16 Shkurt 2023, 16:25
Nga k.m.
Blendi Gonxhe
Për të marrrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë Lekë. Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.
Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.
“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit,”- thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.
Sipas marrëveshjes, për të shmangur abuzimet, çdo autoshkollë do duhet të deklarojë të gjitha të ardhurat tatimore dhe orët që do zhvillojë secili aplikant për leje drejtimi.
“Nuk mundet më të regjistrosh kursantë në autoshkollë në rast se nuk ke provuar në dokumentacionin e regjistrimit është kryer një proces i gjithi i formalizuar edhe i cili përfshin të gjitha kostot e domosdoshme minimale të autoshkollimit.”
Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi brenda muajit Mars. Një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë./ Tv Klan
blendi gonxhe rritet cmimi i patentes
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 16:20
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 15:37
A.B
FIER- Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 15:31
I.A
termocentrali
TIRANË- Impianti fotovoltaik lundrues i Statkraft në rezervuarin e hidrocentralit të Banjës në Shqipëri ka nj&e...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 15:13
a.l
Policia kufitare
TIRANË- Departamenti i Policisë Kufitare / Intensifikohen kontrollet në hyrje/dalje, me shërbime të shtuara ...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 15:00
I.A
Fojra fati
TIRANË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për lojëra fati. Mësohet se këta pe...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 14:51
I.A
Karabinieret
ITALI- Një grup kriminal shqiptar është shkatërruar nga policia italiane, pasi një operacioni të mirë orga...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 14:58
A.B
Makina
TIRANË- Përmbyset në rrugën e Rinasit një makinë e blinduar e cila përdoret për të transportuar vlera m...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 14:46
A.B
Policia
HIMARË-Perik Biti është arrestuar nga policia pasi iu janë zbuluar në banesë armë dhe municione. Si rezulta...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 14:45
F.M
Gjimnazi
KURBIN- 17-vjeçari që plagosi me armë zjarri adoleshentin në gjimnazin “At Shtjefën Gjeçovi”, ë...
Aktualitet
16 Shkurt 2023, 14:36
F.M
Svetlana Timofeeva
ELBASAN- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për lejimin e ekstradimit të 33-vjeçares ruse Sv...