LIVE UPDATES
Aktualitet

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj dhe 2 ndryshimet që i hapin rrugë përfitimit të parave publike

Si u projektua Durana? VKM-ja e qeverisë e lëshoi truallin në Xhafzotaj 1 vit përpara se Durana të themelohej. Fill pas regjistrimit, si kërpudhat pas shiut, 50 kompani u regjistruan për të përfituar lehtësira fiskale por pas goditjes Agasi-Beqiri, asnjë aktivitet ekonomik nuk është regjistruar në park.

15 Janar 2026, 15:28 Nga DOSJA

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Imagjinoni për një moment që biznesi juaj aktual, të mos ketë asnjë tatim. Mendoni sikur pagat e punonjësve tuaj të përjashtohen nga të gjitha taksat për 10 vite. Shtoni te mendimet që të gjitha mallrat, pajisjet dhe shërbimet tuaja të përjashtohen nga TVSH-ja, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga taksat për pasuritë e paluajtshme. Gjithashtu mendoni që shteti t’ju paguajë për trajnimin e punonjësve tuaj. Që kontributet për sigurimet të paguhen gjithmonë në nivelin e pagës minimale. Një ëndërr? Quhet Durana.

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Dhe aktualisht është kryefjala e denoncimeve në media për dyshime se ky projekt është një ‘parajsë fiskale’.

Por çfarë është Durana?

Durana është një park teknologjik i krijuar më 20 shkurt 2025 dhe është pronë e Korporatës Shqiptare të Investimeve. Në bazë të ligjit shqiptar, zhvilluesi i parkut është KSHI dhe drejtoresha Elira Kokona.

Por le të shpjegojmë së pari çfarë do të thotë një park teknologjik. Në vitin 2022, presidenti Barjam Begaj dekretoi një ligj të kaluar më herët në Parlament, “për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”.

Ky ligj, është edhe dera e parë hapëse për parqet teknologjike në Shqipëri, si qendra inovacioni të produkteve më të reja teknologjike. Dhe deri këtu, çdo gjë është në rregull. Parku i ri teknologjik kërkon edhe një terren të ri. Për këtë, qeveria i dha Duranës përmes VKM, më 27 mars të 2024, një sipërfaqe me 140.000 m2 në Xhafzotaj në Durrës, që do të përdoreshin për hapjen e këtij parku. Në këtë moment, Durana ende nuk kishte lindur, pasi regjistrimi zyrtar i saj në shtetin shqiptar është bërë më 20 shkurt 2025. Pra gati 11 muaj më pas.

Por edhe pse ka kaluar 2 vite që nga koha kur Durana mori tokën nga shteti, dhe 1 vit nga momenti që u regjistrua, në Xhafzotaj të Durrësit, toka është djerrë. Asgjë nga ajo që shihet nuk duket si një park teknologjik.

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Me çfarë kemi të bëjmë?

Për këtë le të shpjegojmë pak çfarë po ndodhte në Shqipëri ndërkohë që projektohej ndërtimi i Durana Tech Park. Nga 1 janari i vitit  2026, e gjithë industria e zhvillimit dhe prodhimit të softuerëve në Shqipëri hyri në një regjim të ri tatimor. I gjithë ky sektor u përjashtua nga norma e reduktuar me 5% e tatimit mbi fitimin, duke bërë që të gjitha bizneset e kësaj fushe të kalojnë në një regjim standart me 15% të tatimit mbi fitimin. Rekomandimet e FMN dhe BE për mos të patur privilegje ushtruan një presion pozitiv mbi qeverinë shqiptare, duke bërë që në paketën e re fiskale, edhe këto biznese do të trajtoheshin po njësoj.

Por kush janë më të mëdhenjtë e tregut të IT? Kompanitë kryesore të zhvillimit të softwerëve në Shqipëri, përftuese të parave publike deri më tani dihen se janë dyshja Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi të shpallur në kërkim. Shumë prej kontratave të AKSHI-t janë fituar nga Beqiri bashkë me biznesmenin Gëzim Hoxha. Ky i fundit me kompaninë e tij FIRST, në vetëm 1 tender sekret nga AKSHI ka përfituar plot 60 milionë euro.

Kështu, 53 kompani, të listuara në këtë tabelë, u bënë pjesë e “DURANA” duke përfituar lehtësirat fiskale që do të hynin për ta në fuqi nga 1 janari i vitit 2025, kohë kur paralelisht konkurrentët e tyre në sektor do të paguanin 15% tatimin mbi fitimin përfshirë edhe detyrime të tjera.

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Kështu që vendimi për tu bërë pjesë e Duranas kundrejt një tarife prej 50 euro në vit ishte qartësisht në interesin e tyre.

Skema e ndërtuar për t’ju dhënë lehtësi këtyre bizneseve bie ndesh ndërkohë me ligjin shqiptar për procedurat tatimore, por edhe ligjin e miratuar në vitin 2022 për parqet teknologjike. Ligji i 2022, në pikën 12 të tij përcakton qartë se transferimi i një veprimtarie ekzistuese në territorin shqiptar në park, me qëllim kryesor përfitimin e lehtësive të parashikuara në këtë ligj, është i ndaluar. Çdo transaksion, që në thelb rezulton  në  transferimin  e  veprimtarisë  ekonomike  sipas  përcaktimit  të  mësipërm,  është  i ndaluar. Përkthimi i tij krahasuar me ligjin për procedurat tatimore, ndalon që një biznes ose ortakë të rishpikë veten në një tjetër emër por me aktivitet të ngjashëm vetëm për të shpëtuar nga detyrimet fiskale.

Nga verifikimi që ZËRI i bëri listës, në mbi 90% të saj, të njëjtët ortakë dhe aksionerë kanë disa kompani të tjera jashtë parkut me të njëjtin status ku ndryshon forma por jo përmbajtja.

Shembulli më i mirë për këtë është biznesmeni Gëzim Hoxha, i cili në Durana ka hyrë me kompaninë “Cybermind” dhe Box Artificial Logic. Brenda parkut, Hoxha hyn me ICT, dixhitalizim, siguri kibernetike, AI, ML, IoT si pjesë e kërkimit dhe inovacionit, ndërsa jashtë me kompaninë First, zhvillon software, SaaS, cybersecurity, sisteme të sigurisë elektronike dhe kibernetike, në një përputhje thelbësore në It dhe kibernetikë. Të dyja kompanitë e Gëzim Hoxhës përputhen në fushë, kompetenca, standard dhe output profesional. Kaq do të mjaftonte që në zbatim të ligjit për parqet teknologjike, ai të mos pranohej si anëtar i Durana. Kjo nuk ka ndodhur. Ai bashkë me kompanitë e Beqirit, Agasit, Koromanit, Cikos etj, janë bërë pjesë e Durana.

ZËRI iu drejtua me një kërkesë për informacion zhvillueses së Parkut, znj. Elira Kokona. Pyetjeve tona se cilat kanë qenë procedurat e pranimit të kompanive, filtrat për të shmangur një kalim fiktiv të veprimtarisë në Durana, deri në publikimin e artikullit, nuk kanë marrë një përgjigje.

Ndërkohë burime i thanë ZËRI se këto kompani nga 1 janari deri më 15 janar, nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik qoftë edhe virtualisht si pjesë e Durana, gjë që ngre dyshime për suksesin e Duranas që fill pas goditjes së dyshes Agasi-Beqiri nga SPAK, nuk kanë kryer asnjë shërbim ekonomik.

Plani u prish?!

ZËRI u konsultua me shumë ekspertë IT dhe kontabilistë që shpjeguan sesi Durana do të funksiononte dhe se deri tani “pasoja nuk ka ardhur”. E projektuar si qendër inovacioni dhe kërkimi dixhital, çdo ditë që kalon Durana duket si një strehë fiskale për klientë favoritë që janë furnizuar nga kontratat publike.

“Baza ligjore ndalon shoqëritë tregtare (sh.p.k.) që të riprodhojnë ose riorganizojnë aktivitetin e tyre brenda entiteteve të “përshtatura” si parqet teknologjike, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Ligji synon të parandalojë pikërisht skemat ku një kompani mbyll ose dobëson aktivitetin jashtë parkut dhe e rihap praktikisht të njëjtin aktivitet brenda parkut teknologjik, për të përfituar nga lehtësitë tatimore. Po ashtu, ndalohet që aksionerët apo ortakët e një kompanie ekzistuese jashtë parkut teknologjik të hapin një kompani tjetër me të njëjtin ose thelbësisht të ngjashëm aktivitet brenda parkut, nëse qëllimi është shmangia e taksave, kontributeve apo detyrimeve të tjera ligjore. Kjo vlen edhe në rastet kur ndryshohet vetëm emri i subjektit, por ruhet struktura reale e biznesit, klientët, stafi ose modeli i funksionimit.

E gjithë kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me paketën e re fiskale, e cila solli ndryshime të ndjeshme për sektorin e teknologjisë së informacionit. Konkretisht, tatimi mbi fitimin për kompanitë IT u rrit nga 5% në 15%, pas kërkesave të përsëritura nga Bashkimi Europian, me arsyetimin se regjimi preferencial krijonte shtrembërime tregu dhe konkurrencë të padrejtë.

Për të shmangur këtë rritje të barrës fiskale, disa kompani planifikuan që nga 1 janari të transferonin aktivitetin e tyre në zonën e Durranës (Durana), e shpallur si park teknologjik, ku parashikohen taksa zero ose lehtësime ekstreme fiskale. Në këtë skemë përfshiheshin edhe kompani të lidhura me emra të njohur të sektorit, si ato të grupit të Gysit, Ermalit, Gëzimit, etj., të cilat synonin të vazhdonin të njëjtin aktivitet ekonomik, por nën një regjim shumë më të favorshëm tatimor.

Megjithatë, legjislacioni aktual dhe parimi i “substance over form” (thelbi mbi formën) u jep të drejtë institucioneve tatimore që ta konsiderojnë këtë veprim si shmangie fiskale, nëse provohet se aktiviteti real nuk ka ndryshuar dhe se parku teknologjik po përdoret vetëm si strehë ligjore për të mos paguar taksat.”-shpjegoi një kontabilist për ZËRI në kushtet e anonimatit.

Deri më tani, ëndrra e një parajse fiskale është ngrirë.

A do të merrte Durana para nga shteti? Deri më tani, asnjë transaksion i tillë nuk ka ndodhur.

Nga kërkimet e ZËRI, në fakt ne hasëm në një tjetër tentativë për të ndryshuar ligjin e vitit 2022.

Një projektligj i propozuar nga deputeti socialist Ramion Kurti, i kaluar tashmë për shqyrtim në Parlament për disa shtesa në ligjin për “Parqet teknologjike dhe shkencore” parashikon dy ndryshime të rëndësishme që prekin direkt parkun e vetëm teknologjik të vendit, që është Durana. Konkretisht, në gërmën (dh), në fund të paragrafit shtohet fjalia” " Përdoruesi rezident i parkut regjistrohet në territorin e parkut me NIPT/NUIS parësor ose/dhe me NIPT/NUIS dytësor në territore të ndryshme nga territori i parkut."

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Ky ndryshim përcakton në thelb se përdoruesit e parkut, mund të kenë dy nipte. Njërin brenda parkut dhe një tjetër jashtë parkut, por duke gëzuar privilegjet e parkut. Ky ndryshim është një derë e hapur që hyrja në Durana të jetë vetëm formale, ndërkohë që aktiviteti të vazhdojë jashtë parkut.

Një tjetër ndryshim i përgatitur në parlament është edhe përfitimi nga paratë publike. Më konkretisht, në nenin 5 të po këtij ligji parashikohet që kompanitë e parkut, mund ti shesin enteve publike ose sipërmarrjeve të përbashkëta, produktet e prodhura në park me një cmim më të ulët.

“(c) përfitojnë, në mënyrë preferenciale, mallrat/shërbimet/krijimet/produktet e realizuara në park nga një përdorues që ka aksioner mbi 51% një ent publik apo një shoqëri të përbashkët / sipërmarrje të përbashkët me nje enti publik kundrejt një cmimi preferencial që parashikohet në "Marëveshjen e bashkëpunimit për një produkt inovativ" bazuar në kontratën e modelit tip të miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave. (ç) lidhin marrëveshje bashkëpunimi për një produkt inovativ me përdoruesit të cilët kanë aksioner një apo më shumë ente publike përfshirë edhe zhvilluesin, lidhur me mallrat/shërbimet/produktet inovative/krijimet e tyre në park.”-thuhet në projektligjin e dorëzuar në Kuvend, që në një kuptim më të gjerë do ti hapte rrugën në të ardhmen anëtarëve të Durana të hynin në tendera publikë në fushën e teknologjisë.

'DURANA PARADISE'/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj

Në fund, ajo që shihet nga historia e Duranas është një paralajmërim se transparenca dhe kontrolli janë thelbësorë për çdo skemë që preket nga paratë publike dhe privilegjet fiskale. Durana mund të bëhet një qendër inovacioni që sjell vlerë reale për ekonominë dixhitale, por vetëm nëse aktiviteti brenda parkut është i matshëm, real dhe i ndarë nga çdo lloj shfrytëzimi fiskal të dyshimtë.

Nëse kjo nuk ndodh, Durana rrezikon të mbetet simbol i privilegjeve për pak të zgjedhur, një “parajsë fiskale” e ngrirë që nuk krijon inovacion dhe nuk shërben për zhvillimin e sektorit. Për shqiptarët, dhe për ata që duan një treg të ndershëm IT, pyetja e vetme që mbetet është: A do të ketë një aktivitet ekonomik Durana jashtë gardhit të përfituesve të kontratave publike? Projektligji i fundit, i propozuar nga deputeti Ramion Kurti duket se do të thellojë këto privilegje, ndërkohë që hetimi i SPAK për faktin se Durana nuk ekziston në terren vazhdon!/ZËRI

durana  skema durana durana tech ergys agasi ermal beqiri


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje