LIVE UPDATES
Aktualitet

Djali rreh babanë se i dhunoi nënën/ Tmerri brenda shtëpisë së një çifti të divorcuar që ende jeton nën një strehë, dhunuesi: Tani i kemi gjërat me orar

Ekstremi i dhunës kulmoi ditën kur kryefamiljari L.B u kthye pothuajse në gjendje të pandërgjegjshme nga alkooli dhe qëlloi të birin i cili u përpoq ta ndalonte të hynte në dhomën ku qëndronte e ëma. I biri që po e dëgjonte teksa po shante e kërcënonte, bashkë  me të motrën i janë lutur që të ulte zërin pasi dëgjonte pallati.

30 Tetor 2022, 15:22 Nga k.m.
Djali rreh babanë se i dhunoi nënën/ Tmerri brenda
Foto ilustruese

TIRANË- Nuk ishin aq normalë sa dukeshin. Megjithëse me dy fëmijë madhorë dhe që të dy në punë, një çift kryeqytetas pothuajse përditë kishin si motiv sherresh konsumin e alkoolit nga kryefamiljari. Në fund ata u ndanë, por asnjëri nuk pranoi të dalë nga shtëpia. Si në filma, këtu nisi fronti i ri i grindjeve, ndonjëherë për tualetin, më së shumti për oraret e kuzhinës dhe pjesa tjetër për zonën neutrale që ishte e të tërëve, edhe e gruas, edhe e burrit, edhe e dy fëmijëve.

Ekstremi i dhunës kulmoi ditën kur kryefamiljari L.B u kthye pothuajse në gjendje të pandërgjegjshme nga alkooli dhe qëlloi të birin i cili u përpoq ta ndalonte të hynte në dhomën ku qëndronte e ëma. I biri që po e dëgjonte teksa po shante e kërcënonte, bashkë  me të motrën i janë lutur që të ulte zërin pasi dëgjonte pallati. Më pas situata ka dalë nga kontrolli dhe siç thotë në polici denoncuesi, ai i kërkoi të atit të merrte rrobat e të dilte nga banesa ose në të kundërt do njoftonin policinë. Në korridor që ishte vendi i të gjithëve, babë e bir u përleshën dhe sipas të riut babai i dehur rrëmbeu edhe priftin për ta qëlluar.

“E kapa për duarsh sepse po shante mamanë që ishte mbyllur në dhomë dhe nuk po bënte zë,”- dëshmon djali. Kjo alibi përsëritet edhe nga vajza. Policia deklaron për Gazetasi.al se i është marrë deklaratë edhe shtetases A.B në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ajo sqaron po të njëjtat fakte dhe rrethana si djali i saj dhe tregon se si ish bashkëshorti, i dyshuari L.B  vazhdimisht e kërcënon se do ta vrasë, se do ta hedhë nga ballkoni”. Por policia pasi ka vërejtur një shenjë të mavijosur në faqen e 58-vjeçarin e pyet gruan se kush e ka qëlluar dhe nëse kishte ngritur dorë djali ndaj të atit?

“Nuk kam dijeni se ku është vrarë ish burri. Djali ynë është mjaftueshëm i edukuar, nuk do ngrinte kurrë dorë ndaj të atit. Me siguri duhet të jetë përplasur rrugëve”, thotë nëna e dy fëmijëve që ka marrë rolin mbrojtës për të birin. Policia vëren se djali kishte shenja mavijosjeje që vërtetojnë se u rrah nga i ati.

Në fashikullin e policisë së kryeqytetit shkruhet se si agjentët e pyetën 58-vjeçarin për çastet përpara se të mbërrinte një patrullë e Shqiponjave që u njoftua nga gruaja. Kryefamiljari kujton fare mirë datat e divorcit, që u kishin vendosur rregulla të reja dhe sipas tij, e pati marrëdhënien e mirë me të dy fëmijët derisa ata në një moment nisën të mbajnë krahun e nënës. Në dëshminë e tij 58-vjeçari këmbëngul se  asnjëri nga dy bashkëshortët nuk pati mundësi financiare të largohej nga jetesa e përbashkët që patën në martesë ndaj dhe jetuan në të njëjtën shtëpi ndonëse të divorcuar.

“Ne jetojmë përsëri bashkë dhe i kemi gjërat me orar. Dhomën e ndenjes e ka gruaja me vajzës. Unë me djalin kemi dhomën e gjumit. Kur gatuaj unë gruaja del jashtë, ose qëndron në ballkon. Kur gatuan ajo e njëjta gjë. Shmangemi dhe fëmijët nuk na lënë vetëm. Megjithatë nga kjo jetesë e përbashkët gjatë dy viteve të fundit kemi patur probleme. Ajo më provokon që të dal jashtë shtëpisë, ndaj qëndroj gjithë ditën në lokal dhe pi derisa dalin fëmijët nga puna. Vajza më jep përditë dy mijë lekë, edhe djali më jep e më kërkojnë të mos bëj sherr. Ajo provokon , blej ushqime të veçanta dhe ndonjëherë gruaja i hedh poshtë. Ndonjëherë bëjmë sherr edhe për enët dhe për banjën. Edhe kësaj radhë që futi fëmijët midis nesh ishte plan i saj. Sa të dal nga komisariati do ta vras se më ka helmuar shpirtin e më ka shtyrë të lus vdekjen time,”- deklaron i akuzuari që përfundoi në pranga për akuzën e dhunës në familje./GazetaSi

dhune ne familje tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj