LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja “Abule”, nga hajdut në Belgjikë, u kthye bos në Tiranë. Raporti: Elman Abule, sjell në Shqipëri skorje alumini me radioaktivitet. Lidhjet me Denis Matoshin

Burimi sekret, ka informuar se Elman Abule, biznesmeni kontravers me lidhje të ngushta në politikën Shqiptare (Erjon Veliaj etj) dhe elementëve të njohur në trafikun ndërkombëtar të kokainës, ishte i përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë.

9 Janar 2025, 13:54 Nga Elton Qyno

Dosja “Abule”, nga hajdut në Belgjikë, u kthye bos në

TIRANË- Një informacion konfidencial i mbëritur në Seksioknin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Policisë së Shtetit, është bërë shkak për çeljen e një dosje penale mbi aktivitetin tregtar të dy personazheve të njohur, Elman Abule nga Tirana por me shtetësi Belge dhe Kristjan Boçi nga Shëngjini.

Burimi sekret, ka informuar se Elman Abule, biznesmeni kontravers me lidhje të ngushta në politikën Shqiptare (Erjon Veliaj etj) dhe elementëve të njohur në trafikun ndërkombëtar të kokainës, ishte i përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë.

Dokumenti tregon se Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i sukseshëm, në vitin 2004-2005, ka qënë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes.

Dhe për këtë aktivitet kriminal në janar 2007 është dënuar në Antvvep, Belgjikë me dy vite burgim për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe Mbajtje dhe tregtimin e sendeve të vjedhura”.

Ndërsa me 1 vit burg është dënuar për akuzën e krijimit të bandës së hajutëve.

Letrat që ndodhen në dosje e prokurorisë janë siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ku tregohet një tablo e qartë mbi aktivitetin kriminal, dyshimet për futjen e mallrave të rrezikshëm në Shqipëri, dënimet penale në Blegjikë, e deri dek miqësia e ngushtë dhe biznesi, që Elman Abule dhe Kristjan Boçi, kanë me dy vëllezërit Saimir, Dizdari dhe Eldi Dizdarin, ky i fundit një bos ndërkombëtar i trafikut të kokainës që aktualisht qëndron në Dubai.

Por qëndrimi i Eldi Dizdarit në Dubai, pritet se nuk do zgjasë dhe shumë kohë. Dizdari, rezulton i dënuar në Itali si pjesë e grupit kriminal “Kompania Bello”, i hetuar disa vite më parë nga prokuroria e Firences.

Sipas informacionit, miku i Eldi Dizdarit, Elman Abule kokntrollon me letra dy kompanitë e aluminit “Rametal” dhe “Fidalba” të hapura në vitin 2014 dhe 2010. Ndërsa ka dyshije të forta se pronari në hije, i këtij biznesi është pikërisht, Denis Matoshi alias Eldi Dizdari.

Kompania “Rametal”, fillimisht është hapur në 11 mars 2014 nga Kristjan Boçi dhe Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ku për herë të parë ky biznes është quajtur “Metalform”. Të dy ortakët zotëronin secili 50 për qind të aksioneve.

Por nuk ka kaluar 5 muaj nga themelimi i kësaj kompanie dhe tek ky biznes është shfaqur Eldi Dizdari alias Denis Matoshi. Në muajin korrik 2014, Dizdari blen përmes një kontrate noteriale, 50 për qind të aksioneve.

Dokumentat tregojnë se shitësja në këtë rast ishte Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ndërsa blerësi ishte Dizdari, i cili pretendohet se ka paguar 10 mijë euro, jashtë zyrës së noterit.

Për dy vitet në vijim kompania e aluminit “Rametal” është drejtuar nga Kristjan Boçi dhe trafikanti i drogës, Eldi Dizdari. Por në gusht të vitit 2016, Eldi Dizdari, vendos të largohet nga aksionet e kësaj kompanie, ku përmes një deklarate private (jo noteriale) ai ja shet aksionet Elman Abules, kundrejt një shumë financiare prej 10 mijë euro.

Informacioni thotë se dy vite pasi nga kjo kompani u “largua” Eldi Dizdari, në 9 qershor 2018 ka vendosur të largohet dhe Kristjan Boçi, i cili i shet kundrejt 100 mijë lekë të vjetra 50 për qind të aksioneve Elman Abules, i cili tashmë bëhet pronar i plotë i “Ramental”, duke zotëruar aksionet e këtij biznesi përmes kompanisë tjetër të aluminit “Fidalba”.

Të dhënat konfidenciale të mbëritura në Policinë e Shtetit, flasin se “Rametal” dhe “Fidalba”, kryejnë importin e mallkrave të dyshimtë të llojit skorje alumini, të cilat janë ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë, pasi këto lëndë janë të klasifikuara si të rrezikshme dhe me prani të radioaktivitetit.

“…konkretisht përmes dokumentave shoqëruese dhe procedurave doganore të manipuluara, Elman Abule, importon nëpërmjet portit të Durrësit material të llojit skorje alumini, duke i zhdoganuar si skrap alumini, material ky i cilësua si i lejuar për tu importuar…”-thuhet në dokumentin informativ.

Sipas dosjes Elman Abule ka qenë i punësuar pranë dy subjekteve të sipërcituar në periudhën Maj 2013 deri në Korrik 2022 dhe paga totale bruto që ai ka përfituar arrin deri në vlerën gati 200 milion lekë të vjetra.

“…ka rezultuar se Elman Abule në bizneset e tij ka lidhje me persona të përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe konkretisht me Kristian Boçi apo Denis Matoshin alias Eldi Dizdari…”-thuhet në dokument.

Gjithashtu sipas informacionit të Interpol Brukselit, rezulton se Elman Abule, është i njohur në Blegjikë për "Organizatë Kriminale", "Vjedhje në rrethana rënduese" dhe "Mbajtje dhe shitje e sendeve të vjedhura", fakte të ndodhura në vitet 2004-2005.

Konkretisht nga informacioni i përcjellë nga Drejtoria e Interpolit në 12 shtator 2023 është informuar se Elman Abule është dënuar më datë 17 janar 2007, nga Gjykata e Antvvep, me 30 muaj burg për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar dhe krijim bande", duke u dënuar ky shtetas me 2 vjet burg me kusht dhe 1 vit vit në burg për “krijim bande”.

Gjithashtu, rezulton se miku i Abules dhe ish-ortak me subjektin "Rametal" dhe shoqërinë tjetër "Ferro Chrome Holding", ka qënë Kristian Boçi, i përfshirë në veprimtari të paligjshme dhe i arrestuar në vitin 2011 në Itali, i cili njihet për lidhjet e tij dhe me persona të tjerë të përfshirë në trafikun e narkotikëve si Eldi Dizdari.

Në muajin Prill 2015, tre miqtë Kristjan Boçi, Elman Abule dhe vëllai i Dizdarit, Saimir Dizdari, vendosin të hapin kompaninë “Ferro Chrome Holding”, ku 40 për qind të kapitalit e zotëronte Boçi dhe nga 30 për qind të aksioneve Dizdari së bashku me Abulen.

Por në 22 qershor 2015 në një bankë të nivelit të Dytë në Tiranë ku ndodhej llogaria e “Ferro Chrome Holding”, janë derdhur 300 mijë euro nga vëllai i Eldi Dizdarit, Saimir Dizdari me përshkrimin “…Kalim për investim nga aksiokneri…”.

Ndërsa po nga e njëjta llogari ku Dizdari zbari 300 mijë euro, katër ditë më pas, në 26 qershor 2015 janë tërhequr 25 mijë euro dhe në datë 29 qershor 2015 janë tërhequr sërisht 50 mijë Euro nga ortaku tjetër i kësaj kompanie, Elman Abule.

Ndërkohë në 29 qershor 2015 janë transferuar 100 mijë euro në llogarinë e shoqërisë "Rametal".

Kurse në 7 korrik 2015 është transferuar shuma prej 124,800 euro në llogarinë në lek të shoqërisë "Alfamet", ekuivalentuar në shumën 17,359,874.20 lekë.

Si përfundim, lidhur me krijimin e shumës së huasë prej 150,000 euro dhe 1,000,000 lekë, rezulton se 100 mijë euro dhe 1,000,000 lekë kanë si burim të ardhurat e Saimir Dizdari dhe 50 mijë euro, kanë si burim derdhjen nga ortaku, por pa specifikuar kontributin e tre ortakëve që zotëronin në atë moment kuotat e shoqërisë “Ferro Chrome Holding”.

Sipas dokumentit, thuhet se Saimir Dizdari, nuk ka patur të ardhura të ligjshme për të investuar në shoqëri shumën prej 300 mijë euro.

Pas këtyre lëvizjeve Saimir Dizdari në muajin Shtator 2017 vendos të largohet nga kompania, duke ja shitur për 90 mijë lekë të vjetra, 30 për qind të aksioneve mikut të tij, Kristjan Boçit.

Por në 5 dhjetor 2017 është depozituar Vendimi i Asamblesë datë 30 Tetor 2017, ku është vendosur zvogëlimi i kapitalit të kompanisë nga 400 mijë euro në 40 mijë euro.

Në muajin qershor 2024, prokuroria e Tiranës sekuestroi gati 50 milionë euro pasuri, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi dhe Elman Abule, si dhe 5 njerëzve të lidhur me ta, Marisa Nito, Drilona Boçi, Ender Boçi, Eliverta Boçi dhe Vladimir Avrami.

Tashmë të gjitha pronat administrohen nga Gjergj Xhaferi, inspektori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Por me një lëvizje të çuditshme të prokurores së Apelit në Tiranë, Arta Marku, çështja e sekuestrimit të pasurisë u rikthye sërisht për rigjykim në shkallën e parë, ku pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë gjykimi.

Kristian Boçi, nuk është një personazh jo i njohur në mediat sociale.

I përfolur si biznesmen (por i hetuar për drogë në Itali), Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij Drilona Boçi, reklamojnë në rrjetet sociale, jetë shumë luksoze, duke tërhequr pas vetes mijëra ndjekësa në mediat sociale.

Në Instagram Kristian Boçi ka 95 mijë ndjekës dhe bashkëshortja e tij 85 mijë ndjekës, nga ku tregojnë për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze e veshjeve të shtrenjta. Kristian Boçi shpesh herë ka reklamuar edhe bamirësi të ndryshme për njerëzit në nevojë./Oranews

elman abule denis matoshi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje