LIVE UPDATES
Aktualitet

Dëshmitë në Hagë/ Analiza: A mund të ndryshojë narrativa për UÇK-në?

Narrativi se UÇK-ja ishte një forcë me strukturë të organizuar dhe me rol qendror në luftën e fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999, është dominues në mesin e shqiptarëve tash e më shumë se një çerek shekulli.

26 Nëntor 2025, 15:27 Nga E. D
Dëshmitë në Hagë/ Analiza: A mund të ndryshojë
foto ilustruese

KOSOVË-Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një organizatë pa strukturë të mirëfilltë dhe pa zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë - kështu mund të përmblidhen deklarimet e disa prej dëshmitarëve kryesorë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilët u pyetën nëse UÇK-ja kishte hierarki vertikale dhe nëse në krye të saj qëndronte Thaçi.

Narrativi se UÇK-ja ishte një forcë me strukturë të organizuar dhe me rol qendror në luftën e fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999, është dominues në mesin e shqiptarëve tash e më shumë se një çerek shekulli.

Gëzim Selaci, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit kanë hapur dilemat dhe pikëpyetjet lidhur me të.

“Ka mundësi të ndryshojnë perceptimin e shoqërisë për narrativin... Jo vetëm për personat, por edhe për vetë pozitën, rolin e luftës çlirimtare në narrativin tonë për luftën e fundit në Kosovë”, shprehet Selaci për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se përgjatë më shumë se dy dekadash, narrativi për luftën e UÇK-së përmban terme heroike, dhe thotë se janë shquar edhe “emra të përveçëm të luftëtarëve heronj”.

“Mirëpo, kohët e fundit ka ndryshime në klimën politike, pikërisht si pasojë e deklaratave nga luftëtarët e UÇK-së, të pandehur në Dhomat e Specializuara, ku ata, ish-luftëtarët e UÇK-së, distancohen ose së paku e minimizojnë rolin heroik të tyre në luftën çlirimtare”, thekson Selaci.

Në Hagë, në atë që njihet edhe si Gjykata Speciale, po zhvillohet procesi gjyqësor kundër Thaçit dhe tre ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së: Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Ata janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërkaq gjykimi ndaj tyre nisi në prillin e 2023-tës.

Aktakuza, e cila i ngarkon ata për përgjegjësi “personale”, por edhe për “krimet e kryera nga vartësit e tyre”, synon t’i nxjerrë fajtorë për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave, si dhe për mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme dhe për torturimin e qindra viktimave.

Gjykata Speciale, e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i 1998-tës deri në dhjetor të vitit 2000.

Thaçi, ish-president i Kosovës; Veseli e Krasniqi, ish-kryeparlamentarë; dhe Selimi, ish-deputet, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Gjatë luftës në Kosovë, Thaçi mbante rolin e udhëheqësit politik të UÇK-së, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

“Ishte kryengritje ndaj okupimit”

Roli i katër përfaqësuesve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale, nuk ka qenë ai i cili përshkruhet në aktakuzën e cila është ngritur kundër tyre nga Prokuroria e Specializuar, vlerëson Ahmet Isufi, ish-komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Karadakut - një nga shtatë zonat operative ku UÇK-ja pretendonte organizimin.

“Asnjë përgjegjësi nuk kanë pasur në rolin e urdhërimit, komandimit ose të mënyrës që e ka pretenduar Prokuroria”, thotë Isufi.

Sipas tij, dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit, në dëshmitë e tyre kanë paraqitur realitetin e luftës në Kosovë dhe shkaqet e saj.

Lufta e UÇK-së, thotë Isufi, u organizua pa përvojën e mëhershme të një ushtrie të rregullt, por ajo ishte kryesisht vullnetare dhe mbrojtëse.

Organizimin dhe luftën e UÇK-së ai e konsideron si një “kryengritje, e cila nuk e ka duruar okupimin që ka ushtruar pushteti i atëhershëm serb”.

“Normalisht, si e tillë, nuk ka mundur të jetë në nivelin e një ushtrie të rregullt. Por, për këtë kanë ndodhur edhe sulmet e NATO-s, në mënyrë që ta ndihmojnë popullin e Kosovës, në këtë rast edhe UÇK-në, në mënyrë që të krijohet liria e Kosovës”, shprehet Isufi.

Mendim të ngjashëm ka edhe Bujar Dugolli, profesor i Historisë moderne shqiptare në Universitetin e Prishtinës.

Sipas tij, katër eprorët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, kanë pasur detyra të caktuara, por jo role që u atribuohen meritat përcaktuese për zhvillimin e UÇK-së.

Dugolli merr shembull Thaçin, i cili, sipas tij, ishte udhëheqës i një drejtorie politike, në kohën kur, siç thotë ai, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK ka qenë më i konsoliduar, në fund të vitit ‘98 dhe në fillim të vitit ‘99.

Por, Dugolli pohon as vetë Thaçi nuk e ka thënë ndonjëherë se është themelues apo udhëheqës i UÇK-së.

“Kjo nuk ka qenë e vërtetë asnjëherë. Disa kanë shkruar libra, për t’ia bërë qejfin, ndoshta [për shkak të] pozicionit të tij politik ose institucional në shtet. Por, e vërteta ka qenë kështu, dhe historia e njeh këtë të vërtetë”, shprehet ai.

Thaçi mori postin e kryeministrit të Kosovës më 2007, ndërkaq nga viti 2016 e deri më 2020 shërbeu si president i vendit.

Çfarë thanë dëshmitarët për UÇK-në?

Mbrojtja e Thaçit nisi paraqitjen e provave në shtatorin e sivjetmë. Strategjia e saj ishte të argumentonte se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të qartë komanduese, dhe se roli i Thaçit ishte politik, por pa autoritet mbi operacionet ushtarake.

Në këtë drejtim, së paku tre nga dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit e përshkruajnë UÇK-në pa hierarki të mirëfilltë.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, tha, gjatë dëshmisë së tij më 16 shtator, se UÇK-ja ishte pa “kontroll dhe komandë efektive”.

Sipas dëshmisë së tij, në qershorin e vitit 1999 në Kosovë nuk kishte një qeveri të përkohshme funksionale, dhe as një Shtab të Përgjithshëm të organizuar të UÇK-së.

“Shpesh ata e ekzagjeronin, për ta krijuar përshtypjen se ishin më të organizuar sesa në të vërtetë, dhe për të treguar se përqafonin parimet demokratike”, tha Rubin.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, në dëshminë e tij, më 10 tetor, e përshkroi UÇK-në si organizatë pa strukturë vertikale dhe pa organizim hierarkik.

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, në dëshminë e tij, më 17 tetor, e përshkroi UÇK-në si grupe të pavarura, të motivuara për të luftuar, por pa zinxhir komandues.

“Unë nuk kisha asnjë dyshim se ushtria serbe frikësohej prej tyre, por komandë dhe kontroll [të UÇK-së] apo një forcë të koordinuar nuk kam parë”, tha Clark.

Ai, po ashtu, theksoi se nuk ishte në dijeni për një Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së.

Megjithatë, në përmbyllje të dëshmisë së tij, Clark tha se UÇK-ja nuk ishte terroriste, siç e kishin përshkruar gjeneralët serbë, por se pjesëtarët e saj luftuan për lirinë e tyre.

“Janë njerëz që luftonin kundër një regjimi të padrejtë, të jashtëligjshëm, që meritonte të largohej dhe të zëvendësohej”, u shpreh ai.

Narrativi për UÇK-në përballë alternativave

Dugolli nuk mendon se dëshmia e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit në Gjykatën Speciale e ndryshon narrativin e historisë mbi organizimin e UÇK-së dhe rolin e saj në luftën në Kosovë.

Sipas tij, UÇK-ja ishte një ushtri vullnetare e shqiptarëve të Kosovës, të cilët vendosën ta kundërshtonin regjimin serb të Sllobodan Millosheviqit, i cili shtypi shqiptarët e Kosovës gjatë viteve ‘90.

Dugolli pohon se filli i UÇK-së është në celulat e para në fillimvitet ‘90. Por, ai kujton se kjo ushtri i ka fazat e zhvillimit të saj.

Vrasja e komandantit të parë të UÇK-së, Adem Jashari, në marsin e vitit 1998, nga ana e forcave serbe, pati për pasojë një mobilizim të madh të shqiptarëve të Kosovës për t’iu bashkuar UÇK-së dhe për ta kundërshtuar regjimin e Millosheviqit, thekson Dugolli.

Kjo strukturë ushtarake, siç e quan ai UÇK-në, në vazhdimësi ka qenë në ndërtim dhe në konsolidim e sipër, e në veçanti në fund të 1998-tës dhe fillim të 1999-tës.

“Nuk mund të themi që nuk ka pasur faza të ndërtimit e konsolidimit. Por, lidhur me atë që shumëkush e thotë lidhur me kontrollin... Kontroll absolut nuk mund të ketë në asnjë luftë, e lëre më në një luftë me një ushtri e cila ishte guerile, ishte vullnetare dhe ishte, si të themi, e vogël në numër”, shprehet ai.

Ai shton se UÇK-ja ka arritur që nga disa grupe të vogla në fillin e saj, të shndërrohet në një ushtri të organizuar, me zona operative, me një strukturë komanduese, por e cila nuk ishte e lidhur me një emër ose me një individ komandues.

Megjithatë, dëshmitarët e mbrojtjes së Thaçit kanë të drejtë në vlerësimet e tyre, në rast se krahasojnë UÇK-në me ushtri të shteteve të konsoliduara, pohon Dugolli.

“Absolutisht, ata nuk e perceptojnë ashtu, sepse e dinë se si është struktura e një ushtrie... Këtë, pa dyshim që ushtarakët, siç janë zoti Clark, e zbërthejnë shumë mirë, sepse nuk mund të konsiderohet [UÇK-ja si ushtri] me plot kuptimin e fjalës, sipas kriterit ushtarak ndërkombëtar”, thotë Dugolli.

Ai shton se Kosova, gjatë viteve ‘98 dhe ’99, ka qenë vend me prani të lartë të forcave serbe, dhe me represion shumë të madh nga ana e tyre.

Në këtë drejtim, sipas Dugollit, veprimtaria e UÇK-së “ishte shumë e kufizuar në aspektin e kontrollit dhe të hierarkisë, si dhe të komunikimit përbrenda” një lokaliteti dhe ndërmjet zonave të ndryshme ku ajo pretendonte organizimin.

Selaci, megjithëkëtë, i qëndron mendimit se dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit, por edhe deklaratat e vetë të akuzuarve, lënë hapësirë për narrativët alternativë që e sfidojnë narrativin “e luftës heroike dhe glorifikimin e luftëtarëve të UÇK-së në luftë”.

“Kjo mund të ndikojë në zbehjen e kryenarrativit dhe të dobësojë mundësinë e përdorimit të tij politik nga ana e rrymave politike që identifikohen me luftën e UÇK-së”, thekson ai.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së po shkon drejt fundit.

Në mes të shkurtit të vitit të ardhshëm, palët do të paraqesin deklarimet përfundimtare, dhe më pas çështja do të kalojë në duart e gjykatësve, që do të vendosin për fatin e tyre.

uÇk kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj