LIVE UPDATES
Aktualitet

Drafti për kërkimin shkencor, çfarë financohet me para publike, zbaton parimin e shkencës së hapur

Pikërisht një qasje më afër kërkesës së kohës synon që të bëjë drafti i rishikuar i cili koordinon gjithashtu insitucionet vendimarrëse dhe ato zbatuese.

27 Mars 2024, 12:01 Nga M.B
Drafti për kërkimin shkencor, çfarë financohet me para
Foto ilustruese

TIRANA- Një draft për shkencën dhe kërkimin shkencor parashikon se gjithçka që financohet apo bashkëfinancohet me para publike do të zbatojë parimin e shkencës së hapur duke mundësuar akses për të gjithë. Relacioni qw shoqëron këtë draft nënvizon se ligji nr. 7893, datë 22.12.1994, “Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik”, rezulton të jetë një akt shumë i hershëm i cili nuk gjen më zbatim në shumë komponentë si dhe nuk rezulton të jetë më koherent me situatën aktuale të kërkimit shkencor në vend.

Pikërisht një qasje më afër kërkesës së kohës synon që të bëjë drafti i rishikuar i cili koordinon gjithashtu insitucionet vendimarrëse dhe ato zbatuese. Konkretisht në nenin 1 sipas relacionit parashikohet se objekti që përcakton rregullat dhe procedurat për organizimin dhe funksionimin e sistemit të shkencës dhe kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj është i zbatueshëm për çdo institucion apo entitet që është pjesë e sistemit të shkencës dhe kërkimit shkencor.

Në nenin 2 parashikohet se qëllimi i këtij ligji është që të krijojë kushte për zhvillimin dhe funksionimin e një sistemi bashkëkohor të shkencës dhe kërkimit shkencor dhe të rregullojë e garantojë mundësimin e financimit të këtij sistemi nga burime të ndryshime financimi, sipas përcaktimeve në këtë ligj. Neni 4 përcakton parimet mbi të cilat bazohet sistemi i shkencës dhe kërkimit shkencor, si liria e kërkimit shkencor, mundësitë e barabarta, mosdiskriminimi, barazia gjinore, transparenca, shkenca e hapur, konkurrenca në shkencë, cilësia në shkencë, efikasiteti në shkencë, etika në shkencë, përgjegjshmëria në shkencë, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional dhe financimi eficient.

Neni 5 i referohet parimit të shkencës së hapur, ku parashikohet se institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor, të financuara apo të bashkëfinancuara me mjete financiare publike, zbatojnë parimin e shkencës së hapur. Të dhënat dhe produktet e kërkimit shkencor, të financuara dhe bashkëfinancuara me fonde publike, duhet të jenë të hapura, të aksesueshme, të ndërveprueshme dhe të ripërdorëshme, duke iu nënshtruar vetëm kufizimeve të vendosura nga mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, mbrojtja e të dhënave personale, si dhe siguria e individëve ose e shtetit. Kërkuesit shkencorë ose çdo përfitues i financimit publik të kërkimit shkencor duhet t`i bëjë publikimet e tij të disponueshme dhe të aksesueshme për publikun.

Përpos konceptit të shkencës së hapur drafti parashikon mënyrën sesi funksionon e Këshillit Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, i cili do të drejtohet nga Kryeministri dhe do të përbëhet nga 14 anëtarë, me përfaqësues nga ministri përgjegjës për shkencën dhe kërkimin shkencor. Po kështu parashikohen edhe detyrat e këtij Këshilli. Një tjetër pikë e rëndësishme është ajo e institucioneve që kryejnë veprimtarinë e kërkimit shkencor.

Drafti parashikon gjithashtu njësitë e pavarura të kërkimit shkencor. Njësitë e pavarura të kërkimit shkencor organizohen si departamente, qendra kërkimore, laboratorë kërkimorë ose qendra eksperimentale dhe ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të pavarur pa qenë pjesë e një institucioni ose instituti kërkimor shkencor. Për serinë e institucioneve që krijohen parashikohet edhe vlerësim i tyre periodik ku nëse inspektimet konstatojnë parregullsi mund të ccojnë deri në mbyllje.

Në një tjetër nen përcaktohet edhe mënyra sesi jepen titujt. Konkretisht neni 27 parashikon akordimin e titullit “Shkencëtar Emeritus”. “Institucionet, institutet dhe njësitë e pavarura të kërkimit shkencor akordojnë titullin “Shkencëtar Emeritus”, për punonjësit e kategorisë “Drejtues kërkimor shkencor”, pas daljes në pension, në vlerësim të veprimtarisë tyre të spikatur kërkimore shkencore, pas marrjes së pëlqimit nga Ministri. “Shkencëtari Emeritus”, sipas nevojave të institucionit, institutit apo njësisë së pavarur kërkimore shkencore, mund të marrë pjesë në veprimtari të kërkimit shkencor.” Nënvizon relacioni.

Të gjithë insitucionet duhet që pas miratimit të ligjit të depozitojnë dokumentacionin dhe informacionin lidhur me me elementët e Regjistrit Kombëtar të Institucioneve dhe Kërkuesve Shkencorë. Vlerësimi i parë i institucioneve, instituteve apo njësive të pavarura të kërkimit shkencor ekzistues, bëhet brenda 3 viteve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. / Monitor

kerkim shkencor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj