LIVE UPDATES
Aktualitet

E ardhmja e turizmit është TI

E pra, kurrë më parë nuk është folur kaq shumë për teknologjinë dhe inovacionin, të cilat kanë pushtuar çdo aspekt të jetës sonë. Ndaj nuk është çudi që gjithë ky impakt që inovacioni ka në jetën ekonomike e sociale të ndjehet si kurrë më parë edhe në Shqipëri, ku ka filluar të gëlojë tashmë një komunitet vibrant start up-esh dhe sipërmarrjesh inovative.

26 Shkurt 2025, 15:38 Nga I.A

E ardhmja e turizmit është TI

A do të na e marrin robotët punën? A mund të punojmë nga shtëpia falë teknologjisë? Me çfarë po merret Mira Murati tani? A do ta shesë Sam Altman ChatGPT? A do ta shpëtojnë planetin makinat elektrike? Po operacionet në distancë falë 5G, sa do ta transformojnë mjekësinë?

E pra, kurrë më parë nuk është folur kaq shumë për teknologjinë dhe inovacionin, të cilat kanë pushtuar çdo aspekt të jetës sonë. Ndaj nuk është çudi që gjithë ky impakt që inovacioni ka në jetën ekonomike e sociale të ndjehet si kurrë më parë edhe në Shqipëri, ku ka filluar të gëlojë tashmë një komunitet vibrant start up-esh dhe sipërmarrjesh inovative.

I përbërë nga biznese të guximshme, të konceptuara e menaxhuara kryesisht nga të rinjtë, ky ekosistem inovacioni, i nxitur fillimisht nga zhvillimet ekonomike dhe sociale në botë, ka shkaktuar efektin e anasjellë, pra e ka kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorë të huaj dhe nomadë digjitalë. Kjo falë ligjeve të favorshme, taksave e kostove të ulëta, por edhe klimës e mënyrës së jetesës.

Duhet theksuar se Shqipëria ka hedhur hapa gjigandë që favorizojnë zhvillimin e ekosistemit të inovacionit, ku kryesoret mbeten miratimi i ligjit për start up-et dhe krijimi i “Startup Albania Agency”, një institucion kyç që lehtëson proceset dhe stimulon start up-et, nomadët digjitalë, sipërmarrjet e lidhura me teknologjinë, etj. Nga ana tjetër, qeveria e stimulon ekosistemin duke mbështetur financiarisht sipërmarrësit e rinj, start up-et apo idetë inovative. Edhe institucionet akademike kanë nisur përpjekjet për të shkuar përtej procesit bazik mësimor, me ambicien për t’u shndërruar në laboratorët ku krijohen dhe zhvillohen idetë e para të biznesit inovativ.

Inovacioni ka depërtuar kështu në çdo fushë të jetës, por një sektor ku ndjehet veçanërisht impakti i tij është turizmi. Ja pse në evente prestigjioze globale si ITB Berlin, i cili do të mbahet këtë vit në kryeqytetin gjerman nga data 3 deri në 6 mars, janë integruar platforma speficike dedikuar inovacionit e teknologjisë, si “TTA - The Marketplace for Technology, Tours & Activities”. Dhe vendi ynë, i cili është është host country në panairin e këtij viti nën petkun e “Albania All Senses”, nuk do të përfaqësohet vetëm nga operatorë turistikë, por edhe nga disa prej elementëve më të spikatur të ekosistemit të start up-eve dhe inovacionit.

Mësohet se “delegacioni” ynë përbëhet edhe nga sipërmarrje inovative si “Albanian Night” e GADK, dy koncepte moderne të promovimit të kulturës, traditës e turizmit shqiptar. Po ashtu të pranishëm do të jenë konceptet e hapësirave të co-working si Destil Creative Hub, me projektin “Space 05” kushtuar promovimit të punëve artizanale apo CooLab me projektin C4Communities, laboratori ku talente vendase takohen me gjenialitetin e nomadëve digjitalë. Pjesë e delegacionit janë edhe start up-e si “Patoko”, theboatapp (e para marine data cloud në vendin tonë) apo Rent from locals, pionierë të teknologjisë e inovacionit në vend. Këto sipërmarrje janë mbështetur nga projekte si EU4Innovation, zbatuar nga GIZ në Shqipëri, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe
Inovacionit, apo grantet e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencisë Startup Albania.

Sigurisht që kryefjala në ITB Berlin do të jenë destinacionet turistike, turizmi sportiv, punimet artizanale, glikotë dhe vera, por në kohët kur jetojmë asgjë nuk mund të kuptohet pa Turizmin Inteligjent, pra Tourism Intelligence ose TI. E ardhmja, por edhe e tashmja e turizmit, është tani dhe është TI!

sam altman chatgpt mira murati albania all senses destil creative hub

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj