LIVE UPDATES
Aktualitet

E denoncuar për zhvatje dhe nën hetim nga SPAK/ “Kredo.al”, 9 mln euro fitim në 2023

Në Bilancin Tregtar të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania “ECFA”, e cila paraqitet me emrin tregtar “Kredo”, ka deklaruar një fitim në shumën 923 milionë lekë të reja për vitin 2023.

26 Gusht 2024, 17:02 Nga M.B
E denoncuar për zhvatje dhe nën hetim nga SPAK/
Aigars Kesenfelds dhe Arlinda Muja

TIRANA- Kompania e mikrokreditit “Kredo.al”, ndaj të cilës ka pasur shpesh denoncime publike për abuzime me normat e larta të interesit, ka arritur një fitim prej 9 milionë euro gjatë vitit 2023, një shifër 20 përqind më e lart se një vit më parë.

Në Bilancin Tregtar të dorëzuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), kompania “ECFA”, e cila paraqitet me emrin tregtar “Kredo”, ka deklaruar një fitim në shumën 923 milionë lekë të reja për vitin 2023.

Një vit më parë, në 2022, fitimet e shoqërisë së kredive të shpejta llogariteshin në 756 milionë lekë, referuar gjithnjë dokumentave të dorëzuara prej vetë saj në QKB.

Kompania “ECFA” operon që prej vitit 2017 në Shqipëri. Ajo është shoqëri aksionere, ku shumicën prej 95.4 përqind e zotëron “AS Eleving Consumer Finance Holding”, ndërsa pjesa tjetër prej 4.6 përqind e aksioneve shpërndahet në disa ortakë të vegjël.

Aksioneri maxhoritar shfaq si pronar fundor letonezin Aigars Kesenfelds, mbi të cilin janë ngritur dritë-hije publike, ku është aluduar për lidhje të tij me enturazhin e Vladimir Putin.

“Kredo.al” është një prej disa kompanive të mikrokreditit, të cilat tashmë janë pjesë e një hetimi të nisur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion.

Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës zhvilloi dy hetime paralele për dyshimet mbi abuzive flagrante nga kompanitë e mikrokredive.

Një prej këtyre hetimeve u veçua dhe iu përcoll për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të sistemit bankar shqiptar dhe një numër i konsiderushëm i kompanive të mikrokreditit, për të cilat ekzistojnë dyshime se kanë vepruar si grup i strukturuar kundër interesave të qytetarëve.

“Boldnews.al” mëson se, në kuadër të këtij hetimi, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë vendosur nën lupë shoqëritë si “MCA”, “Final”, “Iute Albania”, “Kredo.al” e të tjerë.

Denoncimet për “Kredo.al”

Prej disa vitesh, opinioni publik shqiptar po vlon nga akuzat dhe denoncimet kundër institucioneve financiare jo-bankare, të njohura ndryshe si “mikrokreditë”. Deri më tani, këto denoncime publike janë faktuar nga hetimet e prokurorisë për “MCA” dhe “Final”.

Megjithatë, edhe “Kredo.al” nuk mbetet pas në numrin e lartë të denoncimeve publike.

Në vitin 2022, gazetari i njohur, Mentor Kikia, publikoi denoncimin e një qytetari, i cili deklaronte se “Kredo.al” aplikonte interesa deri në 800 përqind të vlerë së kredisë.

Në një rast tjetër, një qytetar denoncoi publikisht se “Kredo.al” kishte aplikuar një interes 71.29 përqind, shifër e cila është disa herë më e larta se sa ajo për të cilën është licensuar kompania e kredive të shpejta.

Raste të ngjashme gjenden rëndon në media, kryesisht ato on-line, ku qytetarët shprehim pretendimet dhe denoncimet e tyre për ato që ata i konsiderojnë si “abuzive të Kredo.al”.

Abuzimet në Kosovë

Denoncimet për abuzime të kompanisë së kredive të shpejta “Kredo.al” nuk janë një gjë e re për këtë kompani dhe nuk ndodhin vetëm në Shqipëri.

Në Kosovë, letonezi Aigars Kesenfelds i “Kredo.al” krijoi kompaninë e mikrokreditit “Monego”.

Kjo shoqëri, së bashku me “Iute Credit Kosovo” u shndërruar në një problem shumë të madh për mijëra qytetarë kosovarë, të cilët provuan mbi kurrizinin e tyre abuzimin me interesat e larta të kredive.

Në dhjetor 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi heqjen e licensën për “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, kjo e fundit në pronësi të letonezit Kesenfelds.

Në atë kohë, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se “Monego” kishte shfrytëzuar kushtet e vështira financiare të kosovarëve, duke aplikuar kredi të shpejta me norma të pabesueshme të interesit”.

Pas heqjes së licensës së “Monego-s”, gazeta kosovare “Sinjali” bëri një profil mbi njeriun që shfaqet si pronar i asaj kompanie, por edhe i “Kredo.al” në Shqipëri.

Sipas raportimit, Aigars Kesenfelds, milioneri letonez i cili kishte në pronësi “Monegon”, është gjithashtu pronar i vërtetë i rreth 100 kompanive të ndryshme në Letoni.

Të dhënat zyrtare të disponueshme në bazën e të dhënave të SRS në Letoni tregojnë se Aigars Kesenfelds hyri thellë në biznes privat, pasi la administratën shtetërore gjatë krizës, ku ai punoi nga viti 2005 deri në vitin 2009. Në moshën 21 vjeçare, Aigars Kesenfelds filloi të punojë për Këshillin e Qytetit të Liepāja.

Tashmë Aigars Kesenfelds është pronari i vërtetë i 100 ndërmarrjeve të regjistruara në Letoni, mes tyre kompani huadhënëse jo-bankare si “AS Mogo”, platforma e huave të ndërsjella “AS Mintos Marketplace” dhe ndërmarrjeve të tjera të lidhura me hotele në qytetin Liepaja, sikurse “SIA Promenade Hotel” si dhe shumë kompani fitimprurëse me kapital të madh financiar.

“SIA Lursoft” vitin e kaluar kishte hulumtuar kompanitë në Letoni, duke siguruar të dhëna për përfituesit e tyre të vërtetë. Aigars Kesenfelds dilte se mban rekordin sa i përket statusit të përfituesit të vërtetë, në raport me numrin e kompanive.

I çuditshëm është fakti se Kesenfelds aktualisht nuk mban asnjë pozitë në asnjë prej kompanive të tij të regjistruara.

Gjithsesi, i riu letonez Aigars Kesenfelds nuk ka rreshtur së ndjekuri interesat e tij mbi çdo moral në biznes duke ‘shpërndarë’ kompani edhe jashtë Letonisë si “Dyonne Trading & Investmets Limited” e regjistruar në Maltë apo “Monego” në Kosovë, dhe gjithmonë duke u fshehur prapa “pronësisë”.

“Kurthi” në shumë shtete

Ndërsa grupi investigativ mediatik “Re-Baltica”, në një raportim të vitit 2021, jepte një përshkrim më të thelluar të Aifars Kesenfelds.

Sipas atij raportimi, Aigars Kesenfelds, pronar i Kredo Financë në Shqipëri, ka ngritur biznesin e “mikrokredive” që u shpik në Letoni, por zhyti me mijëra në mjerim në Armeni, Kosovë, Kenia dhe tani prej disa vitesh bën biznes pa asnjë pengesë, në Shqipëri.

Këto kredi mbartin komisione dhe tarifa të fshehura, si dhe norma të larta interesi, të cilat mund të arrijnë deri në 800 përqind. Shumë huamarrës kuptojnë se ata nuk mund ta paguajnë huanë aq shpejt sa kishin menduar, duke i futur disa prej tyre në një cikël dërrmues të rritjes së borxhit që ata kurrë nuk do mund të jenë në gjendje ta paguajnë.

Në vitin 2013, pronarët zgjodhën miliarderin rus Oleg Boiko, një sipërmarrës kazinosh dhe lojërash fati, megjithëse Kesenfelds ende refuzon ta përmendi atë në përgjigjet e tij me e-mail.

Dosjet e Maltës tregojnë se Boiko pagoi pak më shumë se 100 milionë euro për 4Finance. Kesenfelds gjithashtu refuzoi të komentojë në lidhje me këtë shumë, duke thënë se kushtet e kontratës janë konfidenciale.

Autoriteteve letoneze iu deshën disa vite për të kuptuar se reklamat me shkëlqim që inkurajonin njerëzit të merrnin para me kredi dhe të jetonin bukur momentin, në fakt i tërhoqi ata në një kurth borxhesh të pafundme. Kishte një numër në rritje të historive tragjike për të rinjtë që kishin marrë kredi të shpejta, pa patur të ardhura, ose të varur nga bixhozi që merrnin borxhe gjatë natës./ Boldnews.al

kredo.al

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër