LIVE UPDATES
Aktualitet

Detyrimi për energjinë e rinovueshme, furnizuesit kundërshtojnë draft metodologjinë

Në një shkresë drejtuar Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kjo shoqatë nënvizon se janë një sërë aspektesh që duhet të rishikohen.

20 Shkurt 2024, 07:30 Nga N.Maho
Detyrimi për energjinë e rinovueshme, furnizuesit
Foto ilustruese

TIRANA- Thuajse dy javë pas nxjerrjes për konsultim që draft metodologjisë për përcaktimin e detyrimit për energjinë e rinovueshme për tu paguar nga konsumatorët fundorë, Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë(AAES) ka dalë kundër një sërë pikave të propozuara në dokument. Në një shkresë drejtuar Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kjo shoqatë nënvizon se janë një sërë aspektesh që duhet të rishikohen. Së pasi kundërshtimi lidhet me nenin 5 ku kërkohet që brenda datës 1 shtator furnizuesit të paraqesin tek Operatori i Burimeve të Rinovueshme parashikimin vjetor të vëllimit të energjisë që do furnizojnë sipas muajve në vitin pasardhës. Ndërkohë që edhe në nenin 6 kërkohet që nga prodhuesit me përparësi në operim dhe ata që planifikojnë të vënë në funksion impiantet të paraqitet vëllimi i energjisë që pritet të gjenerohet.

“AAES vlerëson se kërkesat më lart janë jo realiste dhe të pa aplikueshme në kushtet aktuale të operimit të tregut. Kjo pasi në eksperiencën/historikun e të gjithë anëtarëve të AAES (dhe jo vetëm) asnjë kontratë furnizimi nuk ishte lidhur me konsumatorët deri në datën 1 Shtator të vitit që i paraprin vitit për të cilët kërkohet parashikimi (4 muaj në avance). I njëjti arsyetim ishte i vlefshëm edhe për prodhuesit me përparësi të cilët janë të ekspozuar 100% karshi kushteve meteorologjikë dhe e kanë të pamundur parashikimin e gienerimit te tyre, duke iu mbetur, ashtu si edhe Furnizuesve, vetëm mundësia e një parashikimi arbitrar/subjektiv. Dhënia e parashikimeve për furnizim/ gjenerim potencial do të nxiste Furnizuesit të jepnin parashikime në ulje ndërsa prodhuesit në rritje dhe si pasojë devijimi, mes furnizimit të parashikuar dhe atij faktik apo gienerimit të parashikuar dhe atij faktik, do të ishte i lartë duke u përkthyer në llogaritjen e një Detyrimi për Energjinë e Rinovueshme (në vijim Detyrimi RES) larg realitetit”, thuhet në letrën e shoqatës.

Kjo e fundit rekomandon që në këtë llogaritje të merren parasysh vlera referencë nga vitet paraardhëse për të dhënë një ide më të saktë. Një tjetër pikë që shoqata kundërshton është ajo e parapagesave mujore, tremujore ose vjetore nga furnizuesit nëse Operatori i Energjisë së Rinovueshme ka pamundësi fondesh.

“AAES vlerëson këto parashikime si totalit të padrejta dhe abuzivë. Shqipëria do të ishte i pari vend në Europë në mos në botë i cili do të detyronte furnizuesit e energjisë ti nënshtrohen parapagesave të një niveli të tillë të llogaritura vetëm mbi parashikime/supozime të subjekteve”, vlerëson shkresa.

Pikë tjetër që rekomandohet për rishikim nga ana e shoqatës është ajo për rikuperimin e pagesave të pararkëtuara nga një furnizues i falimentuar nga OER që i ndan në të arkëtueshme dhe të pambledhura me furnizuesit e mbetur në treg në porporcion me pjesën që zë në treg çdo furnizues. Draft metodologjia në fjalë u nxor për konsultim nga ERE pak javë më parë. Ajo përcakton formulën sesi do të llogaritet detyrimi që do të paguhet për energjinë e rinovueshme nga konsumatori fundor. Ky fond do të mblidhet nga Operatori për Energjinë e Rinovueshme dhe do të destinohet për pagesat ndaj energjisë që blihet nga kontratat që shteti ka me prodhuesit./ Monitor

energji elektrike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj