LIVE UPDATES
Aktualitet

"Duhet të hapet zjarr luftarak, qëllo, gjakos!"/ Artan Hoxha nxjerr urdhrat e komandantit të Gardës në 21 Janar

Hoxha i ftuar në emisionin "Të paekspozuarit" gjithashtu paraqiti në emision një regjistrim të komunikimit audio mes gardistëve, ku dëgjohet qartë që drejtuesi i Gardës urdhëron për hapjen e zjarrit ndaj protestusve, çka tregon sipas gazetarit, se vrasjet kanë qenë të urdhëruara dhe përgjegjësia nuk mund të bjerë vetëm mbi disa gardistë. 

22 Janar 2024, 21:53 Nga h.k
"Duhet të hapet zjarr luftarak, qëllo, gjakos!"/ Artan Hoxha
Foto ilustruese

TIRANË-Gazetari Artan Hoxha tha se Prokuroria ka dështuar me hetimin. Hoxha i ftuar në emisionin "Të paekspozuarit" gjithashtu paraqiti në emision një regjistrim të komunikimit audio mes gardistëve, ku dëgjohet qartë që drejtuesi i Gardës urdhëron për hapjen e zjarrit ndaj protestusve, çka tregon sipas gazetarit, se vrasjet kanë qenë të urdhëruara dhe përgjegjësia nuk mund të bjerë vetëm mbi disa gardistë. 

"Duhet të hapet zjarr luftarak, ky është urdhëri, gjakos, qëllo”, dëgjohet në regjistrimin që disponon gazetari Hoxha. 

"Është një regjistrim i cili ka fiksuar komunikimin e drejtuesve të lartë të gardës në një kanal të dedikuar vetëm për ata. Ky komunikim edhe në vendimin e parë të gjykatës, është thënë që nuk ekziston dhe garda nuk ka patur servera. Pra është thënë nuk kanë punuar.

Ky regjistrim tregon se jo vetëm kanë punuar dhe kanë komunikuar por vrasjet janë fiksuar me urdhër. Komandati i Gardës thotë të hapet zjarr dhe pas shtatë sekondash thotë të ndalohet zjarri. Më pas kërkon të sillet municion sepse ëhtë harxhuar municioni.

Kush është problemi?

Unë e nxorra regjistrimin pas 21 Janarit. U bënë disa kallëzime dhe çështja u çua në SPAK, ndërkohë që ajo është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës që prej vitit 2012. Ka hetimin për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Edhe këtë vit u gjet një kleçkë tjetër dhe u tha që predha që u gjet në kokën e Aleks Nikës u dërgua në Itali, në fakt ka 9 muaj që është dërguar. Ajo është provë që e ka kontrolluar laboratori i FBI, nuk e di se çfarë mund të bëjnë laboratorët e tjera.

U sulmua prokuroria e Tiranës, nuk mu duk normale. Nuk flitet me deklarta me Prokurorinë por flitet me shkresa dhe me prova. Disa agjenci varen nga Kryeministria. Ajo deklaratë e Ramës, bëri që të reagojë Prokuroria. Prokuroria thotë kemi marrë tekstn e inçizimit dhe atë që është thënë në televizion. Nuk ka nevojë prokurori të më kërkojë mua, kur unë e bëj publike. Ajo është bërë publike, vendoset në dosje dhe vijon puna. Nëse përbën provë e vendos gjykata.

Ky material, që është marrë me diktofon, një njeri me akses mbi radiot e drejtuesve e ka përdorur diktofonin dhe e ka regjistruar komunikimin, para, gjatë dhe pas vrasjeve. Pas vrasjeve komunikimi është edhe më i ftohtë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vendimi 100 që është dhënë nuk bazohet në prova dhe fakte. Nuk kemi vrasje aksidentale nga plumba rikoshetë, por vrasje që janë bërë me urdhër në mënyrë të koordinuar dhe me armë të shtetit shqiptar.

Ata nuk janë thjesht rekrutë që mund të kenë humbur toruan, por me drejtuesin më të lartë të gardës.

Nuk e dorëzuam materialin, sepse nuk kishim besim se do të hetohej dhe pas një viti tregon se kemi patur të drejtë. Materiali i publikuar nga media, të çon në, a ekziston ky server? Kjo na e tregoi ekspertiza e FBI, për kamerat, që tha se serveri është fshirë pasi është kopjuar materiali. Në rastin konkret i sollëm prokurorisë një fakt që ky material ekziston dhe ka edhe provën që vendimi i parë i gjykatës është i padrejtë."

Hoxha hap inçizimin: “Duhet të hapet zjarr luftarak, ky është urdhëri”. “Gjakos, qëllo”. Pastaj vjen urdhëri i dytë pas shtatë sekondave për të ndaluar.

Në një fragment për 7 sekonda ka ndodhur kjo hata.

Pas 13 vitesh, një ngjarje kaq e dokumentuar është pa autorë. Ne merremi me predhën, se kush armë e nxorri, kur në fakt është ngjarje krejt tjetër. Ngjarja është me një dimension tjetër. Nuk është punë gardistësh. Kjo është një çështje krejt tjetër. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është një shpresë, sepse çertifikoi se ky është një krim shtetëror.

Cfarë ka ndodhur deri tani?

Deri tani, nuk u pyet as Sali Berisha, as Bamir Topi, Ilir Meta dhe Edi Rama, as deputetë të tjerë që iu hoq imuniteti", tha Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj