9 Shkurt 2024, 12:52
Nga DOSJA
Gjykata e Apelit Elbasan
ELBASAN- Gjykata e Apelit të Elbasanit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, lidhur me masën e sigurisë “arrest me burg” për 65-vjeçarit Algjir Skilja. Ai ishte arrestuar si i dyshuar për marëdhënie seksuale me një 6-vjeçare. Ngjarja e dyshuar ka ndodhur në vitin 2015.
I arrestuari kërkoi ndryshim të masës në detyrim paraqitjeje ose arrest me burg. Por Gjykata e Shkalës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan rrëzoi kërkesë e tij duke e lënë në arrest me burg.
Çështje u apelua dhe Gjykata e Apelit Elbasan rrëzoi masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë. Apeli tha se nuk ka prova për të pasur dyshim të arsyeshëm mbi personin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm e tij.
Njoftimi i Plotë i Gjykatës së Apelit Elbasan:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka zhvilluar gjykimin lidhur me revokimijn e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. S, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, në alternativë zëvendësimi i masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. S, nga “arrest me burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale në caktimin e masës së sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit Procedurës Penale, si dhe në alternativë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 903 , datë 21.12.2023, ka vendosur:
-Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit A. S.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale A. S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke e hetuar shtetasin A.S nën masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” si dhe në alternativë “arrest në shtëpi”.
Gjykata e apelit, pasi shqyrtoi provat e marra gjatë hetimeve paraprake dhe kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes në ngarkim të të dyshuarit A.S, vlerësoi se nga provat, vërtetohet fakti se mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi nën hetim ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal, si një nga kushtet për caktimin e masës së sigurimit, gjë që bazuar në nenin 260/1 të Kodit të Procedurës Penale, passjell revokimin e masës së sigurimit.
Në përfundim të gjykimit, më datë 08.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Dritan Hasani, vendosi:
-Ndryshimin e vendimit Nr. 903 , datë 21.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan , në këtë mënyrë;
-Revokimin e masës së sigurimit “Arresti në burg” të caktuar ndaj të dyshuarit A. S me vendimin Nr. 567, datë 23.08.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. -Urdherohet lirimi i menjehershem i të dyshuarit A. S, nese nuk mbahet per shkaqe te tjera te ligjshme.
– Kunder ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gjykaten e Larte, brenda 45 diteve nga e nesermja e njoftimit te vendimit.
gjykata e apelit elbasan gjykata e shkalles se pare elbasan
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 12:25
E.d
Policia
TIRANË- Arrestohen 3 persona në Tiranë të cilët ishin shpallur në kërkim. 32-vjeçari ishte shpallur n&eum...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 12:28
S.N
Foto Ilustrim
MALËSI E MADHE- Në një banesë në fshatin Omaraj në Malësiënë e Madhe ka rënë zjarr. Zj...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 12:14
E.d
Policia
SHKODËR- Arrestohet një person në Shkodër dhe procedohen 2 punojnës të OSHEE. 60-vjeçari u arrestua pasi ...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 11:56
S.B
foto ilustruese
BERAT- Arrestohet 52-vjeçari i arratisur Hari Bello në Berat, i akuzuar nga Gjykata e Venecias për trafikim të l...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 11:41
S.B
foto ilustruese
FIER- 4 persona po procedohen penalisht në gjendje të lirë në Fier. Policia e Fierit ka konstatuar shkelje si: apl...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 11:29
S.B
foto ilustruese
ELBASAN- 2 persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Elbasanit dhe një tjetër po procedohet në gjend...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 11:24
S.N
Foto Ilustrim
DURRËS- 4 persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Policia e Durrësit arrestoi n&eum...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 11:06
N.F
Armët e sekuestruara
GREQI- Hetuesit e EL.AS kanë zbardhur plagosjes e një gruaje e cila u regjistrua të hënën e kaluar. Nga ...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 11:10
I.A
Bashkia Tirane
TIRANË- Kompania Integrated Energy, në hetim nga SPAK për skemë të madhe mashtrimi me fondet publike për nd&eu...
Aktualitet
9 Shkurt 2024, 10:48
N.F
Pamje nga arrestimi
SHKODËR- Forcat Speciale të repartit RENEA kanë vënë në pranga 32-vjeçarin, Shk&eum...