LIVE UPDATES
Aktualitet

"Drejtësia e plehrave dënon letërshkruesit, jo hajdutët që "dogjën" parat", Vezaj: Halli i SPAK nuk janë 130 mln eurot e zhdukura dhe krimi, por mandatet e prokurorëve dhe presioni...

Vezaj shkruan se shtatë persona u dënuan "lehtësisht" vetëm për procedura të shkruara në letër dhe jo për vjedhjen, zhdukjen e 130 milionë eurove apo mungesën e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

18 Prill 2025, 10:23 Nga r.ll
"Drejtësia e plehrave dënon letërshkruesit, jo hajdutët
foto ilustruese

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit e aferës së Inceneratorit të Tiranës.  Në një postim në Facebook, Vezaj shkruan se shtatë persona u dënuan "lehtësisht" vetëm për procedura të shkruara në letër dhe jo për vjedhjen, zhdukjen e 130 milionë eurove apo mungesën e impiantit të përpunimit të mbetjeve.

Sipas Vezajt personat që qëndrojnë pas këtyre shkeljeve jo vetëm që nuk janë dënuar por ndaj tyre nuk ka as në akuzë. SPAK, thotë gazetari, pas 5 vitesh hetime nuk ka arritur të gjejë se ku kanë shkuar 130 milionë eurot. Gazetari shprehet se në vend të finalizimit të hetimeve të kësaj afere, prokurorët e SPAK "mburren për sekuestrimin e 10 milionë në kriptomonedhave me ndihmën e të huajve". 

Më tej, Vezaj në postimin e tij ka folur dhe lidhur me raportimin e kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumanit para KLP-së. Gazetari thotë se shefi i SPAK, hallin më të madh nuk ka korrupsionin, por çfarë do të ndodhë pas 9 vitesh me prokurorët e Posaçëm dhe presionin nga media dhe politika.  Gjithashtu ka komentuar dhe kërkesën e SPAK që të mos merret me çështje korrupsioni nëse shuma është më pak se 500 euro. Lidhur me këtë, Vezaj ngre pyetjen "a është ky versioni shqiptar i “çdo gjë nën 500 euro është bakshish, jo krim"? ".

POSTIMI I PLOTË: 

Drejtësia e plehrave: dënohen letërshkruesit, jo hajdutët që “dogjën” parat dhe groposen plehrat

Shtatë të dënuar me dënime “të tmerrshme”, disa javë burg, ca muaj paraburgim… që mezi ia vlen t’i quash dënime. Tre të tjerë me shërbim prove, se s’ka pse të lodhen fare, dhe një… pafajësi! Gjithë kjo për një “krim të rëndë”, procedura e tenderit për inceneratorët. Jo për vjedhjen. Jo për zhdukjen e parave. Jo për mungesën e impiantit. Por sepse… në letër fituesi ishte paracaktuar!

Ndërkohë, për ata që dhanë dhe ata që morën 130 milionë euro dhe nuk ndërtuan kurrë gjë, jo vetëm që nuk ka dënim, por as akuzë! Pra, po, dënohesh për zgjedhjen e fituesit, por jo për faktin që fituesi fiku dritat dhe iku me thesin e parave!
Ironia është që SPAK i arreston ata që “luajtën me letrat”, por s’ka as adresën e pronarëve që grumbulluan mbeturinat, groposën ndonjë gropë andej-këndej dhe e quajtën “incenerator”. Dhe jo vetëm kaq, por edhe pas pesë vitesh, SPAK s’ka qenë në gjendje të gjejë ku janë paratë! Sekuestrim? As mos ta përmendim…

Ndërkohë, në ndonjë cep të Tiranës, krenarë si peshkatarë që kapin peshk plastik, mburren për sekuestrimin e 10 milionë në kriptomonedhave me ndihmën e të huajve, sigurisht. Se vetë, mezi sekuestronin ndonjë kacidhe.

Pastaj vjen shefi i SPAK në raportim para KLP-së dhe mburret për sekuestrimet, që rrugës nuk bëhen kurrë konfiskime, se për çudi, paratë gjithmonë “shkrihen” rrugës. Por halli më i madh i shefit nuk ishte krimi i organizuar (pa SKYECC )jo korrupsioni madh, jo 130 milionë eurot që u zhdukën. Hallin e kishte, mes tjerash se ç’do ndodhë pas 9 vitesh me prokurorët e SPAK!-ut! Pse? Se do mbarojnë mandatet! Dhe kërkon që të ndryshohet Kushtetuta, që të mos lënë kolltukun… se kush rri dot prokuror por jo në SPAK!

Ndërkohë, një tjetër shqetësim i madh ishte presioni nga politika e media që po i bëhet SPAK-ut! Po mirë, a nuk e dinit këtë ditën që pranuat detyrën? Po pse jeni trembur tani? Nëse dikush ju kërcënon, arrestojeni! Nëse shpifin, paditeni! Apo juve ju pëlqen më shumë të qaheni nëpër raporte e konferenca sesa të veproni nëpër dosje!!?

Dhe më e bukura, kërkesa zyrtare që SPAK-u të mos merret me çështje korrupsioni nëse shuma është më pak se 500 euro. Po a është ky versioni shqiptar i “çdo gjë nën 500 euro është bakshish, jo krim”? Po mirë, më falni, por kë keni arrestuar Ju që ka marrë më shumë se 500 euro këto pesë vite??! Se nuk po e gjejmë në asnjë faqe të raportit…

Dhe për mbyllje epike, nuk na the pse kanë rënë kallëzimet nga policia, sipas analizës Së “ekspertëve” tuaj!??

flamur vezaj spak altin dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj