LIVE UPDATES
Bota

Dita e përkujtimit të gjenocidit në Ruandë: Si po përballen Ruanda dhe Bosnja me të kaluarën?

Rreth 10.000 njerëz u vranë aty dhe në zonën përreth. Në të gjithë Ruandën, pothuajse 1 milion Tutsi u vranë brenda vetëm 100 ditëve.

7 Prill 2025, 14:52 Nga r.ll
Dita e përkujtimit të gjenocidit në Ruandë: Si po
foto ilustruese

RUANDË- Margaret Murekatete është plot buzëqeshje dhe ndihet rehat teksa qëndron ulur pranë fqinjit të saj, Karenzi Nasson, në Rukara, në lindje të Runadës. Por, jo gjithmonë ka qenë kështu.

“Kur e shihja fytyrën e tij në të kaluarën, ndieja se doja të bërtisja dhe të fshihesha. Jetoja jetën e një kafshe, nuk shkoja për tretman”, thotë ajo.

Margaret, e mbijetuara e gjenocidit, jeton në një fshat pajtimi, ku merr pjesë në trajnime dhe aktivitete me qëllim që t'i sjellin së bashku viktimat dhe kryerësit e mizorive të vitit 1994.

"Ne ndërtojmë paqen në mënyrë që fëmijët tanë të mos përballen me pasojat e gjenocidit", thotë Margaret Murekatete, një e mbijetuar e gjenocidit të Ruandës në 1994, duke folur për Radion Evropa e Lirë në fshatin Rukara.

“Unë kisha vetëm një zgjedhje”, e pranon Karenzi Nasson.

Më 9 prill 1994, ai ishte në mesin e sulmuesve Hutu, të cilët u futën vrullshëm në një kishë vendase, ku i masakruan pjesëtarët e pakicës Tutsi që kishin kërkuar strehim brenda mureve të saj.

Rreth 10.000 njerëz u vranë aty dhe në zonën përreth. Në të gjithë Ruandën, pothuajse 1 milion Tutsi u vranë brenda vetëm 100 ditëve.

Nasson u arratis në Tanzani, por më vonë u kthye në Ruandë. Pranoi krimet e tij dhe vuajti shtatë vjet burgim. Duke qëndruar prapa grilave, ai e kuptoi plotësisht peshën e veprave të tij.

“Gjenocidi është krimi më i madh që njerëzit kanë prirje ta mohojnë. Është e rrallë të gjesh dikë që me të vërtetë beson se ka kryer gjenocid”, thotë ai. Të kërkonte falje nga Margaret, thotë Nasson, ishte si një betejë brenda vetes.

“Nëse ajo nuk më vret, do të më falë”, thekson ai.

Në ndërtimin e këtij fshati të pajtimit kishte ndihmuar Albert Rutikanga. Edhe prindërit e tij ishin vrarë në kishë.

“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, jetoja me zemërim dhe hidhërim. Vuajta. Në vitin 2015 mora pjesë në një trajnim të organizuar nga Aegis Trust, dhe kjo më ndihmoi ta tejkaloj zemërimin. Atëherë doja të shihja se çfarë mund të bëja për komunitetin ku jam lindur”, thotë Rutikanga, i cili më pas themeloi organizatën joqeveritare, Nisma për Paqe dhe Arsim e Ruandës. Rruga ishte e gjatë. Rutikanga e pranon se askush – as viktimat dhe as autorët – nuk i besonin qëllimeve të tij në fillim.

Përballja me të kaluarën

Rreth 8.000 kilometra larg, në një fshat pranë Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, Emin Bektiq jeton së bashku me dhjetëra të moshuarish të tjerë. Jasenova është një nga fshatrat e rrallë ku boshnjakët dhe serbët jetojnë pranë njëri-tjetrit pas gjenocidit të Srebrenicës në vitin 1995, ku më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës.

“S’ka asnjeri këtu. Gjithçka është e braktisur. Të gjithë janë larguar. Ka ditë që thjesht dëshiron ta shohësh një njeri – nuk ka rëndësi nëse është boshnjak apo serb”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë (REL).

Emini u kthye në Srebrenicë pasi i kaloi disa vite në Gjermani pas luftës. Katër vajzat e tij tani jetojnë në kryeqytet, Sarajevë.

As në kryeqytet e as në pjesë të tjera të vendit nxënësit nuk mësojnë për gjenocidin e Srebrenicës. Për shkak të strukturës komplekse të qeverisjes së vendosur nga Marrëveshja e Dejtonit për Paqe - e cila i dha fund luftës - Bosnje e Hercegovina nuk ka ministri shtetërore të Arsimit.

Për kurrikulën mësimore vendosin qeveritë lokale. Në Federatë e Bosnjës, një nga dy njësitë administrative të Bosnjës, disa shkolla vizitojnë memorialin e gjenocidit dhe mësojnë për të kaluarën nga mësues të gatshëm për këtë. Por, në Republika Sërpska, gjenocidi ende mohohet.

“Profesori nuk mund ta bëjë ketë i vetëm. Na duhet një ekip njerëzish përreth nesh për të kuptuar se si t’i paraqesim më mirë këto mësime për nxënësit”, thotë Alma Berbiq, një mësuese gjimnazi në Tuzlla, një qytet rreth 100 kilometra larg Srebrenicës.

Si pasojë, nuk është e pazakontë që nxënësit të mësojnë për gjenocidin në Ruandë, por jo për atë që ndodhi në vendin e tyre. Për dallim nga Bosnja, në Ruandë mësimet për gjenocidin filluan qysh në shkollën fillore. U deshën më shumë se një dekadë për ta zhvilluar kurrikulën. Mësimet fillestare janë themelore, ndërsa temat dhe mizoritë më të ndërlikuara mësohen në universitet.

Disa nga mësimet u zhvilluan nga Memoriali i Gjenocidit në Kigali në vitin 2015. Joan Murungi, përgjegjëse për kurrikulën në Ruandë, shpjegon: “Është rrugëtim. Nuk mund t’ju them se jemi 100 për qind të saktë”.

Vizita në Memorialin e Gjenocidit në Kigali është e detyrueshme për nxënësit. Një nga arsyet pse të mbijetuarit dhe autorët e gjenocidit në Ruandë jetojnë kaq afër njëri-tjetrit sot është se shumica e njerëzve nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të ktheheshin në shtëpitë e tyre të mëparshme.

Si rrjedhojë, nuk ka fshat apo rajon ku jetojnë vetëm të mbijetuar apo vetëm autorë, thonë vendësit për REL-in.

Vincent Sezibera, profesor dhe psikolog në Ruandë, shpjegon se në vitet pas gjenocidit, gati 2 milionë njerëz u gjykuan në gjykatat vendëse. Për të pasur të drejtën të ktheheshin në shtëpi, shumë prej tyre duhej të kërkonin falje, t’i pranonin krimet e tyre dhe – nëse kishin njohuri – të tregonin vendndodhjet e varreve masive.

Ajo që u theksua fuqishëm gjatë këtij procesi, shton Sezibera, ishte se nuk ka faj kolektiv.

“Edhe pse milicia dhe propaganda pas gjenocidit i bënë thirrje të gjithë Hutëve t’i vrisnin të gjithë Tutsit, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndajmë përgjegjësinë individualisht”, thotë ai.

“Duhet të themi: Josef ishte i përfshirë në vrasjet. Dhe duhet të jemi të kujdesshëm të mos përfshijmë as fëmijët e Josefit – sepse fëmija i një vrasësi nuk është vetë vrasës”, shpjegon ai.

Në Srebrenicë ndërkohë, për vite me radhë grupet e të mbijetuarve kanë kërkuar nga kushdo që ka të dhëna të dalë përpara dhe të tregojë vendndodhjet e varreve masive. Mbi 1.000 viktima të gjenocidit janë ende të pagjetura.

Për ata që janë kthyer në Srebrenicë, jeta mbetet e vështirë. Dëshmi të shumta të paraqitura në Tribunalin e Hagës përshkruajnë autorë të krimeve që ende jetojnë në qytet, ku vazhdojnë të hasin në të mbijetuarit, pa dhënë asnjëherë përgjegjësi për krimet e tyre.

Shumica e njerëzve nuk janë kthyer kurrë. Para luftës, komuna e Srebrenicës kishte popullsi prej rreth 36.000 banorësh. Sot, ky numër është rreth 5.000, sipas të dhënave komunale.

Udhëtimi nga Srebrenica në kohë me shi deri në qytetin më të afërt të madh, Tuzlla, zgjat pak më pak se dy orë. Për 20 minutat e parë, rruga përdridhet përmes errësirës. Konturet e shtëpive mezi duken – të heshtura dhe me dritare të errësuara./REL

gjenocidi ne ruande

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj