LIVE UPDATES
Aktualitet

DPA çel Kinemanë Verore, Bido: Japim mesazhin e Luftës Nacionalçlirimtare

Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të godinës së DPA-së, ishin të pranishëm ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), Marinela Ndria, përfaqësues të Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, dhjetëra studentë dhe nxënës.

21 Maj 2024, 09:43 Nga N.F
DPA çel Kinemanë Verore, Bido: Japim mesazhin e Luftës
Kinemaja verore

TIRANË- Kinemaja verore e DPA-së çeli siparin e një sezoni të ngjeshur artistik me shfaqjen e një prej filmave më ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”. Me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, kjo hapësirë e re kulturore pranë DPA-së do t'i kushtojë një rëndësi të posaçme realizimeve filmike që i referohen Luftës Nacionalçlirimtare.

Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të godinës së DPA-së, ishin të pranishëm ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), Marinela Ndria, përfaqësues të Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, dhjetëra studentë dhe nxënës.

Fjala përshëndetëse u mbajt prej Bidos, i cili u shpreh se përmes kësaj nisme, DPA-ja synon të përcjellë një mesazh me rëndësi kombëtare.

"Ne nisim sot një seri aktivitetesh, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit. Këto aktivitete do të zhvillohen këtu, në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, por do të mbahen nga DPA-ja kudo nëpër Shqipëri. Me rastin e këtij viti me rëndësi kombëtare, ne përcjellim një mesazh shumë të rëndësishëm: kur atdheu është në rrezik, të rinjtë duhet të dalin përballë tij. Kjo ndodhi 86 vjet më parë dhe kulmoi 80 vjet më parë, kur një grup të rinjsh dhe të rejash dolën përballë në mbrojtje të atdheut, kur rrezikohej liria e tij. Janë pikërisht ata që kanë mundësuar që sot të kemi një vend të pavarur që mund ta drejtojnë vetë shqiptarët. Është momenti për të përcjellë këtë mesazh në forma të ndryshme. Do të shfaqen 10 filma që risjellin epopenë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Lavdi dëshmorëve të Atdheut." tha kreu i DPA-së.

Në vijim, mori fjalën  Balla, i cili përshëndeti angazhimin e DPA-së në drejtim të njohjes së kontributit të Luftës Nacionalçlirimtare.

"Jam shumë i lumtur që jam këtu për të përcjellë një mesazh për Luftën Nacionalçlirimtare. Është shumë mirë të flasim për atë moment historik përgjatë epopeve shqiptare për liri dhe pavarësi. Kjo luftë e radhiti Shqipërinë përkrah aleatëve globalë në luftën ndaj fashizmit.

Shqipëria u çlirua falë heroizimit të atyre djemve dhe vajzave që morën armët për të dhënë kontributin e tyre. Ka patur shumë përpjekje për të përbaltur këtë luftë, por shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin e ditës së Çlirimit të vendit dhe mbi të gjitha dinë të njohin kontributin e Luftës Nacionalçlirimtare. Prandaj, aktivitete si ky i sotmi në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave kanë mbështetjen e Komitetit Shtetëror për organizimin e veprimtarive gjatë këtij viti. I nxis institucionet e tjera që të promovojnë vlerat e kësaj lufte, që të mund t'ua transmetojmë brezave." u shpreh ministri.

Më tej, mbajti një fjalë rasti edhe drejtoresha e AQSHF-së, e cila e vlerësoi bashkëpunimin me DPA-në në këtë përvjetor të rëndësishëm për vendin.

"Jam shumë e lumtur që një listë e përzgjedhur filmash do të shfaqet në DPA. 80-vjetorin e Çlirimit e nisim me 'Tomka dhe shokët e tij'. Në vijim do të kemi filma, si: 'Lulëkuqe mbi mure', 'Nusja dhe shtetrrethimi', 'Gjenerel Gramafoni' etj. Këto filma do të jenë të restauruar. Përmes tyre do mësojmë jo vetëm mbi historinë e vendit, por edhe do të risjellim muzikën, që i është kushtuar Luftës Nacionalçlirimtare." tha Ndria.

Kalendari i aktiviteteve të Kinemasë Verore pranë DPA-së do të zgjasë deri në muajin nëntor. Repertori i filmave të përzgjedhur do të risjellë në vëmendjen e publikut kryeqytetas disa prej realizimeve artistike të kinematografisë shqiptare. Mes 10 filmave që do të shfaqen, si një përkujtesë të betejës së vendit për çlirimin nga pushtuesit nazifashist, bëjnë pjesë: “Partizani i vogël Velo”, “Mëngjese lufte”, “I teti në bronz”, “Njeriu me top”, “Malet me blerim mbuluar” etj.

Në kuadër të këtij jubileu kombëtar, DPA-ja do të angazhohet edhe përmes prezantimit të ekspozitave, publikimit të albumeve fotografike dhe të botimeve, në lidhje me tematikën e betejës të të parëve për liri ndaj thundrës së pushtuesve.

Kinemaja Verore, e cila zotëron një kapacitet prej 140 ulësesh i adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. Jetësimi i kësaj hapësire vjen në vazhdën e nismave të herëpashershme të DPA-së, në funksion të inkurajimit të nxënësve dhe të studentëve për të njohur historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare. Së bashku me Hapësirën e Studimit në Natyrë, me sallën shumëfunksionale të përuruar së fundmi, si edhe me Muzeun Arkivor që pritet të hapë dyert së afërmi, DPA-ja ofron një alternativë kulturore bashkëkohore.

kinema verore dpa


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj