LIVE UPDATES
Aktualitet

Dy vite nga dhuna në Zveçan/ REL: Për disa fillimi i fundit, për të tjerë një stabilitet i ri

Më 29 maj 2023, në Zveçan ndodhi një përleshje e dhunshme mes protestuesve serbë dhe trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Protesta ishte thirrur kundër hyrjes së kryetarit shqiptar në ndërtesën e komunës, pasi serbët i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale me thirrje të Listës Serbe– partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.

29 Maj 2025, 08:12 Nga M.B
Dy vite nga dhuna në Zveçan/ REL: Për disa fillimi i fundit,
Foto ilustruese

KOSOVA- Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri të vendit – dy vjet pas dhunës mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it – është “e qetë, por delikate” dhe se “shumëçka ka ndryshuar për mirë”, banorët serbë të kësaj zone thonë se situata nuk ka qenë kurrë më keq.

Personat me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë e përshkruan jetën e tyre pas majit të vitit 2023 si krejt të ndryshme, duke e cilësuar atë muaj si “pikë kthese”, kur nisi mbyllja e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë në Kosovë.

Më 29 maj 2023, në Zveçan ndodhi një përleshje e dhunshme mes protestuesve serbë dhe trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Protesta ishte thirrur kundër hyrjes së kryetarit shqiptar në ndërtesën e komunës, pasi serbët i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale me thirrje të Listës Serbe– partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. Si rezultat, në krye të komunave me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok –erdhën kryetarë shqiptarë.

Nga përplasjet në Zveçan mbetën të plagosur rëndë dhe lehtë 93 ushtarë të KFOR-it që ishin të dislokuar para ndërtesës së komunës. Ndërkohë, u lënduan edhe rreth 50 serbë, shumë prej të cilëve më pas u larguan në Serbi dhe aktualisht nuk janë të qasshëm për drejtësinë në Kosovë.

KFOR-i e cilësoi sulmin ndaj pjesëtarëve të tij si “të paprovokuar dhe plotësisht të papranueshëm”, duke kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit në dhunë të “ndiqen urgjentisht penalisht”. Ky mision ndërkombëtar shprehu gjithashtu shpresën se edhe autoritetet në Serbi po hetojnë personat që u kthyen atje pas trazirave.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informata nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria për numrin e personave të ndjekur penalisht deri tani dhe për ndonjë proces në vazhdim lidhur me sulmin ndaj KFOR-it, por nuk ka marrë përgjigje. Përgjigje për këtë çështje nuk dha as Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Ajo që dihet publikisht në Kosovë është se më shumë se dhjetë persona janë arrestuar në lidhje me dhunën në Zveçan. Disa janë dënuar me rreth një vit burg, pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë. Meqenëse u është llogaritur koha e qëndrimit në paraburgim, këta persona tashmë janë në liri, ndërsa të tjerë janë mbrojtur në gjendje të lirë. Nga ana tjetër, ende nuk dihet nëse drejtësia serbe ka hapur apo po zhvillon ndonjë hetim për rastin e sulmit ndaj KFOR-it.

Policia e Kosovës: Situata e sigurisë në veri është nën kontroll

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë kujton se më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan ndodhi, siç e përshkruan ai, një “luftë e vogël”. Por, sipas tij, sot situata është “krejtësisht ndryshe”.

“Gjendja është ende delikate për shkak të aspektit politik, por është e qetë”, thotë Elshani. Ai thekson se Policia e Kosovës tani ka “kontroll të plotë” mbi sigurinë në veri dhe se nuk ka më “grupe të armatosura” që punojnë për destabilizim.

Më 29 maj 2023, në turmën e protestuesve serbë kishte edhe persona me maska, të cilët u përfshin në përleshje me ushtarët e KFOR-it duke përdorur shok-bomba, koktej molotovi dhe mjete të tjera të forta.

Këto trazira u shndërruan në pikënisjen e tensioneve të reja në veri të Kosovës, që kulmuan në shtator 2023 kur një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë pranë Zveçanit. Në atë sulm u vra rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit mbetën të vrarë edhe tre sulmues serbë.

“Nuk ka më grupe të armatosura në Kosovë. Sa i përket veriut të Kosovës, mund të themi se është e sigurt. Situata ka ndryshuar shumë”, thotë Elshani. Ai shton se Policia e Kosovës është në kontakt të përhershëm me KFOR-in për çështjet që lidhen me veriun dhe se bashkërisht organizojnë patrullime ose shkëmbejnë informacione të rëndësishme.

Çfarë thonë qytetarët?

Jellena nga Mitrovica e Veriut thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë dy vjetëve të fundit është ndier “e vetmuar dhe e përjashtuar”.

“Sikur askujt nuk i intereson më për njerëzit”, thotë ajo.

Sipas saj, vendimet e institucioneve të Kosovës në këtë periudhë kanë ndikuar negativisht në jetën e komunitetit serb. Si shembull përmend ndalimin e përdorimit të dinarit dhe mbylljen e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

“Gjithçka u bë edhe më e vështirë – duhet të shkosh deri në Rashkë [qytet në Serbi] për të tërhequr paratë. Çdo gjë është e komplikuar, njerëzit nuk i besojnë më askujt, ndihen të tradhtuar”, thotë Jellena.

Serbët në Kosovë nga buxheti i Serbisë marrin pensione, paga apo ndihma sociale, por që nga fillimi i vitit 2023, kur Banka Qendrore e Kosovës miratoi një rregullore që përcakton euron si të vetmen valutë të lejuar, këto pagesa janë të vështirësuar. Ivani, gjithashtu nga veriu, thotë se jeta e serbëve është përkeqësuar ndjeshëm në dy vjetët e fundit.

“Gjërat kanë shkuar shumë larg, jeta është zbehur, nuk ka më komunikim me autoritetet lokale”, shprehet ai.

Sipas tij, situata është rënduar më tej nga mbyllja e institucioneve që ishin nën autoritetin e Qeverisë së Serbisë.

“Rrugët janë të zbrazëta”, thotë ai.

Kosova i konsideron institucionet, që punojnë sipas sistemit të Serbisë, si struktura paralele dhe të paligjshme. Procesi i mbylljes së tyre nisi zyrtarisht në fillim të vitit 2024, por një hap i madh drejt kësaj ishte marrja nën kontroll e ndërtesave komunale në maj 2023. Para këtij veprimi, komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut funksiononin në të njëjtat objekte me të ashtuquajturat organe të përkohshme komunale të Serbisë. Në disa raste, kryetarët e komunave ishin të njëjtit në të dy sistemet.

Bojana nga Mitrovica e Veriut thotë se dy vjetët e fundit kanë qenë “më të këqijat e jetës” së saj. Ajo përmend si probleme mbylljen e institucioneve serbe, shtimin e pranisë së Policisë së Kosovës dhe mungesën e besimit ndaj institucioneve të Prishtinës dhe vendimeve të tyre.

“Gjithçka ka shkuar tatëpjetë, nuk ka ndodhur asgjë e mirë”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, shqiptarët që jetojnë në veri e përjetojnë situatën ndryshe. Për ta, gjendja e sigurisë “nuk ka qenë kurrë më e mirë”.

Përveç kësaj, ka nisur edhe procesi i kthimit të shqiptarëve të zhvendosur. Një prej tyre është Zahir Mehmeti, me të cilin ekipi i Radios Evropa e Lirë bisedoi disa muaj më parë. Ai tha se është kthyer në shtëpinë e tij pas 24 vjetësh, falë ndihmës së autoriteteve kosovare. Mehmeti theksoi gjithashtu marrëdhëniet e mira me fqinjët serbë në Mitrovicën e Veriut, ku ata përbëjnë shumicën.

“Situata në veri është gjithmonë e brishtë”

Eksperti i sigurisë nga Prishtina, Nuredin Ibishi, vlerëson se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por mbetet e brishtë dhe se ekziston gjithmonë rreziku i përshkallëzimit për shkak të ndikimit të Serbisë. Autoritetet në Kosovë besojnë se Serbia qëndron pas sulmit në Banjskë dhe tensioneve të tjera në veri, megjithëse kjo mohohet kategorikisht nga Beogradi zyrtar.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Ibishi thotë se pas sulmit të armatosur në Banjskë janë gjetur dëshmi për ekzistencën e një formacioni paraushtarak të udhëhequr nga Millan Radoiçiç, i cili, sipas tij, lëviz shpesh në afërsi të kufirit me Kosovën. Prandaj, shton ai, rreziku për një përshkallëzim të mundshëm mbetet gjithmonë prezent.

Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë. Në Kosovë ai lidhet gjithashtu me aktivitete kriminale, korrupsion, krime lufte, vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç dhe frikësimin e dëshmitarëve në procese gjyqësore.

“Veriu i Kosovës mbetet një pikë e nxehtë potenciale. Mund të ndodhë përshkallëzim. Aktualisht situata është nën kontroll – nuk ka trazira publike, sulme ndaj policisë apo gazetarëve, nuk ka shpërthime. Gjendja është më e mirë, por për një stabilizim të qëndrueshëm nevojiten bisedime në nivel politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Ibishi.

Kosova dhe Serbia janë përfshirë në një proces dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por dialogu në nivel politik është bllokuar që nga sulmi në Banjskë në shtator të vitit 2023./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj