LIVE UPDATES
Politike

Albana Vokshi në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me vajzën time në ditën e zgjedhjeve! Si u kontrollua Vora nga krimi i organizuar nën heshtjen e shtetit

Vokshi denoncoi publikisht se kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge kontrolluan votimet në këtë bashki, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe nën mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë.

1 Korrik 2025, 16:45 Nga DOSJA
Albana Vokshi në Asamblenë e OSBE: U kërcënova me
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në pjesëmarrjen e punimeve të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë, dëshmoi mbi ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke e cilësuar Vorën si shembullin më ekstrem të kapjes së procesit zgjedhor nga grupet kriminale. Vokshi denoncoi publikisht se kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge kontrolluan votimet në këtë bashki, në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe nën mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë.

Ajo tregoi se kishte kallëzuar paraprakisht këtë grup në SPAK dhe institucionet përgjegjëse, por në ditën e zgjedhjeve nuk mori asnjë mbrojtje. Ajo vetë dhe stafi i saj, përfshirë vajzën e saj të mitur, u kërcënuan drejtpërdrejt. Deputetja theksoi se ky është vetëm një rast nga shumë të tjerë që tregojnë shkallën e lartë të kriminalizimit të zgjedhjeve në vend.

Fjala e plotë:

Faleminderit zonja drejtuese, Siç përmendi Presidenti Berisha në fjalën e tij, duke iu referuar edhe Raportit Paraprak të OSBE/ODIHR, në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri pati shumë shkelje ligjore si: keqpërdorimi masiv i burimeve administrative, intimidimi, blerja e votës, etj. Unë doja të ndalesha në nivelin e përfshirjes së krimit që në këto zgjedhje ishte më i lartë se në çdo zgjedhje të mëparshme.

Do të doja vetëm shkurtimisht të ndaja me ju përvojën time personale për mënyrën se si grupet kriminale ndërhynë në zgjedhje. Kam qenë drejtuese politike e PD në Vorë, një bashki e vogël pranë Tiranës, por e industrializuar dhe me shumë interesa të përfshira. Vora kontrollohet tërësisht një një grup criminal i cili emëroi dhe më pas ndihmoi për t’u zgjedhur kryetarin e bashkisë, 2 vjet më parë. E sot e kontrollojnë atë plotësisht.
Disa ditë para zgjedhjeve, depozitova një kallëzim zyrtar pranë mekanizmit (i përbërë nga Prokuroria e Posaçme, KQZ, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme) që u ngrit ngritur për të parandaluar krimet zgjedhore.

I dhashë këtij mekanizmi të gjithë informacionin e detajuar për grupin kriminal. Kam këtu emrat e anëtarëve dhe drejtuesve të këtij grupi kriminal, të dënuar për vrasje dhe trafik droge në Shqipëri, BE, Angli etj. Në ditën e zgjedhjeve, në këtë foto mund të shihni kreun e grupit criminal, duke debatuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike z. Noka. Për herë të parë grupi kriminal, në vend që të fshihej, doli publikisht edhe me intervista live në TV etj. Ata ishin aq të sigurt që do të mbroheshin saqë dolën publikisht, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më pare. Kjo, për arësyen e vetmë sepse kishin mbështetjen e Ministrit të Ekonomisë të cilin e mbështetën në zgjedhje.

Nëse i shihni këto foto, janë anëtarë të ndryshëm të grupit kriminal. Ata qëndronin jashtë qendrave të votimit, dhe Brenda tyre. I gjithë grupi, qëndroi përgjatë gjithë ditës së zgjehdjeve, në një bar përballë qendrës kryesore të votimit, duke kontrolluar procesin e votimit. Anëtarëve të grupit kriminal u ishin lëshuar badge false për t’u dhënë akses brenda qendrave të votimit, për të kontrolluar, intimiduara apo kërcënuar votuesit. Në foto shihen disa qendra votimi. Përballë secilës prej tyre ndodheshin 50–60 persona nga I njëjti grup criminal, me detyrë të kontrollonin dhe intimidonin votuesit. Çdo votues duhej të kalonte përpara tyre përpara se të hynte në qendrën e votimit.

Asnjëherë në jetën time nuk jam fyer, intimiduara apo kërcënuar si në këto zgjedhje, në cdo Qendër Votimi. Ata e bënin këtë me një qëllim: që unë të largohesha, e t’ua lehtësoja kontrollin e plotë të procesit. Por jo vetëm kaq: unë isha me vajzën time dhe disa vajza të stafit tim. Njëri nga anëtarët e grupit kriminal, jo vetëm më kërcënoi mua, por kërcënoi edhe vajzën time. Kjo është çmenduri! E kisha bërë një kallëzim zyrtar në SPAK, kisha dhënë çdo ditë informacione të detajuara që krimi të parandalohej. Kam telefonuar e telefonuar ditën e zgjedhjeve: SPAK, Policinë, por asnjë polic, asnjë prokuror nuk erdhi aty. Mbeta e vetme përballë atyre kriminelëve që i kisha kallëzuar.

E nëse ata guxojnë të më kërcënojnë mua, a mund të imagjinoni çfarë ndodh me njerëzit e tjerë, me votuesit e tjerë? Nuk isha aty për të luftuar me armë, por për një alternativë më të mirë politike. Kandidatët e partisë në pushtet zgjodhën grupet kriminale përballë alternativave politike. Rezultati i votimit në Vorë e tregon qartë ndikimin e krimit: Ministri i Ekonomisë në atë bashki mori mbi 60% të totalit të votave, ndërsa 36 kandidatët e tjerë të PS morën më pak se 40%. Kjo është vetëm për të treguar një rast se si u intimidova, u kërcënova në mes të ditës, dhe u lashë vetëm, pa asnjë prani të forcave të rendit. Të tilla situata ka pasur në pothuajse cdo qark. Shpresoj që kjo të ndihmojë, sadopak, për të krijuar një ide për atë që ndodhi në ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, në Shqipëri.

albana vokshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj