LIVE UPDATES
Aktualitet

Detaje/ Qendra e re e sterilizimit ishte në QSUT, Beqaj i hapi rrugën tenderit me mikun e tij Rrapaj, si u fry fatura

Sipas hetimit të kryer nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO, rezulton se kompania koncensionare kishte fryrë koston në 56.4% në raport me çmimet e institucioneve shtetërore.

19 Gusht 2023, 12:06 Nga I.A
Detaje/ Qendra e re e sterilizimit ishte në QSUT, Beqaj i hapi rrugën
Ilir Rrapaj dhe Ilir Beqaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me dosjen hetimore të SPAK për koncensionin e sterilizimit.  Në vendimin prej 348 faqesh të firmosur nga gjyqtari Erjon Bami që pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e në arrest të Ilir Rrapajt dhe ish-zëvendësministrin e MSH, Klodian Rjepaj, një pjesë të arsyetimit të vendimit e zë dhe qendra e sterilizimit. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi për Neës24 të gjithë skemën e ndjekur nga Beqaj, dhe zëvendësi i tij, dhe bashkëpunimin e tyre me biznesmenin Rrapaj.

“Në QSUT në vitit 2010-2011 është inauguruar një qendër sterilizimi, ndërkohë në vitin 2014 ministri Beqaj kishte marrë një shkresë nga drejtoresha e QSUT, Manastirliu për ta vënë në punë këtë qendër sterilizim, pasi kapaciteti i kësaj qendre mbulonte 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Por pavarësisht se kjo qendër i plotësonte më së miri nevojat për ndërhyrje kirurgjikale, ministri i Shëndetësisë së kohës, Beqaj, që është duke u hetuar, s’e mori në konsideratë për ta vënë në punë këtë qendër sterilizimi, por i hapi dritës jeshile lidhjes së kontratës, partneritet privat dhe publik me një nga miqtë e tij, Rrapaj dhe një shtetas italian, Umbro Staccini. Duhet theksuar se për këtë qendër sterilizimi ka pasur dhe një auditim nga KLSH që flet për një dëm të pariparueshëm që i është shkaktuar buxhetit, ndaj ishte kërkuar hetimi i zyrtarëve dhe ministrin Beqaj. Me pak investim apo me përgatitjen e stafit mund të përdorej qendra moderne që ishte ngritur brenda QSUT-së, por Beqaj. Vendosi që të mbyllte sytë dhe të favorizonte kompaninë e Rapajt, për investimin me 100 milionë euro”, tha Lala.

Sipas hetimit të kryer nga SPAK dhe miratuar nga GJKKO, rezulton se kompania koncensionare kishte fryrë koston në 56.4% në raport me çmimet e institucioneve shtetërore.

“Nëse do të ishte vënë në punë qendra e sterilizimit, kostoja do të ishte më e ulët dhe nuk do të kishte dëm në buxhetin e shtetit. Nisur nga këto argumente, është orientuar që të hetohet dhe ministri Beqaj. SPAK deri më tani nuk ka kërkuar masë sigurie për Beqajn”, tha Lala.

Dy ditë më parë u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”. Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).

Rrapaj është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që  fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit. Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”. Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al

ilir rrapaj ilir beqaj koncensioni i sterilizimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj