LIVE UPDATES
Aktualitet

"Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë"/ Vrasja e Renis Dobrës, rrëfehet babai: Kërkoj drejtësi! Autorët kaluan para meje tek Komisariati

Ai ka deklaruar se pasi nipi i tij e njoftoi se Renisi ishte ndaluar nga policia shkuan drejt Komisariatit, ku edhe pasi zbuloi se i biri nuk ndodhej atje, i nisën dyshimet për përfshirje të mafias.

15 Korrik 2025, 10:31 Nga E. D
"Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë"/
Rifat Dobra

MAT- Rifat Dobra babai i 22-vjeçarit, Renis Dobra i cili u gjet i pajetës disa ditë më parë pranë liqenit të Shkopetit ka rrëfyer telefonatën e fundit me të birin dhe gjetjen e trupit. Duke folur për emisioni “Uniko”, Ai ka deklaruar se pasi nipi i tij e njoftoi se Renisi ishte ndaluar nga policia shkuan drejt Komisariatit, ku edhe pasi zbuloi se i biri nuk ndodhej atje, i nisën dyshimet për përfshirje të mafias.

Rifat Dobra u shpreh se autorët kishin kaluar para Komisariatit të Burrelit 4-5 minuta para tij, duke u shprehur se kanë lëvizur lirshëm dhe pa problem. Babai oi viktimës kërkoi gjithashtu drejtësi dhe të gjendet autorët. 

"Renisi është djalë i vetëm, kam edhe 3 goca. Më mori në telefon në orën 21:40 nga Burreli më tha ‘babi, po nisem për shtëpi’. Mirë, i thashë hajde. Më tha ‘A të ndalem tek halla?”, i thashë që ‘Jo, nuk janë aty sonte, janë në një darkë’. E ka hallën këtu afër. Erdhi ora 22:04 më mori nipi në telefon e më tha ‘Dajë ku je?’, i thashë ‘në shtëpi’.

M’u drejtua; ‘Shpejt hajde sipër se ka kapur Renin policia’. Shkova, i dola nipit para dhe ikëm në polici. Nipi më tha që; ‘dajë u ndala, kam pasur nusen dhe 3 fëmijët në makinë, bëra të ndalem, por më thanë ik shpejt se jemi policia’. Nipi është trembur, se kishte menduar policia. Në atë moment më mori dhe më tha që policia ka kapur Renin.

S’ka pasur probleme. Shkuam direkt për të pyetur se pse e ka kapur policia, rreth orës 22:15 min, shkova tek roja i thashë a është djali im këtu. “Jo, çfarë çuni ka këtu”, i thashë di që më ka kapur policia në Zenisht. Më tha që s’ka ardhur makina jote këtu dhe merr 129 në telefon. Aty më nisën dyshimet se e ka marrë mafia, erdhi policia dhe hapën kamerat.

Deri në 4 të mëngjesit kemi qëndruar aty, të gjithë, asnjë lloj orientimi. Pasi hapën kamerat na thanë ka kaluar para degës së Komisariatit rreth orës 22:11. Unë kam mbërritur 4-5 minuta pas autorëve.

Policia na thanë kemi kërkuar, por se dimë. Pastaj dolëm vetë. Kemi qenë 2-3 makina kemi kërkuar, gjithë rrugës ec-ndalo me elektrik, shiko ndonjë ferrë a ndonjë shkëmb, pak pa rënë tek kthesa e Ulzës me drita të makinës pashë shapkën e çunit. Mora policinë dhe e njoftova, i thashë ejani se kemi gjetur shapkën e çunit. Erdhi ekspertiza, qëndruam aty, ne vazhduam prapë, policia qëndroi aty. Më pas erdhi dhe policia tek lokali që është matanë urës së Ulzës, rrugës që shkon për Milot.

Policia ndaloi duke verifikuar kamerat tek lokali, ne u nisëm prap në këmbë buzë rrugës, duke parë shkëmbinjtë. E dërguam nipin të na marrë cigare sepse po na ikte truri. Duke u kthyer nga Shkopeti kishte parë vaj në liqen, erdhi nipi tha; ‘dajë kam parë tek liqeni vaj’, makina nuk dukej. Shkuam tek vendi, pashë copat e makinës sime, zbriti një shok i imi dhe nipi, ata e kishin parë çunin, e kishte mbajtur një…

Renisi s’ka probleme, si çunat e rinj ndonjë gjë të vogël, por jo deri në këtë pikë. Kërkoj drejtësi, të gjendet autorët. Prova, fakte, ka sa të duan, mund ta zbardhin patjetër. Ka shumë kamera, edhe shoferin mund ta identifikojë, ka hyrë në qytetin e Burrelit, para komisariatit, pa pikë problemi. Të dalë e vërteta. Djali më tregonte çdo gjë, ishim si shokë," tha babai i viktimës. 

renis dobra

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj