Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit të kaluar pati një rritje prej 8.2 përqind, në krahasim me një vit më parë, të numrit të grave që i’u drejtuan institucioneve për të denoncuar dhunën.
TIRANË- Në Shqipëri, dhuna ekstreme ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë një nga fenomenet më shqetësuese për shoqërinë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, 32 vrasje të grave kanë ndodhur brenda një periudhe tre vjeçare. Rasti më i fundit i dhunës ekstreme është ai i mesjavës, kur në qyterin e Shkodrës një person qëlloi me armë, duke plagosur bashkëjetuesen e tij 44-vjeçare dhe me pas vrau veten.
Në Spitalin Rajonal të Shkodrës, 44-vjeçarja Anila Ndoka prej 4 ditësh po lufton për jetën pas plagosjes me një plumb pistoletë në kokë nga bashkëjetuesi i saj, i cili më pas qëlloi edhe veten duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.
44-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve dhe një punonjëse sociale në qytet. Ngjarja, që tronditi opinionin e Shkodrës dhe më gjërë, thotë drejtuesja e organizatës “Hapat e Lehtë, Denada Shpuza, i shtohet këtë fillimviti edhe qindra rasteve të tjera të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Lajmi ka qenë shumë tronditës, jo vetëm për organizatat e shoqërisë civile, por edhe për çdo grua. Numri i grave, të cilat vriten, për fatin tonë të keq po rritet nga viti në vit. Në konferencën e fundit të Avokatit të Popullit rezultoi që, për tre vite janë 32 gra dhe vajza të vrara në Shqipëri, një shifër alarmante kjo”, thotë ajo.
Sipas statistikave të policisë, gjatë vitit të kaluar pati një rritje prej 8.2 përqind, në krahasim me një vit më parë, të numrit të grave që i’u drejtuan institucioneve për të denoncuar dhunën. U raportuan më shumë se 4 mijë raste të dhunës ndaj grave, ku rreth 50 përqind e tyre kanë marrë urdhër mbrojtje nga gjykata.
Mjeku spikiatër Gjon Preçi thotë se rastet e dhunës lindin në një kontekst social dhe kulturor ku mbizotëron dhuna, pa përjashtuar problemet ekonomike dhe ato që lidhen me shëndetin mendor, abuzimin me drogën apo alkoolin, raste këto që janë në rritje.
“Natyrisht që në këto raste duhen parë edhe problemet e shëndetit mendor. Turbullimet e personalitetit dhe qëndrimi antisocial janë shumë të përhapura në popullatë. Janë njerëz që në dukje funksionojnë normalisht, por që në intimitetin familjarë janë të dhunshëm, ku dhuna është pjesa kryesore e jetës së tyre”, thotë ai.
Sipas drejtueses së organizatës “ Hapat e Lehtë”, Denada Shpuza, nuk mjafton vetëm dhënia nga gjykata e një urdhëri mbrojtje për gratë viktima të dhunës, por nevojiten edhe më shumë politika mbështetëse përmes bonusit të qerasë, punësimit dhe strehimit.
“Duhet më shumë mbështetje për gratë dhe vajzat sepse, një grua që ka marrë hapin për të denoncuar dhunën, kur nuk ndjehet e sigurtë për të ardhmen e saj, në jo pak raste ajo kthehet përsëri tek dhunuesi i saj. Mos të harrojmë faktin se, gjithë ky rrugëtim i yni për të përmirësuar kuadrin ligjor, për të fituar më shumë të drejta, është shoqëruar me shumë përgjakje”.
Rastet e dhunës po shtohen me shpejtësi jo vetëm ndaj grave dhe vajzave, por, në përgjithësi, edhe mes të rinjve. Ndaj, sipas mjekut psikiatër Preçi, shoqëria dhe institucionet duhet të ndërgjegjësohen për situtën.
E rëndësishme, sipas ekspertëve, është parandalimi i dhunës që në familje, në bankat e shkollës, si dhe edukimi dhe rritja e shkallës së ndërgjegjësimit të familjes, institucioneve dhe gjithë shoqërisë./VOA
elmi berisha SHBA- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha thotë se qeveria e re e pritshme në Prishtin...
safet bajri TIRANË- Safet Bajri do të dalë ditën e nesërme do të dalë ditën e nesërme para Gjykatës ...
aksidenti ITALI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës në rrugën provinciale 82...
foto ilustruese TIRANË- Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve...
ITALI- Emisioni investigativ italian 'Le Iene' ka vizituar kampin e ngritur në Gjadër për të strehuar emigrantët e kapur e vendeve t&...
Luigi Pelazza ITALI- Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për dhunimin e grupeve të xhirimit të emisioneve i...
Foto Ilustruese SARANDË- Një 52-vjeçar është dhunuar me sende të forta ditën e djeshme në Sarandë. M&e...
Policia TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi ishte shpallur në kërki...
Endrit Sadedini VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Endrit Sadedinin, i arr...
Liqeni i Gramozit TIRANË- Një tjetër përplasje në distancë po ndodh mes Shqipërisë dhe Greqisë p&eum...