Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata Kushtetuese sqaron se padia është marrë në shqyrtim por nuk është arritur numri i kërkuar i votave për vendimmarrje është vendosur rrëzimi i kërkesës.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzikuar padinë për ligjin e rindërtimit. Në vendimin e marrë më 28 qershor, Gjykata Kushtetuese sqaron se padia është marrë në shqyrtim por nuk është arritur numri i kërkuar i votave për vendimmarrje është vendosur rrëzimi i kërkesës.
“Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin ratione temporis të kërkuesit për vënien në lëvizje të këtij gjykimi kushtetues për sa i përket momentit nga i cili fillon të llogaritet afati 2-vjeçar i paraqitjes së kërkesës, i parashikuar nga neni 50, pika 1, i po këtij ligji, pra nëse llogaritet nga koha e hyrjes në fuqi të aktit normativ me fuqinë e ligjit apo të ligjit miratues të tij”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 28.06.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se një e pesta e deputetëve), me objekt: “Shfuqizimin pjesërisht të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin pjesërisht të zbatimit të ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 9, datë 16.12.2019 të Këshillit të Ministrave “Për përballimin e pasojave të fatkeqësive natyrore””.
Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata Kushtetuese konstatoi se nuk u arrit numri i kërkuar i votave për vendimmarrje, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me legjitimimin ratione temporis të kërkuesit për vënien në lëvizje të këtij gjykimi kushtetues për sa i përket momentit nga i cili fillon të llogaritet afati 2-vjeçar i paraqitjes së kërkesës, i parashikuar nga neni 50, pika 1, i po këtij ligji, pra nëse llogaritet nga koha e hyrjes në fuqi të aktit normativ me fuqinë e ligjit apo të ligjit miratues të tij.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese VENDOSI: – Rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Padia për aktin normativ sa i takon rindërtimit u depozitua në shtator. Sipas tyre akti normativ, cenon një të drejtë kushtetuese që është ajo e lirisë së veprimtarisë ekonomike, parashikuar në nenin 11 të Kushtetutës. Po ashtu, pretendohej se në aktin normativ vihet re edhe një diskriminim ndaj operatorëve ekonomikë.
Kokaina GREQI- Prokuroria e Narkotikëve të Atikës ka proceduar me një sekuestrim të ri kokaine me logon “23” n&eu...
Foto ilustruese ITALI- Një grua në Itali është sulmuar me thikë nga ish-partneri i saj me origjinë shqiptare në rrug&eum...
Klodjan Rrjepaj SPAK nuk është ende gati të finalizojë dosjen numër 1 të regjistruar më 23 dhjetor 2019, vetëm pak ...
Foto nga Shëngjini LEZHË- Stuhia ka përfshirë vendin, duke larguar edhe turistët nga plazhi. Siç duket edhe nga pamjet e m&...
Vezir Brahaj TIRANË- Vezir Brahaj është një prej të moshuarve, identiteti i të cilëve u përdor nga mafia e incener...
Eljodor Ndini TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale në bashkinë Tiranë, Eljodor Ndini është l&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Shitja e varreve për shumën 50 mijë lekë të reja është skandali më i fundit që &e...
Foto ilustruese TIRANË- Dalin detaje nga dosja e plotë e shitjes së vendeve të varrezave në Tufinë. Gazetarja Anila Hoxha ka ...
Foto ilustruese TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga skandali që zbuloi një skemë korrupsioni që favorizonte marrjen e kredive...
Foto ilustruese Më 17 nëntor të vitit të kaluar, kur Hervé Yves Caniard hyri në sallën e konferencave të Frontex ...