LIVE UPDATES
Aktualitet

"Duhet të arrijmë suksesin që prindërit tanë nuk kanë mundur", REL: Brezi i ri i vajzave të komunitetit rom në Kosovë lufton barrierat me shkollim

Të dhënat e publikuara nga Komisioni Evropian tregojnë se vetëm rreth 50 për qind e pjesëtarëve të komunitetit rom e përfundojnë shkollimin e detyrueshëm nëntëvjeçar në Kosovë. Përqindja është më e ulët kur merren parasysh vetëm vajzat.

5 Janar 2025, 16:58 Nga r.ll
"Duhet të arrijmë suksesin që prindërit tanë nuk
Edona Krasniqi dhe Meleke Misini.

KOSOVË- Me ëndrrën e nënës në zemër, Meleke Misini nisi rrugëtimin drejt një diplome universitare dy vjet më parë. Njëzetvjeçarja nga Prizreni, e komunitetit rom, tani është në vitin e dytë të studimeve për Higjienë dhe Estetikë Dentare në këtë qytet dhe, me çdo provim të kaluar, ajo i afrohet qëllimit për t’iu bashkuar brezit të parë të grave rome në Kosovë që marrin diplomë universitare.

“Mami e ka përfunduar shkollën deri në klasën e nëntë dhe nuk ka mundur ta vazhdojë më tutje, sepse gjyshi nuk e ka lënë. Ajo gjithmonë më thotë që unë duhet ta arrij suksesin që ajo nuk ka mundur”, thotë Melekja për Radion Evropa e Lirë.

Të dhënat e publikuara nga Komisioni Evropian tregojnë se vetëm rreth 50 për qind e pjesëtarëve të komunitetit rom e përfundojnë shkollimin e detyrueshëm nëntëvjeçar në Kosovë. Përqindja është më e ulët kur merren parasysh vetëm vajzat.

Shkaku i varfërisë, vetëdijesimit të ulët për rëndësinë e edukimit dhe martesave të hershme, shumë vajza rome përballen ende me presion për ta braktisur shkollimin. Melekja ndihet me fat që ka pasur përkrahjen e plotë të prindërve të saj, edhe pse e pranon se ndonjëherë “kushtet financiare nuk i kemi aq të volitshme”.

Për t’i ndihmuar prindërit në financimin e ëndrrës së tyre të përbashkët, Melekja mori një vizë pune për në Gjermani gjatë muajve të verës dhe grumbulloi para për studime.

“Ata i kam përkrahjen më të madhe. Në shekullin tonë do të duhej që çdo prind ta mbështeste fëmijën e vet. Por, fatkeqësisht, kemi raste kur nuk ndodh kjo gjë”, thotë prizrenasja.

Për të, e rëndësishme ka qenë të rrethohet edhe me vajza të tjera rome në Prizren, që po kalojnë të njëjtin rrugëtim si ajo. Shoqja e saj, 21-vjeçarja Edona Krasniqi, tani është në vitin e tretë të studimeve për Edukim Parashkollor. Gjashtë vjet më parë, babai i saj ndërroi jetë, por ëndrra e tij për ta parë vajzën të diplomuar, mbeti e ngulitur në mendjen e Edonës. Qëllimi i saj nuk u lëkund, me gjithë sfidat që hasi në këtë rrugëtim.

“Vitin e kaluar, kur po bëja praktikë, një vajzë kishte thënë që nuk dua të mësoj me këtë mësuese, sepse kjo është e komunitetit ‘ma****p’. Ajo fjalë më ka bërë të ndihem shumë keq, por s’e kam humbur ëndrrën time”, thotë 21-vjeçarja.

Edona thotë se nuk mund ta përshkruajë ndjenjën që i falin fëmijët kur e thërrasin “edukatore” dhe shpreson që atyre t’u ofrojë mësime të rëndësishme.

“Si temë e parë në klasë duhet të jetë diskriminimi, që të jemi gjithmonë të barabartë, të shoqërohen të gjithë bashkë. Është e rëndësishme që të gjitha komunitetet të mësojnë prej njëri-tjetrit”, shton prizrenasja.

Në tentim për ta rritur numrin e studentëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian nëpër universitetet në Kosovë, institucionet kanë ndarë bursa studimi, si dhe kanë ndarë vende të rezervuara për studentët nga këto komunitete në universitetet publike.

Edhe organizatat e ndryshme joqeveritare kanë ndërmarrë iniciativa për të ngritur vetëdijesimin për rëndësinë e arsimimit dhe për të nxitur maturantët të regjistrohen në studime universitare. Një ndër këto organizata është Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë (VORAE), që u ofron qasje në mentorë, mbështetje plotësuese akademike, trajnime të ndryshme. Bajram Ilazi, nga kjo organizatë, tregon se nga 100 studentët që kanë përfituar nga programi i vitit 2024, 58 janë vajza.

“Në njërën anë, kjo më gëzon jashtëzakonisht shumë. Por, në anën tjetër, nuk ndihem mirë sepse e di që kemi shumë më shumë vajza që kanë dëshirë dhe motiv t’i vazhdojnë studimet. Por, shkaku i vetëdijesimit të ulët të prindërve, ato nuk lejohen”, thotë Ilazi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se numri i djemve është më i ulët, sepse ata përballen me shumë presion për të kontribuar financiarisht në familje dhe se angazhimi në punë ua pamundëson studimet universitare. Ndërsa, për vajzat që vijnë nga vendbanime larg Prishtinës, Bajrami thotë se prindërit hezitojnë t’i lejojnë ato të zhvendosen nga shtëpia për të studiuar.

“Kur më kujtohen vajzat e para që kanë filluar studimet… ka qenë një thyerje e akullit jashtëzakonisht e madhe për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Tani po shohim vajza që po e vazhdojnë këtë rrugëtim dhe po besoj që këto vajza do të shërbejnë si model i mirë për vajzat e tjera”, thotë Ilazi.

Ai tregon se braktisja e shkollimit vazhdon të jetë problem shqetësues për vajzat qysh nga klasa e gjashtë e shkollës fillore, edhe pse ligjet në Kosovë përcaktojnë që shkollimi fillor është i detyrueshëm.

Në Kosovë nuk ekzistojnë të dhëna publike të sakta për këtë problem, por Ilazi thotë se përqindja e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që vazhdojnë shkollimin e mesëm, është e ulët, ndërsa e atyre që vazhdojnë studimet universitare, edhe më e ulët.

Melekja beson se në këtë përqindje të vogël ndikojnë vështirësitë socio-ekonomike që pjesëtarët e këtyre komuniteteve kanë në jetën e tyre të përditshme. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vetëm rreth 24 për qind e familjeve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë posedojnë kompjuterë – shifër më shumë se dyfish më e ulët se mesatarja e përgjithshme në Kosovë.

“Nuk ka më libra e fletore në fakultete. Gjithçka është digjitale”, thotë Melekja, e lumtur që është në mesin e 100 studentëve përfitues të programit të VORAE-s, që i pajis ata me laptopë. Melekja mban sytë e hapur për çdo trajnim, punë praktike dhe mundësi që mendon se do t’i ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Trajnimet po na ndihmojnë shumë… për shembull të vetëdijesohemi kundër martesave të hershme, të vetëdijesohemi që gjithçka e ka kohën e vet”, thotë ajo.

Megjithatë, 20-vjeçarja thotë se shumë gjëra duhet të ndryshojnë për ta arritur të ardhmen që ajo ëndërron. Në mendje i ka pjesëtarët e tjerë të komunitetit të saj etnik që jetojnë në lagje pa ujësjellës, që nuk u mundësohet transporti i fëmijëve nëpër shkolla, që jetojnë në varfëri…

“Janë disa gjëra që duhet të përmirësohen. Duhet të ketë ndihmë për hapat tonë të parë, që të arrijmë ta jetojmë një jetë më të mirë sesa prindërit tonë”, përfundon Melekja. /REL

vajzat e komunitetit rom ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj