26 Janar 2024, 10:57
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 66-vjeçar me inicialet R.S., është arrestuar në Tiranë pasi kishte ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij. Policia njofton se 66-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, pas aktit të dhunës ndaj bashkëshorte, e ka mbyllur këtë të fundit në banesë bashkë me nipërit dhe mbesat duke i kërcënuar se do t'i vriste me sëpatë. Mjeti prerës, sëpatë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë
Brenda 12 orëve të fundit, parandalohet një tjetër ngjarje kriminale në familje, falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të strukturave të DVP Tiranë. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme, e kishte mbyllur atë në banesë, së bashku me familjarët, duke i kanosur se do t’i vriste, me mjet prerës (sëpatë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte mbyllur në banesë, familjarët e tij (bashkëshorten me nipërit dhe mbesat), në rrugën "Pavarësia", menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 66 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi R. S., mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën "Pavarësia", ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë. Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
policia tirane
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:57
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Katër persona janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme ditën e sotmë në Shkodër...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:33
N.F
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimiin e ekonomistit Jetnor Zhaboli i cili mbante mbyllur gruan, nënë...
Aktualitet
26 Janar 2024, 10:13
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke shtynë për në muajin prill fillimin e zbatimit të Kodit të ri të Emigracionit, ndr...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:59
N.F
Foto ilustruese
VAU DEJË- Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Vau të Dejës pasi ka dhunuar dhe k...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:52
N.F
Foto ilustruese
LEZHË- Një 45-vjeçar me inicialet I. Gj. është vënë në pranga ditën e s...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:39
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit në Tiranë. ...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:42
I.A
Studentet
TIRANË- Studentët kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të kthyer ligjin për bllokim...
Aktualitet
26 Janar 2024, 09:24
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Berat pasi ata tentuan të vidhnin një të moshuar. Mëso...
Aktualitet
26 Janar 2024, 08:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sot&eu...
Aktualitet
26 Janar 2024, 08:51
N.F
Foto ilustruese
FIER- Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga ditën ë sotmë n...