LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhjetra persona në spitalin e Kukësit me shenja helmimi, mjeku Sinamati: ISHP ende asnjë përgjigje

Pacientët që kërkuan ndihmë në spitalin e Kukësit ishin kryesisht me shenja të dhimbjes së barkut dhe të vjellave. Sinamati u shpreh se rastet e para të shtrimeve janë paraqitur që prej ditës së premte, dhe autoritetet janë treguar të vonuar në marrjen e masave.

27 Qershor 2022, 12:27 Nga k.m.
Dhjetra persona në spitalin e Kukësit me shenja helmimi, mjeku
Admir Sinamati

Mjeku Admir Sinamati, në një intervistë për Fax News ka folur në lidhje me gjendjen e dhjetra pacientëve që u dërguan në spitalin e Kukësit me shenja të helmimit. Ngjarja sipas tij u tentua të mbahej e fshehtë nga autoritetet lokale, ndërkohë që ISHP ka marrë monstrat e ujit, për të parë nëse helmimi është shkaktuar prej tij.

Pacientët që kërkuan ndihmë në spitalin e Kukësit ishin kryesisht me shenja të dhimbjes së barkut dhe të vjellave. Sinamati u shpreh se rastet e para të shtrimeve janë paraqitur që prej ditës së premte, dhe autoritetet janë treguar të vonuar në marrjen e masave.

“Që të bëhemi të qartë dhe për publikun, unë reagimin tim e kam bërë si mjek, si intelektual, si drejtues i PD. Unë nuk jam mjek në spitalin e Kukësit, dhe reagimin e kam bërë pas informacioneve që kam marrë nga mjekë, qytetarë, pasi ishte bërë shqetësim kjo çështje.

Prej 3 ditësh, nga e premtja, e shtuna dhe e diela, një numër i madh pacientësh me shenja të njëjta mjekësore, i ishin drejtuar spitalit. Kanë dhimbje të forta barku, temperaturëtë lartë dhe të vjella, ngjarja u mbulua nga terri informativ, dhe u tentua që të izolohej si informacion.

Siç mund të jeni në dijeni, është bërë një sfidë ndaj mediave, duke mos i lejuar që të marrin pamje dhe intervista nga spitali. Kjo është e qëllimshme, janë parapërgatitje, si rezultat i gjendjes skandaloze në të cilën ndodhet spitali i Kukësit.

E rëndësishme është që ti bëhet e qartë opinionit se ka një tendencë për fshehjen e të vërtetës, që spitali nuk ka kapacitete për të dhënë ndihmën e parë. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe do ndodhin, janë marrë monstra në fshatin Shtiqen, dhe akoma nuk kanë dalë rezultatet nga ISHP, për shkaktarin”, u shpreh Sinamati.

Në një reagim të bërë dje në rrjetet sociale, shërbimi i ujësjellësit ka bërë me dije se në verifikimin paraprak pas marrjes në shqyrtim të pesë mostrave, ka rezultuar se kanë qenë pa erë dhe pa ngjyrë.

Më tej bëhet me dije se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm deri në marrjen e përgjigjieve për analizat.

“Ujësjellës Kukës lidhur me rastin e publikuar në lagjen Mujë fshati Shtiqen pas njoftimit të bërë nga banorët e zonës menjëherë së bashku me punonjësit e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetesor Kukës ka qenë në vendngjarje dhe po monitorojme situaten.

Nga verifikimi paraprak 5 mostrat e marra rezultojnë pa ngjyrë dhe erë.Theksojmë se furnizimi me ujë të pijshëm për Qytetin dhe fshatrat e tjere vazhdon normalisht dhe nuk ka probleme.

Difekti ose nderhyrja eshte vetëm në lagjen Muje poshtë shkollës ku është bërë ndërprerja e furnizimit deri në përgjigje të analizave dhe normalizimit të situatës”, thuhej në njoftim./FAX

admir sinamati helmim masiv ne kukes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj