LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhjetor, Të buzëqeshësh me SMILE.al!

Është muaji kur dritat nuk janë thjesht një dekor, por shenja të vogla shprese që ndriçojnë e përcjellin një mesazh, për një botë më të paqtë, më të dlirë dhe më njerëzore.

17 Dhjetor 2025, 12:24 Nga I.A
Dhjetor, Të buzëqeshësh me SMILE.al!
Smile

Dhjetor, një muaj jo vetëm i bukur, por festiv dhe shumëdritësh… Ajri mban aromën e një magjie të veçantë, të lashtë sa vetë njerëzimi. Është muaji kur dritat nuk janë thjesht një dekor, por shenja të vogla shprese që ndriçojnë e përcjellin një mesazh, për një botë më të paqtë, më të dlirë dhe më njerëzore.

Edhe bota duket sikur vezullon ndryshe në këtë muaj, edhe aty ku ka dritëhije… Zemrat zgjohen ndryshe, ku mirësia dhe dashuria nuk janë më thjesht fjalë të rrokura përmes urimesh, por vlera universale. Dhjetori flet me tingujt e solidaritetit, për të sjellë jo thjesht një buzëqeshje të munguar, por një fillim drite dhe shprese. Në këtë frymë empirike, edhe SMILE.al, tashmë nuk vjen më si një emër apo platformë, por si një këmbanë ku në çdo ditë, muaj e vit, ka ditur të trokasë në zemrat e çdokujt, e misionin e humanizmit ta sjellë të prekshëm në çdo formë.

Në një rrugëtim 5 vjeçar, gjithmonë me kauza të reja, SMILE.al ka reflektuar vizionin e një platforme që kapitalin njerëzor e ka vlerën më të çmuar. Me një impakt masiv në të gjithë Shqipërinë, SMILE.al është tashmë platforma e vetme online, jo vetëm e konsoliduar por edhe frymëzuese, duke e shndërruar çdo iniciativë në një përvojë sa jetësore aq edhe unike.

E themeluar me një optikë të qartë nga fondacioni Credins, SMILE.al është pozicionuar tashmë si një instrument i rëndësishëm digjital që profesionalisht ndërmjetëson lidhjen midis qytetarëve, organizatave dhe aktorëve institucionalë, duke numëruar kështu kontribute kauzash jo vetëm të suksesshme por edhe shumë dimensionale që transformojnë komunitete.

Përgjatë 5 viteve, platforma SMILE.al ka shërbyer si një urë lidhëse për thirrje dhe realizime idesh të shumta, ku organizata të ndryshme kanë sjellë projektet e tyre të bazuara në strategji të prekshme mbi respektimin e të drejtave humane, zhvillimin e qenies njerëzore në të gjitha dimensionet e saj, promovimin e vlerave dhe krijimin e infrastrukturave integruese në shoqëri.

Znj. Elvana Hana, Drejtoreshë Ekzekutive e platformës SMILE.al, në formën e një sensibilizimi, përmes një mesazhi special, ndan edhe përvojën e saj të suksesit dhe progresit të kesaj platforme “…Jeta më ka mësuar se çdo ndihmë është një bekim me një fuqi të madhe, por investimi në komunitet është një gjurmë historie që e trashëgon çdo brez…Shumë projekte të implementuara janë edhe një gjurmë dëshmie e një komuniteti jo thjesht emancipues, por e një mendësie njerëzore ku të ndihmosh është forma më e lartë e inteligjencës shpirtërore dhe asaj emocionale…”

Në këtë aspekt, me ndihmën e donatorëve nga institucione apo individë nga e gjithë bota, sot këto projekte sociale dhe më gjerë kanë arritur të ndryshojnë jetët e shumë njerëzve dhe familjeve shqiptare. Në 6 thirrje të hapura, mbi 2,000 dhurime kanë impaktuar sot jetën e mbi 114,000 individëve. Orientimi i fondacioneve të ndryshme bamirëse, kryesisht theksin
e vendosin në ndihma me ekzistencë jetike, të cilat sigurisht janë të dobishme për të përmirësuar dhe tjetërsuar jetën e një individi. SMILE.al ndërkohë, është një mozaik investimi në fusha të ndryshme si mjedisi, arsimi, kultura, sporti, sipërmarrjet inovative dhe sociale, duke krijuar kështu perspektivën e një komuniteti gjithmonë në zhvillim. Projekte si: “Kampi i trajnimit mbi konservimin e objekteve arkeologjike në Muzeun e Beratit”, “Mbështesim maternitetet për të porsalindurit”, “Ndihmë financiare për tërmetin në Turqi”,

“Serë për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara intelektuale”, “Krijimi i akademisë profesionale, për komunitetin Rom”, “Sipërmarrësit e së ardhmes, laboratorët e sipërmarrjes në shkolla”, “Me kokën lart, ndërtojmë një të ardhme, jo vetëm një karrocë”, etj, janë vetëm disa nga projektet e suksesshme, të cilat sot janë një trashëgimi e identitetit tonë si shoqëri. Në këtë aspekt, përgjatë 5 viteve çdo iniciativë e platformës SMILE.al, është tashmë një kultivim vlerash, duke na treguar se humanizmi është pasuria më e madhe e një kombi. Kështu edhe në retrospektivën e këtij viti, nismat për të sjellë bashkëpunime dhe projekte të reja me rëndësi, ishin një përpjekje ambicioze e platformës SMILE.al për të sjellë gjithmonë ndryshimin duke impaktuar në jetën e çdo individi.

Muaji Dhjetor ka trokitur vrullshëm me ilaritet inspirues festiv, e ku dëshira për ta përmbyllur vitin me të njëjtin përkushtim e pasion, ende vazhdon…Si muaji më i veçantë i vitit, na kujton se të dhurosh nuk është thjesht një akt bamirësie, por pasqyrimi i vërtetë i shpirtit tonë. Në këtë atmosferë festash le të reflektojmë me shumë dashuri dhe le të jemi më shumë pranë njëri-tjetrit, duke dhuruar për një buzëqeshje më shumë në SMILE.al

Një akt dhurimi është një hap, të ndërtosh një komunitet është SMILE.al! Në çdo rast, për të aksesuar faqen mund të skanoni QR kodin, i cili ju dërgon në faqen online të platformës SMILE.

smile.al credins banka credins

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj