LIVE UPDATES
Aktualitet

DËSHMITË E PLOTA/ Vëllezërit Hasaj: Armën e mbanim në tavan, e vrava Ramazanin se nuk hiqte dorë nga motra e vogël

Klismani sqaron se, megjithëse janë munduar të merren vesh me viktimën Ramazan Mataj, ky i fundit largohej duke mos pranuar të flasë për këtë pjesë.

20 Janar 2025, 09:40 Nga Elton Qyno
DËSHMITË E PLOTA/ Vëllezërit Hasaj: Armën e mbanim
Ramazan Mataj

SHKODRA- Zbardhen dëshmitë e dy vëllezërve Klisman dhe Arjon Hasaj të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në Shkodër, ngjarje e cila ndodhur në 5 janar 2025 në fshatin Dragoç. Tashmë janë siguruar dëshmitë e plota të dy vllezërve, ku njëri prej tyre Klismani, ka dhënë deklarime të detajuara duke treguar se armën e kishte siguruar ai, pasi e mbante të fshehur prej vitesh në tavanin e një shtëpie të vjetër.

Ndërsa vëllai tjetër Arjon Hasaj, ka pohuar se menjëherë pas vrasjes së Ramazan Mataj, ai telefonin me të cilin e ka futur në kurth përmes profilit falso “Majli 544”, e ka thyer dhe hedhur në lumin “Kir”. Sipas dokumenteve të siguruara, rezulton se Klisman Hasaj, ndër të tjera ka deklaruar se, viktima ka pasur shumë vite marrëdhënie me motrën e tyre të vogël dhe nuk pranonte të hiqte dorë, megjithëse i ishte kërkuar një gjë e tillë.

Klismani sqaron se, megjithëse janë munduar të merren vesh me viktimën Ramazan Mataj, ky i fundit largohej duke mos pranuar të flasë për këtë pjesë. Nisur nga ky fakt, me vëllain e tij Arjonin, deklaron se, kanë menduar që ta vrisnin duke u shprehur se i kishin turpëruar para të gjithë fisit, fshatit dhe personave që i njihnin

Sipas thënieve të Klismanit, është Arjoni personi që ka hapur një faqe në internet me qëllim kapjen e Ramazanit. Ndërsa armën e kishte gjetur Klismani para disa viteve dhe e kishte mbajtur të fshehur në tavanin e shtëpisë. Natën e ngjarjes, deklaron Klismani, armën ia ka dhënë Arjonit, i cili ia ka sjellë rreth orës 21:00 të mbrëmjes pasi i ka thënë se e kishte vrarë Ramazanin.

Armën deklaron se, e ka mbajtur të një shtëpi e vjetër afër banesës dhe në mbrëmjen e datës 6 janar e ka groposur në qoshe të shtëpisë mbrapa. Deklarime për faktin e vrasjes ka dhënë dhe vëllai tjetër Arjon Hasaj, i cili fillimisht është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale dhe në vazhdim me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, duke u shprehur se u qëndron deklarimeve.

Ai ka dhënë shpjegimet e tij duke sqaruar se krimin e ka kryer i vetëm, telefonin që ka përdorur për komunikim e ka thyer dhe e ka hedhur në lumin Kir. Në përfundim të deklarimit, ai shprehet se, ndjehet i penduar për krimin, por se, gjithashtu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale. Arjon Hasaj, fillimisht u zbulua nga numri person i telefonit me të cilin kishte hapur profilin e rremë “Majli 544”, me anën e të cilit u shtir sikur ishte femër dhe futi në kurth Ramazan Mataj, të cilin më pas e vrau në periferi të fshatit.

ramazan mataj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj