LIVE UPDATES
Aktualitet

Detaje nga dosja e Kep Arapit: Si organizoi grupin e armatosur për vrasjen e hasmit

Por, vrasja nuk u realizua, pasi Gjermëni i kërkoi Algert Rapit, nipit të Kep Arapit, që ky i fundit dhe njerëzit e tij të tërhiqeshin, nga frika se mos zbuloheshin, pasi Dedan Gjoni ia kishte përcjellë të dhënat në aplikacionin ëhatsup dhe jo në telefon të enkriptuar.

6 Janar 2024, 15:29 Nga h.k
Detaje nga dosja e Kep Arapit: Si organizoi grupin e armatosur për vrasjen
Foto ilustruese

TIRANË-Detaje të tjera janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK për Rexhep Rapin, i njohur si Kep Arapi i cili dyshohet se tentoi eleminimin e kundërshtarit të tij Xhevdet Plaku për motive hakmarrje, sipas zbardhjes se News 24. 

“Mbas sinjalizimit që shtetasi Dejvi Gjermëni, i ka dhënë personit të quajtur Geri (identifikuar si Algert Rapi), Rexhep Rapi (Kep Arapi) është organizuar me njerëzit e tij për të kryer vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku”, thuhet në dosje.

Por, vrasja nuk u realizua, pasi Gjermëni i kërkoi Algert Rapit, nipit të Kep Arapit, që ky i fundit dhe njerëzit e tij të tërhiqeshin, nga frika se mos zbuloheshin, pasi Dedan Gjoni ia kishte përcjellë të dhënat në aplikacionin ëhatsup dhe jo në telefon të enkriptuar.

Në një bisedë të përgjuar, Gjermëni dëgjohet ti thotë Algert Rapit:..:“çfarë bën ai kështu o burrë, ne nuk e lamë kështu”.

“Thuaj atyre (me kallashnikov) të ikin se ai (Plaku) nuk është më aty në rajon, e kanë liruar”, dëgjohet ti thotë Gjermëni – nipit të Kep Arapit.

Bisedat u përgjuan nga autoritetet holandeze, të cilat po hetonin Dejvi Gjermënin për përfshirje në një organizatë kriminale që kultivonte drogë. Në këtë kuadër Gjermëni u vëzhgua në çdo lëvizje dhe u përgjua teksa bisedonte me persona të ndryshëm në ambjentet e biznesit të tij.

“Në periudhën nga fillimi i muajit mars 2020 deri në fund të muajit shtatorit 2020, në ambientet e firmës “Alba Cars” sh.p.k, nga shtetasi Dejvi Gjermëni është folur disa here dhe me persona të ndryshëm për një vrasje për të cilën janë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për ta realizuar në verën e vitit 2019 në Shqipëri”, theksohet në dosje.

Planet ai ia rrëfen Toni Dervishit, i cili u ekzekutua në Durrës, disa muaj më parë, ndërsa i tregon detaje se ishte Dedan Gjoni që e nxori në pritë Xhevdet Plakun. Madje, ai flet edhe për takime mes zyrtarit të policisë dhe të fortit të Sukthit, Kep Arapi në lokalin e këtij të fundit te Gjiri i Lalzit.

Vrasja e Xhevdet Plakut ishte planifikuar të realizohej më datë 17 shtator 2019, në Durrës, kur ai ishte shoqëruar na komisariat nga oficeri i policisë Dedan Gjoni, me pretendimin se përdorte makinë të blinduar.

SPAK thotë se Rexhep Rapi i njohur si Kep Arapi, nipi i tij, Algert Rapi, Dejvi Gjermëni, i njohur edhe me emrat Elton dhe Sako Gjermëni, si dhe oficeri i policisë Dedan Gjoni, krijuan kushtet për vrasjen e Plakut, për motive hakmarrje. Kep Arapi e akuzonte Xhevdet Plakun si autor të vrasjes së vëllait të tij, Sali Rapi në vitin 2000 në Savona të Italisë.

kep arapi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj