Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bojkotimi do të zbatohet në çdo proces civil, penal dhe administrativ, ndërsa nuk do të zbatohet vetëm për seancat për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.
TIRANË- Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot të seancave gjyqësore për tre ditë, duke nisur nga dita e sotme. Bojkoti u vendos në mbledhjen e djeshme të Dhomës së Avokatisë për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Bojkotimi do të zbatohet në çdo proces civil, penal dhe administrativ, ndërsa nuk do të zbatohet vetëm për seancat për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.
“Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë që e përjetuam me shumë shqetësim e përgjegjësi, për dhunën e ushtruar ndaj kolegut tonë Sokol Mëngjesi, që i urojmë shërim të shpejtë”, tha avokati Maks Haxhia në një deklaratë dje për mediat pas marrjes së vendimit.
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopësht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë. Pas rënies koka i ka rënë në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë nisur ta godasin me shkelma. Si pasojë e goditjeve ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.
Autorët e sulmit u identifikuan si Dorian Alia, 32 vjeç (i arrestuar pas vetëdorëzimit); Drivald Alia, 21 vjeç (në kërkim); Elton Kasaj (në kërkim), 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç (në kërkim), të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e tyre.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit, ku një familje që avokati ka përfaqësuar në një gjyq për çështje prone nuk respektuar detyrimet kontraktore që ka pasur me studion ligjore. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situatë dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues por nuk kanë rënë dakord, pasi avokati ka pretenduar se ka një kontratë me studion ligjore që duhet ta zbatojë.
Autori i vetëm në qeli për ngjarjen, i cili u vetëdorëzua, Dorian Alia ka deklaruar para hetuesve se ndodhej rastësisht në të njëjtën rrugë ku ishte dhe avokati pranë kopshtit, dhe sipas tij nuk ishte plan i menduar. Ai ka deklaruar se pasi e pa, i ka folur, dhe pasi avokati e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht.
“I jam afruar dhe i kam folur, pasi avokati më injoroi e kam qëlluar vetëm njëherë me grusht dhe nga paniku që ai ra, u largova”- raportohet se ka deklaruar Dorian Alia.
Ai ka deklaruar po ashtu se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Dritan Nano, dhe se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqtë dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar përfshirjen, ndërsa drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Voci tha se Nano ishte organizuesi i sulmit dhe me autorët ishte takuar një muaj më parë. E gjithë ngjarja nga Partia Demokratike është cilësuar si sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.
foto ilustruese BELGJIKË- Një operacion ndërkombëtar i shtrirë në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, It...
Foto ilustruese TIRANË- Ekspertët: Incenerimi, faza e fundit e trajtimit të mbetjeve në hierarkinë e direktivave të BE, iu of...
foto ilustruese KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Kamëz. N&e...
foto ilustruese TIRANË- Kromi vijon të jetë minerali me peshën më të madhe në vend për numrin e lejeve të dh&e...
foto ilustruese TIRANË- Këto ditë, maturantët po u nënshtrohen provimeve përmbyllëse në studimet e detyrueshme t&eu...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e mërkurë moti pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme....
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për krimin e organizuar dhe për sasitë e mëdha të parave që ata dispon...
Intervista TIRANË - Emisioni “Stop” është në Lushnje për problemin e një zonje, e cila thotë se bashk&...
Fejzi Shkemza SHKODËR - Fejzi Shkemza me banim në Shkodër, tregon, se ka blerë një automjet në Korçë, por nuk e p...
Pjetër Pacani TIRANA- Pjetër Pacani, i dënuar për “vrasje në rrethana cilësuese” mësohet se ësht&e...