LIVE UPDATES
Aktualitet

"E fitove betejën tënde!" Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, bashkëshortja Edlira Çepani: Dhimbja duket se rritet në këtë realitet te ri!

Ajo shton se sa më shumë njerëz takojnë këto ditë, aq më shumë kuptojnë se sa shumë njerëz ka impaktuar në jeten e tij tejet të shkurter, por të mbushur me dashuri, bashkëshorti i saj.

11 Tetor 2024, 11:33 Nga M.B
"E fitove betejën tënde!" Ndarja nga jeta e ish-deputetit
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani

TIRANA- Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë, Gerti Bogdani, Edlira Çepani, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale ku ka falenderuar të gjithë për mbështetjen në momentet e vështira. Çepani shkruan se dhimbja duket se vetëm rritet në një realitet pa Gertin fizikisht.

Ajo shton se sa më shumë njerëz takojnë këto ditë, aq më shumë kuptojnë se sa shumë njerëz ka impaktuar në jeten e tij tejet të shkurter, por të mbushur me dashuri, bashkëshorti i saj. Çepani thotë se bashkëshorti i saj i ndjerë e fitoi betejën e tij me mirësinë dhe vlerat që bashkuan njerëzit.

Postimi:

Kam nisur qindra here te shkruaj dy fjale… por s’kam patur force as ne duar e as ne zemer…
Prej kaq shume ditesh, kam ne zemer nje fjale qe dua t’ua them te gjitheve – FALEMINDERIT per mbeshtetjen e pakufijte ne keto kohe te veshtira per familjen tone!

Faleminderit per mijera perqafimet me te cilat na shprehet mbeshtetjen dhe respektin per Gertin, gjate homazheve te pafundme ne Parlamentin Shqiptar. Faleminderit te gjithe miqve, kolegeve, qytetareve e mbeshtetesve qe erdhet ne kohe rekord nga e gjithe Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shume vende te botes, per te na mbeshtetur ne diten tone me te veshtire. Faleminderit qe pritet me ore te tera ne rradhet e gjata te homazheve per ta respektuar Gertin tone e per t’i dhene lamtumiren e fundit.

Faleminderit nga zemra te gjithe kolegeve nga institucionet ne Shqiperi, Kosove, Belgjike e Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nderimet me 1 minute heshtje ne mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta te Gertit dhe per telegramet zyrtare per nderimin e tij.

Faleminderit te gjithe miqve te mediave per emisionet, fjalet e transmetimet maratone.
Faleminderit te gjitheve per dhjetera mijera mesazhet (te cilave premtoj se do u kthej pergjigje te gjithave, pak nga pak) permes se cilave ndate pak nga dhimbja jone dhe na perçuat histori te vogla te jetes se Gertit ne menyren si e kishit njohur. Sa me shume njerez takojme keto dite, aq me shume kuptojme se sa shume njerez ka impaktuar ne jeten e tij tejet te shkurter, por te mbushur me dashuri per njerezit e me modesti per gjithçka bente (dhe s’e promovonte kurre mjaftueshem).

Sa me shume kalojne ditet nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet ne kete realitet te ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbeshtetja e pafund njerezve qe te kane dashur ty, eshte nje mbeshtetje e madhe per ne!
Ti e jetove jeten, me fuqine e vlerave. Luftove gjithe jeten per te dhene nje model ndryshe, mes miqve, ne familje, kudo. Ti luftove gjithe jeten me nje kembengulje te rralle per ta bere punen tende, ne sherbim te njerezve. Luftove gjithe jeten per te treguar se vlerat duhet te mbizoterojne edhe atehere kur duket e pamundur. TI E FITOVE BETEJEN TENDE! Miresia jote dhe vlerat e tua i bashkuan njerezit!!

Ti fitove, ashtu siç beje gjithmone ne jete, e kesaj rradhe na e kujtove te gjitheve se, edhe ne kete bote qe po behet çdo dite e me e veshtire, ia vlen te jetosh me vlera, me integritet, me dinjitet, me fisnikeri, me besim, me miresi dhe me dashuri per njerezit! Faleminderit qe ishe nje drite ne rrugen e kaq shume njerezve e qe do jesh gjithmone nje drite ne rrugen tone, jeta ime!

gert bogdani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj