Kaos para Kuvendit/ Qytetarët hedhin vezë, policia përgjigjet ashpër, ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve
Tensione para Kuvendit, protestuesit shkulin gardhin metalik, hedhin vezë drejt tyre 23 Korrik, 09:08 Protest...
Tensione para Kuvendit, protestuesit shkulin gardhin metalik, hedhin vezë drejt tyre 23 Korrik, 09:08 Protest...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Prokuroria Themelore në Prishtinë shkroi në Facebook se dy zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe se akuzohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Autoritetet në Kosovë njoftuan se i kanë ndaluar dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme nën dyshimin se kanë anashkaluar ligjin duke u lëshuar leje qëndrimi në Kosovë disa të huajve në këmbim të përfitimit financiar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë shkroi në Facebook se dy zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe se akuzohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Policia dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë i arrestuan ata së bashku me një person tjetër të mërkurën, pas një hetimi disamujor në këtë çështje, tha Prokuroria.
Arrestimi i tyre u përshëndet nga ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla.
Njëri nga zyrtarët e arrestuar punon në Divizionin për të Huaj, ndërsa tjetri në Agjencinë e Regjistrimit Civil, thuhet në njoftim.
Hetimet fillestare tregojnë se zyrtarët e dyshuar, F. Sh., dhe G.J., “kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, përmes të cilit dyshohet se kanë përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme”.
Ndërkaq, i dyshuari me inicialet D.K., dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme me qëllim që t’iu mundësojë personave të tjerë të aplikojnë dhe të pajisen në mënyrë të kundërligjshme me leje qëndrimi në Kosovë, tha tutje Prokuroria.
Prokuroria nuk tregoi se sa të huaj janë pajisur me leje qëndrimi në këtë rast, apo se sa kanë përfituar zyrtarët e dyshuar.
Ndërkohë, Sveçla shkroi në Facebook se e mirëpret vendimin për ndalimin e zyrtarëve të Ministrisë së tij, duke thënë se “ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të integritetit, ligjshmërisë dhe llogaridhënies së çdo zyrtari publik”.
“Luftimi i korrupsionit dhe garantimi i integritetit institucional janë parakushte thelbësore për ofrimin e shërbimeve të drejta, efikase dhe transparente për qytetarët. Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale në dëm të interesit publik dhe të drejtave të qytetarëve për trajtim të barabartë para institucioneve”, tha Sveçla./REL
Foto ilustruse TIRANA- Çmimi i naftës është rritur sërish dhe këtë herë ka shkuar në 206 lekë...
Foto TIRANË- Jona Suli është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit nga detyra të...
Foto ilustruese MALI I ZI- Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë përkohësisht akcizën e karburanteve, me synim zbutje...
Pamje TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrsë dhe kanë nisur marshimin në kryeqytet. Nën thirrjet &ld...
Pamje TIRANA- Aktivisti Ilir Xhemalaj ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Duke folur para qytetar...
Pamje TIRANË- Një performancë simbolike e realizuar nga studentët tërhoqi vëmendjen gjatë protestës qytetare para K...
Qytetari TIRANA- Një i ri bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në protestë, duke rikujtuar se nesër ë...
Pamje TIRANA- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas rastit të arrestimit të 34-vjeçares, e cila është akomoduar&n...
Pmaje TIRANË- Një nga pjesëmarrësit në protestën qytetare të mbajtur në Tiranë u shpreh me tone të ashpra...
TIRANA- Aktivistja Luçiana Kokaj deklaroi se çështja e pronave të Rrjollit është në Gjykatën e Lartë...