6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Qyno ishte me masën detyrim paraqitje për veprën penale korrupsion pasiv në sektorin privat.
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendim ditën e sotme për të hequr çdo masë sigurie ndaj gazetarit, Elton Qyno në kuadër të procedimit penal për dosjen e Suel Çelës. Qyno ishte me masën detyrim paraqitje për veprën penale korrupsion pasiv në sektorin privat.
Ndërkohë gjyqtari Dhimitër Lara la në fuqi masat e sigurisë arrest në burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe vëllezërit Marsel e Xhino Roka.
Njoftimi i plotë;
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 14.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 2 akti, datë 06.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim M.R., Xh.R., E.Q., P.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 138, datë 22.11.2024 dhe nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarit apelues z.M..R., z.Xh.R. dhe znj.P.F..
Shfuqizimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin apelues z.E.Q..
Rreth dy muaj më parë SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. Prokuroria e Posaçme tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas SPAK me paratë e fituara nga trafiku, banda e Çelës ka financuar ndër vite eliminimin e kundërshtarëve në qytetin e Elbasanit. Për realizimin e qëllimeve të veta kundër kundërshtarëve të tyre, apo edhe për të krijuar mbrojtje për vete, organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të drejtësisë, policisë dhe medias. Organizata kriminale, nga hetimet e përbashkëta të kryera mes SPAK, Belgjikës, Francës dhe Ekuadorit, tregoi se paratë përdoreshin për financimin e blerjes së kokainës, silleshin kesh në Shqipëri dhe investoheshin në biznese në dukje të rregullta.
pajtime fetahu, suel cela TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest n&eum...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Arsimit ka bërë publike data e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2025. P...
nuredin dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka deklaruar në Gjykatën e Posaçme se në vitin 2014 e ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën nga moti i keq në vend. Situa...
foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 81-vjeçarit i cili u gjet i pajetë dje në oborrin e banes...
Ademir Fresku SHKODËR- Sherri mes këngëtarit Ademir Fresku dhe Gjergji Dardhës ka nisur pasi 50-vjeçari shkonte në...
Foto ilustruese ITALI- Një operacion antidrogë ka sjellë goditjen e një organizate italo-shqiptaret. Mësohet se nga operacioni i p...
Policia SHKODËR- Autori i plagosjes së këngëtarit Ademir Fresku në Shkodër është arrestuar ditën e sotme....
Ademir Fresku SHKODËR- Personi i plagosur me thikë ditën e sotme në Shkodër është këngëtari Ademir F...
vendngjarja RRËSHEN- Saimir dhe Martin Reçi janë shoqëruar në polici lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme ku vikt...