LIVE UPDATES
Aktualitet

"Do t'ju punësoj jashtë vendit", mashtronte qytetarët dhe u merrte lekët, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Policia sqaron se 60-vjeçari banues në Norvegji, mashtronte qytetarët se do tu siguronte kontrata pune jashtë vendit dhe do ti bënte aksionerë në një biznes në Norvegji, dhe në këmbim u merrte shuma të konsiderueshme parash

29 Maj 2024, 09:29 Nga B.Z
"Do t'ju punësoj jashtë vendit", mashtronte
Foto ilustruese

TIRANË - Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet se u merrte lekë qytetarëve përmes mashtrimit. Policia sqaron se 60-vjeçari banues në Norvegji, mashtronte qytetarët se do tu siguronte kontrata pune jashtë vendit dhe do ti bënte aksionerë në një biznes në Norvegji, dhe në këmbim u merrte shuma të konsiderueshme parash. 60-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Pakti".

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale "Mashtrimi".

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t'i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim policia

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video