Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, uniformat blu gjetën një kuti, ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
DIBËR- Një 36-vjeçar me inicialet Y.D., nga Tirana është vënë në pranga, pasi merrej me transport e shpërndarje të lëndës narkotike të përpunuar. Ai kamuflohej si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë, ndërsa transportonte lëndën narkotike.
Në sajë të operacionit të koduar “Kamuflimi”, policia ka ndërhyrë në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat, në Klos, duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana, ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, uniformat blu gjetën një kuti, ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla, me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm.
Njoftimi nga policia
DVP Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Kamuflimi". Merrej me transport e shpërndarje të lëndës narkotike të përpunuar duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë, vihet në prangat e Policisë 36- vjeçari nga Tirana.
Sekuestrohen 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis të përpunuar në formë çokollate.
Në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogërave në sasi të vogla, bazuar në inteligjencën policore, se një drejtues furgoni që merrej me transport pasagjerësh, ushtronte edhe veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave kanabis në formë çokollate dhe të drogave të forta në sasi të vogla, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kamuflimi”.
Në kaudër të operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat, në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana, ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga informacionet e grumbulluara më parë dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D., 36 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Artur Kala SHKODRA- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, në një intervistë të ...
Policia TIRANË- Artan (Marius) Tafani është 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se është au...
Momenti i grabitjes TIRANË-Artan (Marius) Tafani nën kërcënimin e armës, vodhi një shumë parash. 39-vjeçari ...
Sot Kurban Bajrami TIRANE- Kurban Bajrami është festuar nga besimtarët myslimanë në gjithë Shqipërinë. Besimtar&eu...
Dosja.al TIRANË- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve në portale. Besimtarët myslimanë festo...
Bujar Spahiu TIRANË- Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu uroi ditën e sotme besimtarët myslimanë “Gëzuar Kurban Bajramin&...
Moti TIRANË- Moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante në të gjithë territorin e ...
TIRANË- Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë: Fit...
Besimtaret TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në ka...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emër...