LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do të të bëjmë derman…” Shkoi në urgjencë, infermieri ngacmon seksualisht 24-vjeçaren: Kam pësuar një traumë shumë të fortë që nga ajo ditë!

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë. Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.

17 Shtator 2024, 22:29 Nga N.F
“Do të të bëjmë derman…” Shkoi në
Infermeri

POGRADEC- Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncon një infermier të Urgjencës së Pogradecit, që sipas saj, e ka ngacmuar seksualisht. E reja u shpreh për "Stop" ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë. Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime.

“Mendova që të bëj një denoncim për një infermier Metjan Muço. Nuk ndihesha mirë një ditë. Kisha vështirësi në frymëmarrje. Shkoj në spital me një të afërmen time. Doktori bëri ekzaminimin dhe tha ka nevojë për një elektrokardiogramë. Cakton mjeku një infermier. Unë e di që elektrokardiograma bëhet në krahun e djathtë. Filloi të vendoste elektrodat. Kur po i vendoste tek pjesa e toraksit filloi ngacmimet te pjesa e gjoksit, sa të bukura… shumë fjalë. Më falni se nuk ndihem mirë”, tha denoncuesja.

Vajza e tronditur është çuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

“Atje kam pësuar një traumë shumë të fortë që nga ajo ditë për Zotin. Unë nuk e denoncova. Thjesht e mbajta në shpirtin tim. As kushërirës nuk munda t’i tregoja të gjithë të vërtetën. Kam një baba e kam të sëmurë, kam një nënë, kam vëlla, kam dhe një të fejuar që po ta marrin vesh ata, jo vetëm këta të katërt, do e bëjnë copa-copa. Prandaj vendosa që të mos bëj zhurmë pasi kam vëlla, kam të fejuar. Nuk di çfarë të them, dridhem në të gjithë anët”, tregon denoncuesja.

Pas këtij denoncimi, “Stop” duke kërkuar të verifikojë dhe investigojë këtë problem, çon të infiltruarën e vet në spitalin e Pogradecit. Infermier qëllon sërish Metjan Muço, i cili sapo merr vesh se vajza është turiste në qytet, përsërit sjelljen e tij, duke e ngacmuar seksualisht këtë të fundit.

Infermieri Metjan Muça: Tani, ne këtej lart, mbaruam… Tani do fillojmë këtej poshtë.

E infiltruara: Prapë do vej termometër?!

Infermieri Metjan Muça: Ce e vendose njëherë ti qëparë?

E infiltruara: Po ma vendosën njëherë…

Infermieri Metjan Muça: Na, vendose njëherë prej meje…!

E infiltruara: Prapë?!

Infermieri Metjan Muça: Varet, si e ke mbajtur.

E infiltruara: Mirë e vura unë.

Infermieri Metjan Muça: E, nuk e di unë…Do ta shikojmë gjendje tani mos ketë… Unë, kur e pashë atë të verdhin, mos e mbajte shumë kohë në dorë kushedi? Dhe mos i ra?

E infiltruara: Ndoshta!

Infermieri Metjan Muça: Se 36 e gjysmë ishte.

E infiltruara: S’e di! Ajo e solli, e mbajta 5-6 minuta…

Infermieri Metjan Muça: Vere këtë njëherë, ta shikojmë, pastaj, kështu nuk të lemë. Do të të bëjmë derman! Të të bëjmë fil edhe të ikësh, se s’ka kuptim ashtu, që të na vish gjende herë tjetër.

E infiltruara: Ca do bëj? Po të gjithë pacientët me kaq mirësjellje, me kaq dashuri?!

Infermieri Metjan Muça: Me mirësjellje! Ata, që vuajnë nga zemra, me mirësjellje e duan, dhembshuri, dashuri, se vjen tanshi njëçikë i mërzitur njëçikë ashtu…, ëëë e kam mirë, ç’ke? Ke emocione?

… Metjanin e kërkon doktoresha e Urgjencës, ai është duke ngacmuar pacienten…

Doktoresha e Urgjencës, Pogradec: Metjan!

Infermieri Metjan Muça: Erdha doktoresha!

E infiltruara: Aman mos më lër edhe 10 orë të tjera këtu…!

Infermieri Metjan Muça: Jo de, ce 10 orë…,më e shumta deri në 10:00 të darkës jam unë këtu.

E infiltruara: Deri kur?

Infermieri Metjan Muça: Deri në 10:00 të darkës… Eeee edhe ikim pastaj.


E infiltruara: Pastaj ku?

Infermieri Metjan Muça: Ikim bashkë pastaj…

E infiltruara: Ku të ikim pastaj?

Infermieri Metjan Muça: Ku të duash…!

E infiltruara: Unë me pushime jam.

Infermieri Metjan Muça: Edhe unë me pushime! Ku të duash ti!

E infiltruara: Po ti, je në punë?

Infermieri Metjan Muça: Po s’ka gjë, një ditë do e le unë punën…, kështu që rri urtë…!

E infiltruara: Ë..?

Infermieri Metjan Muça: E kam me vërte! Ja të shikoj një çikë andej dhe erdha…!

Infermieri Metjan Muça: Të marrim një analizë, se na i kërkon ai doktori, kardiologu. Ke temperaturë?

E infiltruara: Jo! Njëlloj si herën e kaluar.

Infermieri Metjan Muça: Do të marr një analizë.

E infiltruara: Jo, jo! Nuk bëj gjilpërë unë, absolutisht.

Infermieri Metjan Muça: Jo gjilpërë! Do të marr një analizë, më tha ai doktori i zemrës.

E infiltruara: Jo, jo! E kam tmerr! Nuk pranoj të jap gjak…,të lutem!

Infermieri Metjan Muça: Pe meje, pe meje…

E infiltruara: Tani shtyju një çikë! Unë erdha për t’u vizituar, jo për të gjetur diçka tjetër…

Infermieri Metjan Muça: Për t’u vizituar de, jo dedede gjë tjetër! Ulu tashi..!

E infiltruara: Po mirë, o burrë i dheut, ngele duke…

Infermieri Metjan Muça: Ulu tashi, ulu tashi…!

E infiltruara: Jo, jo! Nuk jap gjak…

Infermieri Metjan Muça: Do ta mbushim mendjen, me të mirë me të keq! Hajde shtrihu tani!

E infiltruara: Jo, jo! Nuk jap gjak, seriozisht nuk jap gjak…

E infiltruara e Stop, refuzoi të japë analizat dhe firmosi edhe tek libri i vizitave në prani të doktoreshës.

E infiltruara: Refuzoj të bëj analizat dhe…?

Doktoresha: Mjekimin spitalor!

E infiltruara: Ok!

Infermieri Metjan Muça: Kështu që, të shkuara ti…! Ishalla s’vjen më këtu!

E infiltruara: Ishalla jo…! Ju i trajtokeni shumë mirë pacientët!

Infermieri Metjan Muça: Ja…!/ Klan Tv

pogradec infermier

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj