Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata e Durrësit ka dënuar Buçezën me burg për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
DURRËS- Një 33-vjeçar i cili ishte në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se Ilir Buçeza 33 vjeç, ishte në arrati prej 3 muajsh, pasi plagosi me armë zjarri djalin e xhaxhait 24-vjeçarin Eduart Buçeza.
Gjykata e Durrësit ka dënuar Buçezën me burg për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ngjarja ka ndodhur më 21 maj të këtij viti, në fshatin Shënavlash, ku Ilir Buçeza plagosi me armë zjarri para banesës së shtëpisë djalin e xhaxhait Eduart Buçezën. Ky i fundit u paraqit në spitalin e Durrësit i plagosur në këmbë me armë zjarri.
Menjëherë pas ngjarjes u publikuan dhe pamjet e plagosjes ku 33-vjeçari futet nga porta e banesës dhe pasi ka bërë disa hapa para është përballur me kushëririn e tij i cili është afruar i qetë, duke mos pasur dijeni për armën. Pasi janë afruar Ilir Buçeza ka drejtuar armën drejt 24-vjeçarit dhe e ka qëlluar tre herë me plumb, njëri prej të cilëve i ka prekur këmbën.
Pasi ka lënë të plagosur kushëririn e tij autori është larguar me vrap, në drejtim të paditur. Nga raportimet thuhet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Shënavlashi", për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
Plagosi me armë zjarri, një 24-vjeçar, rreth 3 muaj më parë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori kundër Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin Ilir Buçeza 33 vjeç.
33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. B., 24 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Alban Kukaviqi TURQI- 60-vjeçari Alban Kukaviqi, i cili u përplas nga një gomone në Vlorë gjatë pushimeve në...
Edvin Bode dhe Edmond Papa MEMALIAJ- 44-vjeçari Andrew Bode, i njohur dhe me emrin Ervin, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e...
Andrea Kalemi GJIROKASTËR- 52-vjecari Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi është prangosur ditën e sotme në banesën e tij n&eu...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur situatën e zjarreve në vend, për 24 orët e fund...
Elvis Kosova TIRANË- Detaje të tjera kanë dalë nga skema e mashtrimit për të vjedhur një makinë tip 'Audi R8' ...
MEMALIAJ- Vrasësi i biznesmenit Edmond Papa, Andrew Bode është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj. Bode i shpallur në k&eu...
Burgu GREQI- Një 45-vjeçar dhe një 42-vjeçar shqiptarë janë përfshirë në një sherr masiv me dy person...
Zjarri LEZHË- Vatrja e zjarrit në fshatin Kallmet të Lezhës vijon të jetë aktive edhe ditën e sotme. Për ...
Elvis Kosova TIRANË- Një 38-vjeçar me emrin Elvis Kosova ka rënë në pranga ditën e sotme për mashtr...
Policia FIER- Një 48-vjeçar me emrin Altin Stopani alias Erion Veliu është arrestuar ditën e sotme nga Polica në ...