LIVE UPDATES
Aktualitet

Rrëzohet marrëveshja Çuçi-Patel! Shqiptarët që shkojnë me gomone s'do deportohen

Home Office e ka shpallur të pavlefshme për momentin marrëveshjen që Patel nënshkroi me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer me shpejtësi nga Doveri ata që mbërrijnë ilegalisht.

27 Shtator 2022, 14:36 Nga e.k
Rrëzohet marrëveshja Çuçi-Patel! Shqiptarët që
Emigrantët shqiptarë të ndaluar nga Policia britanike

BRITANI- PLANET për të përshpejtuar procedurat e dëbimit për emigrantët shqiptarë që futen në Britani në mënyrë ilegale nëpërmjet kanalit të La Manshit u vunë në mëdyshje mbrëmjen e djeshme.

Home Office e ka shpallur të pavlefshme për momentin marrëveshjen që Patel nënshkroi me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer me shpejtësi nga Doveri ata që mbërrijnë ilegalisht.

Departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar në këtë mënyrë se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, me politikat e qeverisë që marrin një kthesë 360 gradë. Pranimi u bë në një letër ligjore që iu dërgua avokatëve të cilët punojnë për bamirësinë e refugjatëve “Care4Calais”, e cila kishte sfiduar politikën duke e çuar vendimin në gjykatë.

Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, e cila kundërshtoi kërkesën, i dërgoi një letër paraveprimi qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar. Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”.

Letra konfirmon gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në Britani me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk hyjnë, por mbërrijnë dhe duhet të trajtohen si të gjithë emigrantët që mbërrijnë”, thuhet në letër.

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të kthimit me Shqipërinë në vitin 2021, ne kemi larguar më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në MB. Ata që kërkojnë të abuzojnë me sistemin tonë nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për t’i dëbuar ata”, mësohet të ketë thënë një zëdhënës i Home Office, kur ka konfirmuar letrën.

Për mediat britanike pas vendimit të Home Office, foli themeluesja e organizatës së mbrojtjes së emigrantëve “Care4Calais”, Clare Moseley.

“Blitz-i PR i qeverisë përshkroi një skemë të shpejtë të largimit që dukej se u mohonte njerëzve nga Shqipëria të drejtën e tyre për një gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në Mbretërinë e Bashkuar. Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Home Office, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar”, deklaroi Moseley.

Sipas saj, qeveria britanike “nën kërcënimin e rishikimit gjyqësor, ka kryer një tërheqje të rëndësishme.

“Duke vepruar kështu, ata po pranojnë që njerëzit nga Shqipëria kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil dhe të presin përgjigje për të në mënyrë të drejtë. Kjo është një fitore e mirësjelljes njerëzore”, shtoi Moseley.

Ndërkohë, më herët Home Office e kishte mbrojtur marrëveshjen Patel-Çuçi për përshpejtimin e procedurave të largimit të shqiptarëve duke pohuar se emigrantët nga Shqipëria që udhëtonin në Britaninë e Madhe me varka të vogla kishin bërë rrugën e tyre nëpër vende të shumta për të bërë kërkesa të rreme për azil kur të mbërrinin.

Pretendimi u bë pasi shifrat zbuluan se 2,165 shqiptarë u regjistruan teksa mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 që kaluan “La Manshin” në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Marrë nga "The Guardian"

policia angleze

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj