LIVE UPDATES
Aktualitet

Diplomohen 85 oficerë të FA, Peleshi: Rreth 900 mijë lekë pagë për nëntogerët e rinj!

Peleshi përgëzoi edhe 4 kadetët e Republikës së Kosovës që u diplomuan në bachelor dhe që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Njëherësh Peleshi shprehu angazhimin për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën në fushën e arsimit ushtarak.

27 Korrik 2024, 13:29 Nga M.B
Diplomohen 85 oficerë të FA, Peleshi: Rreth 900 mijë lekë
Foto nga ceremonia

TIRANA- Janë diplomuar në një ceremoni 85 oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura që përfunduan studimet e ciklit tre-vjeçar (bachelor) dhe kursin pasuniversitar të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa u uroi suksese në një karrierë të gjatë dhe të sigurt breenda Forcave të Armatosura u tha se nga sot ata janë gardianë të sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë.

Peleshi përgëzoi edhe 4 kadetët e Republikës së Kosovës që u diplomuan në bachelor dhe që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Njëherësh Peleshi shprehu angazhimin për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën në fushën e arsimit ushtarak.

“Kosova dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për liderë ushtarakë me vizion dhe integritet për të ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe të sigurt. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dhe mundësitë për kadetët e Kosovës, duke shumfishuar numrat dhe çdo mundësi për rritjen dhe zhvillimin e përbashkët, krah për krah me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, theksoi ai.

Gjatë fjalës së tij, ministri tha se konsolidimi i formimit ushtarak dhe reformimi i Akademisë së FA ka qenë një prioritet kryesor.

“Në partneritet me Akademinë Ushtarake të SHBA West Point dhe Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, Akademia jonë është bërë sot një ofertë serioze për të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Treguesi më i mirë është numri i lartë i aplikimeve, që jam i bindur se këtë vit do të kalojë 1000 për 70 kuota. Është një interesim shumë i madh, që nuk lidhet vetëm me ofertën e pakonkurrueshme me asnjë institucion të arsimit të lartë në vend, sepse me të mbaruar shkollën nëntogerët do të marrin një pagë rreth 900 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ky është një fillim shumë i mirë i një karriere të gjatë dhe të sigurt. Por nuk është vetëm kjo, është natyrisht edhe krenaria kombëtare, patriotizmi dhe dashuria për vendin. Ne ofrojmë programe të nivelit bachelor, por edhe Master në Sigurinë Kibernetike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Inteligjencë Artificiale. Akademia jonë do të vazhdojë të jetë një pol modern i arsimit të lartë ushtarak, kërkimit shkencor dhe inovacionit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare", deklaroi ministri Peleshi.

Nga ana e tij edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Arben Kingji u uroi suksese oficerëve më të rinj të FA. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Komandanti i AFA, Gjeneral Brigade Bardhyl Nuredinaj, përfaqësues të Qeverisë, deputetë të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, zv.ministri i Mbrojtjes i Kosovës Shemsi Syla, ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe familjarë.

forcat e armatosura

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj