LIVE UPDATES
Aktualitet

Denoncimi i Meçollarit: Familja perandorake po grabit Akademinë e Marinës për resort

Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari ka theksuar se në këtë pronë do të ndërtohen hotele me 5 yje nga Kastrati.

6 Shtator 2023, 17:25 Nga I.A
Denoncimi i Meçollarit: Familja perandorake po grabit Akademinë e
Harta

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka bërë një tjetër denoncim për pronat në ushtri dhe tjetërsimin e tyre duke u privatizuar me dokumente false për të ndërtuar hotele. Me anë të një postimi në Facebook, Meçollari ka theksuar se në këtë pronë do të ndërtohen hotele me 5 yje nga Kastrati.

Postimi i PLotë:

Si janë marrë gradat me pronat e Forcës Detare dhe Akademinë e Marinës.
Prona e Akademisë së Marinës ka qënë e gjitha shtet, shpronësuar Administratës Italiane të Luftës.
Shpejt “Familja Perandorake” do ketë një resort me 5 YJE të Akademia e Marinës.
SPAK po heton disa prona të FD, por duket duhet të fillojë edhe Akademinë e Marinës.

FAJIN NUK E KA SISTEMI.
Sot 62-vjet më parë u krijua Akademia e Marinës në Bazën Detare të Pashalimanit dhe shumë shpejt do të transferohej aty ku kishte thënë Sami Frashëri, në Vlorë. Akademia e Marinës do të mbyllej në vitin 2005 duke u thjyer në Shkollë Trupe për Forcën Detare.

Por në vitin 2007 u shkri edhe Shkolla e Trupës dhe me propozim të drejtuesve të Forcës Detare të kohës. Akademia e Marinës doli fare nga Plani i Vendosjes dhe përhapjes. Ky është momenti kur territori i Akademisë u tjetërsua dhe nga 42000 m² qe ishte, sot ka mbetur vetëm 11.000 m².

Në vitin 2016 një sipërfaqe prej rreth 19.200 m² i kaloi Bashkisë Vlorë dhe një vit më pas Ministrisë së Turizmit. Po ashtu në vitin 2011 një sipërfaqe prej 1500 m² i kaloi një privati dhe në vitin 2015 Fjetina dhe Kinoklubi iu shitën po një privati, i cili më pas provatizoi dhe token. Vijojnë ndërtimet me leje të Bashkisë.

Historia
E gjithë prona e ish-Akademisë së Marinës, prej gati 43.000 m² në vitin 1946 është shpronësuar nga Qeveria e kohës me pronarë Administratën e Luftës së Italisë. Kjo prone iu është blerë gjashtë pronarëve në vitin 1940. Sot Forca Detare ka dy prona (Nr. 904) të ndara nga rruga e pasme, një prone me sipërfaqe 4.800 m² dhe 7400 m², një pjesë të marrë.

Nga 43.000 m² (me bojëqielli), që iu sekuestruan në 1946 Admistratës Italiane të Luftës, sot FD ka vetëm rreth 8.000 m² (me të kuqe). Pjesa më e madhe është tjetërsuar me letra të fallcifikuara si pronë private.

Prona e Forcë Detare me sipërfaqe 4.800 m² parashikohet te bashkohet me atë të Ministrisë së Kulturës prej 19.200 m² dhe KKRT të miratoj së shpejti ndërtimin e një resorti turistik me 5 YJE për “FAMILJEN PERANDORAKE” në sipërfaqen prej 24.000 m² (prona midis dy rrugëve). Janë falcifikuar dokumentat zyrtare duke e konsideruar prone private.

Akademia e Marinës doli nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes në vitin 2008 me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra.

Shitja e fjetinës dhe Kinoklubit në 2015 u bë me propozim e me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra.

Dalja jashtë strukurës së FD të Kantieerit Detar në 2015 u bë me propozim të me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me detyra jashtë vendit. Sot Kantieri ka vetëm 43 personel nga 180 në 2015.

Dorëzimi i Bazës Detare të Sarandës në 2022 u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

Ndërtimi i godinës në bazën detare të Shëngjinit u lejuan nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

Nxherrja nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes në 2016 i 133 hektareve nga 200 hektare të katër bazave detare u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

Lejimi i zaptimit të 5,2 ha në Porto Romano prej 2 vjetësh u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra. Sot çështjet në hetim nga SPAK, në dosjet hetimore 198/2021 dhe 109/2021 vetëm për pronat e Forcës Detare janë gjashtë çështje:

1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të Bazës Detare Sarandë kompanisë “Marina Bay Sarsnda”, si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment:

2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë “Marina Limion” si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It.

3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda. Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.

4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 “Ish-Depua e minave” Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjese e Kastrati Group.

5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nentorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit.

6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo.

artur mecollari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj