28 Mars 2023, 17:32
Nga a.l
Foto ilustruese
LUSHNJE- Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, temperaturat e ulëta dimërore në disa qarqe të vendit vijojnë. Zonat malore dhe kodrinore në qytetin e Korçës që nga fillimi i kësaj janë përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët dhe temperatura të ulëta. Ndërsa në qytet gjatë ditës së sotme ka patur reshje të dendura shiu. Temperaturat e ulta në këtë qark pritet të shkojnë deri në -3 gradë të mërkurën.
Nga sa raportohet, reshjet e shiut përgjatë ditës së sotme nuk sollën asnjë problem me qarkullimin e mjeteve në qytet, por për fshatrat kushtetet e këqija atmosferika kanë sjellë pasoja të rënda në kulutrat bujqësore dhe prodhimet e fermerëve gjatë këtij viti. E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Lushnjes, ku breshëri i së hënës ka shkaktuar dëme kolosale në Fier Shegan, ku janë prekur dhjetëra hektarë me pjeshkë.
Nga gjithë investimi i hedhur në këto toka, fshatarët nuk presin të marrin as gjysmën prodhimit. Ata shprehen se nuk kanë marrë shpërblime asnjëherë, ndërsa stuhitë e breshrit janë të shpeshta në këtë zonë. Ata kërkojnë nga qeveria që t'i kushtojnë bujqësisë rëndësinë që duhet, në të kundërt do të detyrohen të barktisin vendin.
"Na ka dëmtuar gati 70% të prodhimit. Na çon në zero. Kam punuar dhe me kredi", tha një prej fermerëve.
"Kërkojmë ndihmë nga shteti. Na ka dëmtuar shumë breshëri dje."
"Naftën ta heq fare, të na mbulojë pak me këto. Kërkojnë dhe taksa për tokën ndërkohë që nuk mbulojnë asgjë."
Edhe mali i Dajtit u zbardh nga dëbora këtë të martë. Të mërkurën temperaturat do të jenë të ulëta, por ndryshe nga e marta parashikohet të ketë reshje bore në zonat malore. Ndërkaq në orët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.
moti i keq ne shqiperi
Aktualitet
28 Mars 2023, 17:58
k.m.
Pamje nga videoja
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje lidhur me videon e publikuar mbrëmje ku një i ri kishte dhunuar...
Aktualitet
28 Mars 2023, 17:42
k.m.
Agim Kajmaku
VORË- Agim Kajmaku ka mbyllur "hesapet" me drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj ish-kryebashkiakut të Vorë...
Aktualitet
28 Mars 2023, 17:36
k.m.
Harta e Shqipërisë
Në Shqipëri nuk ka më ndarje zonale për rrezikun sizmik, pasi i gjithë territori konsiderohet një...
Aktualitet
28 Mars 2023, 17:08
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në Angli nuk ka vetëm shqiptarë që ëndërrojnë të shkojnë emigrantë, por...
Aktualitet
28 Mars 2023, 16:55
Konvaleshenca
TIRANË- Aroma e dikurshme e pishave është zëvendësuar me erën e keqe të ujërave të zeza në ...
Aktualitet
28 Mars 2023, 16:15
k.m.
Foto ilustruese
BARI- Një shtetas shqiptar ushtronte profesionin e dentistit në mënyrë të paligjshme në Itali dhe për k&...
Aktualitet
28 Mars 2023, 15:30
A.B
Banori
MILOT- Banorët e Fushë Milotit kanë protestuar ditën e sotme duke kërkuar ndalimin e kalimit të automjeteve...
Aktualitet
28 Mars 2023, 15:17
A.B
Makina
TIRANË- Ramadan Nikolli ka folur edhe një herë për ngjarjen se si i ishte vjedhur për 3 minuta makinën e tipit “...
Aktualitet
28 Mars 2023, 14:50
A.B
Pellumb Islami
GREQI- Një person, i akuzuar për vrasjen e hidraulikut shqiptar Pëllumb Islami një muaj më parë në Athin&...
Aktualitet
28 Mars 2023, 14:38
A.B
Policia
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 17 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. ...