Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tre personat e arrestuar dhe pesë të proceduarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.
TIRANË - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë në pranga kanë rënë personat me iniciale:
-A. B., 34 vjeç, pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
-D. M., 35 vjeç, pasi në “Don Bosko” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në aksident.
-I. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.
Ndërkohë procedimi penal ka nisur për personat me iniciale:
-E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.
-M. A., 42 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, për motive të dobta, kanë goditur me grushta shtetasit E. A., 19 vjeç dhe një 15 vjeçar.
Gjithashtu policia bën me dije se në rrugën “Muhamed Gjollesha”, është konstatuar i dëmtuar xhami i derës së një filiali për dhënie kredie. Nga veprimet paraprake në prezencë dhe të përfaqueses së filialit rezulton se nuk është vjedhur asgjë në brëndësi të tij, ndërkohë kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të dëmtimit të xhamit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plolotë i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 34 vjeç, pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. M., 35 vjeç, pasi në “Don Bosko” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale;
I. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17 vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. A., 42 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, për motive të dobta, kanë goditur me grushta shtetasit E. A., 19 vjeç dhe një 15 vjeçar.
Në rrugën “Muhamed Gjollesha”, është konstatuar i dëmtuar xhami i derës së një filiali për dhënie kredie. Nga veprimet paraprake në prezencë dhe të përfaqueses së filialit rezulton se nuk është vjedhur asgjë në brëndësi të tij. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të dëmtimit të xhamit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Foot ilustruese TIRANË - Katër të mitur janë arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohen se kanë tentuar të grab...
Zef Sinani, Megi Xhetani LIBRAZHD - Dy të rinjtë që shikoni në foton e mësipërme janë Zef Sinani dhe Megi Xhetani, t&eum...
Bajri, Ndoka TIRANË - Prokuroria e Posaçme njoftoi sot përfundimin e hetimeve paraprake për një pjesë të të akuzu...
PEJË - Një aksident i rëndë raporothet të ketë ndodhur ditën e sotme në Rugovë. Një autobus ka dalë nga...
Redjan Rraja TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Durim Bamit, me porosi të ish-deputetit të PS,...
foto ilustruese MALIQ- Një 57-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Maliq, pasi akuzohet se kërcënoi se do...
Personat e përfshirë TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet paraprake për 14 anëtarë të një grupi të ...
fotot ilustruese DURRËS- Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së një personi me sende të forta dy ditë m&e...
fotot ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim Emiljan Shullazin, në lidhje me rastin e ndodhur më 23 ...
Ervis Martinaj dhe Leonard Duka TIRANA-SPAK ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar kërkesën për dërgimin në gjy...