët i detyrojnë fëmijët të shesin lëndë narkotike kryesisht në shkolla. Trafikantët shfrytëzojnë viktimat shqiptare për qëllime seksuale në të gjithë Evropën, veçanërisht në Belgjikë, Greqi, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Francë.

Kosova

Në raport thuhet se qeveria demonstroi përpjekje të përgjithshme në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme. Ato përfshinin dënimin e të gjithë trafikantëve me burgim, aty ku ishte e përshtatshme dhe mos shqiptimin e ndonjë dënimi vetëm me gjobë. Në raport thuhet se qeveria rriti përpjekjet e përgjithshme parandaluese, përfshirë shtimin e fondeve për fushatat ndërgjegjësuese dhe shpërndarjen e manualeve për parandalimin e trafikimit të fëmijëve. Por në raport konstatohet se megjithatë, qeveria nuk i përmbushi standardet minimale në disa fusha kyçe.

“Qeveria hetoi dhe ndoqi penalisht më pak të dyshuar dhe identifikoi më pak viktima. Edhe pse gjyqtarët dhanë dënime më të forta, dënimet megjithatë ishin nën dënimin minimal të parashikuar nga ligji kundër trafikimit”, vijon më tej raporti.

Në raport konstatohet me shqetësim edhe fakti se kodi penal i Kosovës e klasifikon lypjen e detyruar të fëmijëve nga prindërit e tyre si neglizhencë, ose abuzim prindëror dhe jo trafikim, duke e vështitëruar identifikimin e kësaj vepre si dhe referimin e viktimave potenciale tek shërbimet e duhura.

Rekomandime

Raporti rekomandon hetimin dhe ndjekjen me forcë të krimeve të trafikimit si dhe dhënien e masave të duhura të dënimit për trafikantët, duke përfshirë zyrtarët që bashkëpunojnë me ta. Po kështu kërkohet identifikimi në mënyrë proaktive i viktimave të trafikimit duke kontrolluar treguesit e trafikimit mes popullatës së ndjeshme përfshirë individët e përfshirë në seks komercial; fëmijë; komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane.

Në raport sugjerohet ofrimi i trajnimeve të avancuara për gjyqtarët, prokurorët dhe forcat e rendit mbi hetimin dhe ndjekjet penale të rasteve të trafikimit. Po kështu kërkohet forcimi i masave të ruatjes së privatësisë së viktimës e që informacionet e tyre të mos shpërndahen. Më tej në raport sugjerohet rritje e mbështetjes së qeverisë për shërbimet gjithëpërfshirëse të trajnimit profesional si dhe riintegrimit të viktimave./VOA

dash trafiku i qenieve njerezore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj