29 Maj 2024, 14:23
Nga S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 22-vjeçar N.D është arrestuar pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 muaj e 25 ditë burgim për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Gjithashtu dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepat penale transportimi i druve të zjarrit të prerë ilegalisht dhe hedhja e mbetjeve në kundërshtim me ligjin.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Strukturat hetimore të DVP Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit N. D., 22 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e ka dënuar me 1 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 55 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pustec”, u kap duke transportuar me automjet, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. L., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas i cili administron një subjekt privat rikonstruktimesh, dyshohet se gjatë punimeve në qendrën shëndetësore të fshatit Barmash, Kolonjë, ka hedhur të gjithë sasinë e mbetjeve afër godinës, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
korce
Aktualitet
29 Maj 2024, 14:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në prill, numri i aksidenteve ishte 123, me rritje mbi 78% në raport me prill 2023, sipas të dhënave të pu...
Aktualitet
29 Maj 2024, 14:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tregu i shërbimeve postare pësoi rënie për të tretin vit radhazi në 2023. Sipas të dhënave ...
Aktualitet
29 Maj 2024, 14:04
I.A
TIRANË- “Together for Life”, një organizatë jo-fitimprurëse për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe ...
Aktualitet
29 Maj 2024, 13:49
M.B
Sokol Mëngjesi
TIRANA- Lidhur me dhunën fizike ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, mësohet se policia ka identifikuar njërin prej a...
Aktualitet
29 Maj 2024, 13:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj pedagogut dh...
Aktualitet
29 Maj 2024, 13:23
B.Z
Leo Roci
TIRANË - Një tjetër dëshmi është dhënë për zhdukjen e 34-vjeçarit nga Dibra Leo Roci, i cili p...
Aktualitet
29 Maj 2024, 12:52
B.Z
Pamje nga mbledhja
TIRANË - Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar në seancën e sotme dëgjimore, kërkesën e...
Aktualitet
29 Maj 2024, 12:46
M.B
Sokol Mëngjesi
TIRANA- Universiteti i Tiranës ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj pedagogut dhe avokatit, Sokol Mëngjes...
Aktualitet
29 Maj 2024, 12:45
S.B
foto ilustruese
LUSHNJË- Arrestohen pesë persona, shpallen në kërkim dy dhe procedohet një tjetër në Lushnjë p...
Aktualitet
29 Maj 2024, 12:35
B.Z
Leo Roci
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zhdukja pa gjurmë e 34-vjeçarit nga Dibra, Leo Roci. Pas ...