LIVE UPDATES
Aktualitet

Dokumenti ekskluziv, gjurma e parë e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të metalurgjikut që në vitin 2018

Sërish flitet për eksport mbetjesh të gjeneruara nga Metalurgjiku. Këto transferime të paligjshme nisin që në vitin 2018 referuar një vendimi gjykate që zbulon aktivitetin. Ky vendim, duket se nuk ka rënë në dorë të AKM që na informoi se ngarkesa e parë u transferua në vitin 2020.

25 Dhjetor 2024, 22:02 Nga E. D
Dokumenti ekskluziv, gjurma e parë e eksportit të mbetjeve të
foto ilustruese

TIRANË- Inside Story ka siguruar një tjetër dokument ku bëhet me dije se akuzat për marrëdhënien tregtare të dyshimtë ndërmjet familjes Sokolaj dhe Kurum International datojnë shumë herët.

Sërish flitet për eksport mbetjesh të gjeneruara nga Metalurgjiku. Këto transferime të paligjshme nisin që në vitin 2018 referuar një vendimi gjykate që zbulon aktivitetin. Ky vendim, duket se nuk ka rënë në dorë të AKM që na informoi se ngarkesa e parë u transferua në vitin 2020.

Pra, shteti nuk është koordinuar për të zbuluar të plotë të vërtetën. Madje, të dhënat nuk i janë servirur të plota pas skandalit të fundit. Subjekti Kurm International sh.a nuk ka vënë në dispozicion formularët e transferimit të mbetjeve që ka kryer me subjektin Sokolaj SH.P.K. Pra, nuk dihet se ku kanë përfunduar mbetjet e rrezikshme. Nëse nuk janë eksportuar, atëherë mund të jenë hedhur diku në mjedis.

Bashkim Tereziu, ortaku i vetëm i shoqërisë Albania Trans Internacional ka akuzuar për mashtrim kompaninë e Gjovana Sokolajt dhe një kompani turke.

Shoqëria e drejtuar nga Tereziu lidhi një kontratë me shoqërinë turke Ferroex Madencilik VE për shitjen e 3000 ton pluhur zinku.

Këtë sasi, kompania Albania Trans e ka blerë te Kurum, si kompania e vetme në Shqipëri që e ofron një shërbim të tillë. Gjithçka është realizuar me dokumente, madje dhe me raportin e analizës së mallit me datë 23 06 2018. Malli rezulton se ka 0% lagështirë.

Kompania ATI ka tërhequr 2763 ton pluhur zinku që janë marrë dhe ngarkuar në portin e Durrësit nga shoqëria Ferroex. Sipas kontratës, duhej ti dërgoheshin në një rrugë të dytë edhe 264 ton.

Turqit kërkuan që pjesën tjetër të mallit të mbetur, ta depozitonin dhe ta magazinonin në Fllakë të Durrësit, te shoqëria SCHOLZ. Ngarkesa prej 264 ton duhej të rrinte e magazinuar deri në momentin që të merrej me anije nga kompania Ferroex.

Gjatë kësaj periudhe, Fabian Tereziu, djali i pronarit të kompanisë ATI është informuar se ngarkesa e 264 tonëve po transportohej drejt Portit të Durrësit, ndërkohë që pronari i mallit nuk ishte i informuar për lëvizjen, as nuk kishte marrë pagesën për mallin e depozituar.

Sipas marrëveshjes, ngarkesa prej 254 ton pluhur zinku në pronësi të shoqërisë ATI e depozituar pranë ambienteve të shoqërisë SCHOLZ, duhet të rrinte aty deri sa të merrej me anije nga shoqëria Ferroex, sipas kontratës, pasi të bëhej edhe pagesa.

Fabian Tereziu ka mësuar në port se mbetjet ishin ngarkuar nga kompania shqiptare FLORESTER METALIK SHPK. Bazuar te ekstrakti i QKB-së kjo kompani drejtohej nga Gjovana Sokolaj që administron 50% të aksioneve, ndërsa gjysma tjetër rezulton nën emrin e turkut Serdar Can Hakliol. Pra, emri i këtij shtetasi turk i afërt me Kurum rishfaqet në ortakëri me Sokolaj.

Sipas informacionit të siguruar në port, Fabian Tereziu ka mësuar se shoqëria Florester kishte paraqitur deklaratën doganore të eksportit të 800 tonëve pluhur zinku. Shoqëria Florester ka blerë nga Kurum sasinë prej 498 tonësh, ndërkohë Tereziu ka dyshuar se sasinë tjetër e ka marrë nga pluhuri i zinkut të magazinuar nga shoqëria SCHOLZ. Kjo është një tjetër kompani nën zotërimin e familjes Sokolaj me Gjovana Sokolajn që rezulton në QKB me 25% të aksioneve, ndërsa 25% të tjera zotërohen nga Doni Sokolaj.

Pra, pretendohet se malli i depozituar nga njëra prej shoqërive të familjes Sokolaj është shitur nga një kompani e tyre pa miratimin e familjes Tereziu. Ngarkesa është përvetësuar me justifikimin se lënda e blerë kishte lagështi.

Një lëvizje e tillë është bërë sepse sipas pretendimeve të turkut Ahmet Ozgultekin, malli prej 2763 ton pluhur zinku i marrë nga kompania ATI ka rezultuar me 16.77% lagështirë. Por, dokumentet paraprake tregonin se në fakt lagështia ishte 0 %.

Në këtë formë, ai i ka dhënë të drejtën vetes mbi mallin e depozituar në kompaninë SCHOLZ. Ai më pas ka arritur marrëveshjen për t’ia shitur Gjovana Sokolajt, që pretendon se është bërë pronare e mallit pa kryer asnjë pagesë.

Gjovana Sokolaj, më datë 18.08.2018, pra 8 ditë pasi ble në mënyrë fiktive 264 ton zink nga shoqëria Turke Ferroex, me çmimin 76 dollar/ton, i shet po kësaj shoqërie zink me çmim 83 dollar/ton, jashtë çdo lloj logjike ekonomike.

Padia e ngritur për mashtrim nga ATI me pronar Bashkim Tereziun është pushuar, pasi Gjykata e Rrethit Durrës ka pranuar pretencën e Prokurorisë që nuk e konsideron si një fakt, apo vepër penale. Pavarësisht biznesit të dyshimtë ndërmjet Sokolajt dhe kompanisë turke, në rastin e pretenduar nga familja Tereziu ia kanë dalë mbanë të evitojnë problemet e mundshme ligjore.

Pavarësisht kësaj, ajo çfarë lidhet me historinë tonë dhe ngarkesën drejt Tajlandës është fakti që Sokolaj shpk, ndërmjet kompanisë kryesore, apo kompanive të tjera që administrohen prej tyre kanë një histori të hershme tregtare me Kurum për transportin e mbetjeve të rrezikshme.

Në rastin e kësaj padie mashtrimi, bëhet me dije nga detajet e dosjes, se marrëdhëniet tregtare ndërmjet këtij firmave kanë nisur të jenë në lupën e drejtësisë që në 2018.

Inside Story kontaktoi me zonjën Gjovana Sokolaj për ti marrë ndonjë koment në lidhje me situatat që është përfshirë së fundmi, por drejtuesja e disa kompanive ka refuzuar të përgjigjet.

inside story per termetet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj