LIVE UPDATES
Aktualitet

Dumani: Dogja magazinën e perdeve për Florenc Çapjan, pronarët kishin refuzuar t’i paguanin gjobën

Në dëshmitë e reja që ka dhënë para prokurorëve të SPAK, i penduari ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të parë, duke treguar se lidhjen e tij me Florenc Çapjan, e ka bërë pikërisht Eljo Bitri, tashmë i arrestuar në Hollandë për llogari të SPAK. Sipas të penduarit, Çapjat i kanë kërkuar takim pasi dyshonin se Dumani, kishte marë pjesë në goditjen me armë ndaj tyre. Por në fakt sipas tij, qëllimi i vërtetë i tyre, ishte për ta rekrutuar dhe përdorur kundrejt pagesës për goditjen e Sokol Sanxhaktarit dhe njerëzve të Suel Çelës.

11 Nëntor 2023, 11:29 Nga Elton Qyno
Dumani: Dogja magazinën e perdeve për Florenc Çapjan,
Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, njeriu që ka pranuar të tregojë disa prej krimeve të kryera në Shqipëri, duke lidhur kontrata vdekje me anëtarë të grupeve kriminale në vend, ka treguar detaje të reja në takimet që ka kryer në vitin 2020 me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Në dëshmitë e reja që ka dhënë para prokurorëve të SPAK, i penduari ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të parë, duke treguar se lidhjen e tij me Florenc Çapjan, e ka bërë pikërisht Eljo Bitri, tashmë i arrestuar në Hollandë për llogari të SPAK. Sipas të penduarit, Çapjat i kanë kërkuar takim pasi dyshonin se Dumani, kishte marë pjesë në goditjen me armë ndaj tyre. Por në fakt sipas tij, qëllimi i vërtetë i tyre, ishte për ta rekrutuar dhe përdorur kundrejt pagesës për goditjen e Sokol Sanxhaktarit dhe njerëzve të Suel Çelës.

Ripyetja e Dumanit është kryer për shkak të administrimit të një sërë bisedash të reja të aplikacionit “SKY”, ku siç tregon ai të gjitha komunikimet për punë vrasjesh me Florenc Çapjan, i ka kryer në telefon të kriptuar “Sky”. SPAK në këtë periudhë është duke verikuar thëniet e Dumanit me bisedat në “SKY” që ai ka kryer me eksponentë të ndryshëm në Elbasan, Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier etj.

Në dëshminë e tij të re, Dumani, ka treguar se veç marëveshjes kundrejt 200 mijë euro që ka lidhur me Florenc Çapjan, për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndërin e Qazim Sejdinit, Florenci i ka kërkuar dhe dy punë të tjera kriminale.

Vrasjen e dy vëllezërve në Elbasan dhe djegien e një magazine perdesh që ndodhej në zonën e Fushë-Mbretit. Djegia e magazinës është bërë kundrejt një vlere prej 5 mijë eurove. Djegien e magazinës, Dumani tregon se e kanë kryer në vitin 2020 së bashku me Eljo Bitrin dhe Ervis Çaushollin alias “Vis Korçari”. Ky i fundit ishte shofer i një makine të marë me qëra, ndërsa Bitri dhe Dumani ishin zjarrvënësit.

Të dy së bashku ata hodhën 5 litra benzinë, sasi e cila sapo mori flakë rrezikoi të diqte dhe vetë Eljo Bitrin.

Shkak për djegien e këtij biznesi, ishte se Çapjat i kishin vendosur gjobë financiare, por dy vëllezërit pronarë kishin refuzuar të paguanin, ndaj dhe duhej të ndëshkoheshin me shkatërimin e biznesit.

“…këtë punë e kam bërë, për të krijuar besim te Çapjat, me idenë që unë jam i gatshëm të punoj me ju…”-ka treguar i penduari.

Në dëshminë e siguruar nga “Ora News” i penduari Nuredin Dumani tregon se:

“…dua të s’qaroj se, në vitin 2020 me porosi të Florenc Çapjas unë bashkë me “Vis Korçarin” dhe Eljo Bitrin, kemi djegur një magazinë perdesh. Personat që kishin këtë magazinë ishin dy vëllezër që merreshin me tregtim tekstilesh. Këtyre personave Çapjat, ju kishin vënë gjobë, ata nuk e kishin paguar gjobën dhe këta na dhanë ne 5 mijë Euro për djegjen e magazinës…”.

Më tej Nuredin Dumani, ka shpjeguar para prokurorëve të SPAK se teksa janë afruar në zonën ku ndodhej magazina e perdeve, dy targat e makinës i kanë mbuluar me gazetë, me qëllim mos identifikoheshin nga kamerat e zonës apo ndonjë rroje.

“…ne të tre bashkë, unë, Eljo dhe Visi shkuam atë natë te vendi ku ishte magazina diku në afërsi të zonë së Fushë-Mbretit, por se mbaj mend mirë pasi ishte dhe natë rreth orës 22:00 ose 23:00. Vendin unë se dija më parë se ku ndodhej. Natën e ngjarje Visi kishe marrë një makinë tip Merceds Benz, C Class 2007-2008, ngjyrë hiri, për të cilin më tha se e kishte marrë me qera. Arritëm te vendi ku ndodhej magazina e tekstileve. Me vete kishkim edhe një bidon 5 kg me benzinë. Gjithashu, kishim edhe një armë pisoletë “Glock” që e mbante Visi.Para se të shkonim te vendi ku ishte magazina i mbuluam targat e makinës me gazetë, duke lënë të pa mbuluar vetëm shkronjën e parë dhe të fundit të targës, kjo pasi nuk e mbulonte gazeta…”.

“…Visi na dërgoi deri te magazina dhe na priti me makinën ndezur.Vendi ku ndodhej magazina ishte benda një hapësire të madhe të rrethuar me avlli brenda së cilësh ishin mesa mbaj mend 3 ose 4 magazina. Te hyrja e portës në krahun e djathtë ishte vendqëndrimi (kabina) e rojes. Brenda përveç magazinave kishte edhe mjete mallrash si kamjona dhe furgona. Magazina që ne kishim objektiv për ta djegur ishte në fund të kësaj hapsire në formë drejtkëndore e ndërtuar me murë dhe e mbuluar me soletë betoni (ishin mgazina të vjetra të kohës së Enverit). Kur shkuam pranë magazinën nuk kishim se si të futeshim brenda pasi kishte dhe kamera dhe sistem alarmi. Pasi e gjetëm se ku ishte magazina, Eljo donte të hapte derën por dera bënte zhurmë. Më pas i thash Eljos që ta hidhnim benzinën nga dritarja e magazinës. E shtymë dritaren dhe ajo u hap pasi nuk ishte e mbyllur nga brenda. Eljo e derdhi të gjithë benzinën nga dritarja, por muri nga brenda poshtë në fund të dyshemesë kishte një të çarë dhe benzina kishte dalë edhe jasht aty ku ishim ne nën këmbët tona…”-tregon Dumani.

Ky i fundit se në përpjekje për ti vënë zjarrin benzinës, Eljo Bitri, ka marë dhe vetë flakë në pjesën e këmbëve. Fikjen e tyre, siç tregon i penduari e ka bërë Dumani.

“…pasi Eljo e ndezi benzinën mori edhe vetë flakë, pasi poshtë këmbëve të tij kishte rrjedhur benzina nga brenda jashtë. Më pas u hodha direkt dhe e fika flakën që kishte Eljo nga këmbët dhe u larguam të dy me vrap. Jashtë po na priste Visi me makinë. Më pas ikëm të tre dhe mua më dërgoi Eljo në Durrës me makinën e tij “Mercedes Benz CLS”,pasi unë nuk kisha patentë. Këtë punë e bërë për të krijuar besim te Çapjat, me idenë që unë jam i gatshëm të punoj me ju…”./ORANEWS

nuredin dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj