3 Mars 2025, 11:55
Nga I.A
Adriana Kalaja
TIRANË- Kryetarja e Apelimit ne Partine Demokratike, Adriana Kalaja, ka denoncuar sot nga SPAK, një aferë korruptive të bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, me kompaninë ‘Fusha sh.p.k’. Kalaja thotë se bëhet fjalë për një tender me vlerë 3.3 milionë euro, me të cilat u mbollën 414 pisha në autostradën Tiranë-Durrës, pemë të cilat sot janë shkulur për shkak të punimeve në aksin rrugor.
"Aferë korruptive që lidhet jo vetëm me Erion Veliajn, por edhe me kompaninë ‘Fusha sh.p.k’, ku sipas informacioneve që kanë mbërritur në PD dhe sipas investigimit të bërë nga ‘Tv Ora’, bëhet fjalë për një vlerë 3.3 milionë euro të cilat janë investuar për 414 pisha dhe nëse bëjmë një llogari të thjeshtë matematikore, i bie që të jenë shpenzuar për një pishë 7900 euro dhe nga ana tjetër, këto pisha janë hequr në momentin e zgjerimit të rrugës. Tani, ku qëndron vepra penale që ne kemi kallëzuar sot.
Së pari, qëndron në mënyrën sesi është bërë tenderi lidhur me këto pisha, pasi nuk ka patur një garë. Nga ana tjetër, gara ka qenë e paracaktuar për kompaninë ‘Fusha sh.p.k’ dhe e treta, çmimi për një pishë, për çfarëdo lloj pozicioni që ta analizosh, kurrsesi nuk mund të ketë një vlerë marramendëse për këtë ne i kemi kërkuar SPAK, hetim të plotë dhe të gjithëanshëm. Po kështu, në referim të denoncimeve që kanë ardhur pranë PD, ne jemi vënë në dijeni të faktit, se që në vitin 2016, Erion Veliaj ka qenë në dijeni se në autostradën Tiranë-Durrës do të ndodhte zgjedhimi i saj dhe për këtë arsye aty do hiqeshin edhe pishat e mbjella. Kështu që, sipas një përgjigje të ardhur nga ARRSH, është konfirmuar se me shkresat dhe komunikimet përkatëse, është konfirmuar se Erion Velian ka patur dijeni të plotë se në një periudhë shumë të shkurtër në autostradën Tiranë-Durrës, do të kishte punime dhe zgjerim. Dhe si rrjedhojë, shuma prej 3.3 milionë euro do të ishte një dëm i shkaktuar në buxhetin e Bashkisë Tiranë, sidomos në taksat që paguajnë qytetarët e saj.
Ne mendojmë se provat janë të plota. Të gjitha argumentat e ngritura nga ne në këtë kallëzim, janë të bazuara jo vetëm në prova por edhe në dispozitat ligjore dhe si e tillë, ne i kërkojmë organit të akuzës jo vetëm regjistrimin e kësaj çështje, por bashkimin e saj me të gjitha çështjet e tjera në ngarkim të Erion Veliaj, pasi edhe kjo çështje me një vlerë kaq të madhe por dhe të tjerat, duhet të bashkohen për aq kohë sa kemi një person dhe vetë ligji e pranon bashkimin e dosjeve," tha Kalaja.
adriana kalaja erion veliaj
Aktualitet
3 Mars 2025, 11:47
I.A
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka kryer asnjë verifikim për një skemë të dyshuar kontrabandimi të qin...
Aktualitet
3 Mars 2025, 11:35
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka caktuar vazhdimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për 30-vjeçarin...
Aktualitet
3 Mars 2025, 11:18
I.A
SPAK
TIRANË- Pjestarët e stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës janë paraqitur ditën e sotme në...
Aktualitet
3 Mars 2025, 10:01
B.Z
Ekstradim
TIRANË - Një 30-vjeçar i akuzuar për prodhim të lëndëve narkotike, është ekstraduar nga Madridi n&...
Aktualitet
3 Mars 2025, 09:33
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 45-vjeçar i dënuar në Itali për disa vepra penale është arrestuar nga Policia në...
Aktualitet
3 Mars 2025, 09:20
B.Z
Foto ilustruese
MIRDITË - Një 15-vjeçar është arrestuar nga Policia në Mirditë pasi është kapur duke transpo...
Aktualitet
3 Mars 2025, 09:09
B.Z
Aksidenti
ELBASAN - Tre nga pesë të plagosurit e aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në aksin Peqin-Elbas...
Aktualitet
3 Mars 2025, 08:20
B.Z
Foto ilustruese
ELBASAN - Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Mjacajn autor i vrasjes së Arben Lleshit, ngjarje e ndodhu...
Aktualitet
3 Mars 2025, 08:03
Dosja
Foto ilustruese
TIRANË - Fillimisht një bazë ushtarake për regjimin komunist të Enver Oxhës, më pas një post&e...
Aktualitet
3 Mars 2025, 07:22
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohe...