LIVE UPDATES
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut, akuzat që rëndojnë mbi pjesëtarët e rrjetit

Bashkë me të, në bankën e të akuzuarve do të jenë edhe Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Sipas SPAK, grupi ka vepruar në mënyrë të organizuar dhe me qëllime kriminale të qarta.

4 Tetor 2025, 18:04 Nga M.L
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të
Laert Haxhiu

TIRANA- SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Bashkë me të, në bankën e të akuzuarve do të jenë edhe Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Sipas SPAK, grupi ka vepruar në mënyrë të organizuar dhe me qëllime kriminale të qarta.

Të tre akuzohen për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë:
– Vrasje me paramendim,
– Vrasje për gjakmarrje,
– Sigurim kushtesh për vrasje,
– Shkatërrim prone me eksploziv,
– dhe vjedhje me armë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 227/2 të vitit 2023 ndaj një grupi të strukturar kriminal, i përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.

Ata akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje.

Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

Në bashkëveprim me Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më 5.4.2021, në Lushnjë;
Në bashkëveprim me Artan (Marjus) Tafani kreu krimin“Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’, në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më 29.5.2021, ora 02:15, Lagjia ‘Gafurr Muço’ pallati Nr.4, Lushnjë;
Në bashkëveprim me Artan Tafani, Erisiano Abedini, Ligor Romaçka e Bujar Abedini kreu krimin“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më 1.6.2021, ora 21:15, në Tepelenë;
Në bashkëveprim me Ligor Romacka, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Artan Tafani dhe Lulzim (Arapi) Spahija kreu krimin“Vrasje me paramendim”, me viktimë Fridman Xhaferraj, më 2.6.2021, trupi i të cilit u gjet i pajetë, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë, më datë 13.6.2021;
Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Mariglen Topuzi dhe Bledar Berberi, kreu krimin “Vrasje me paramendim” e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;
Në bashkëveprim me Enriko Xhahysa, Artan Tafani dhe Lulzim Spahija, kreu krimin “Vrasje për gjakmarrje”, me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;
Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Lulzim Spahija kreu krimin “Vjedhje me armë” të automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.1.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant Bar-Restorant Palmanova,Tiranë;
Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Dorian Shurdhi (i ndjerë) kreu krimin “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, më datë 20.4.2022, në Lushnje;
Në bashkëveprim me Artan Tafani, Lulzim Spahija dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bashkim Rajku dhe Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më 8.6.2022, në Durrës;
Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Fatjon Veliun siguroi kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës, në Lushnjë, rreth orës 21:00, më 6 korrik 2022;
Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 1.11.2022, në Lushnje;
Në bashkëveprim me Artan Tafani, Kristi Bixheku dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më 31.12.2022, në Lushnjë;
Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Firdeus Berberi, kreu krimin “Vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, ndodhur më 22.2.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);
Në bashkëveprim me Artan Tafani dhe Kristi Bixheku, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;
Grupi i strukturuar kriminal kishte mundur të siguronte armë, armë shpërthyese dhe municione luftarake në sasira të mëdha dhe i përdorte ato në mjedise publike;


Kristi Bixheku akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

Në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më 1.11.2022, në Lushnjë;
Më 31.12.2022, në Lushnjë, sërish në bashkëveprim me Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Erisiano Abedini, kreu krimin “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku;
Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Artan Tafani, kreu krimin “Sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës, në Lushnjë, në periudhën Prill-Maj 2023;
Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat e mëposhtme penale:

Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00;

Bazuar në aktet e hetimit, arrihet në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. (Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit 2024).

Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal vec të akuzuarve janë edhe:

Lulzim Spahija (Arapi)
Ligor Romaçka
Bledar Berberi
Erisiano Abedini
Ndaj tyre është paraqitur më parë, një kërkesë për gjykim.

Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal e nisi kryerjen e akteve kriminale në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, dhe pas arrestimit të dy miqve të tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

I drejtuar dhe organizuar prej tij, grupi kriminal ndërmorri akte konkrete kriminale për vrasjen e personave që konsideroheshin si anëtarë të grupit kriminal kundërshtar, i cili në atë kohë drejtohej nga Aldo Bare. Aktet kriminale të këtij grupi të strukturuar, nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve, por dhe shkatërrimin e pronës, përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese, apo kryerjen e akteve të vjedhjes me përdorimin e armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit dhe Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera që u përmendën mësipër janë organizuar dhe kryer në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.

Hetimet vijojmë ndaj personave të tjerë.

Por kush është Laert Haxhiu? 

Dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Të përfshirë në vrasje, plagosje, trafik droge dhe kanosje, Laert Haxhiu akuzohet për vrasjen e Gerti Lalës, një prej anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të vitit 2010, dhe për këtë krim, Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por gjykata e Apelit vendosi t’a lirojë për mungesë provash, dhe në vitin 2015 ai fitoi përballë drejtësisë.

Por do të zgjaste shumë pak periudha e paqes për Haxhiun. Pasi doli nga burgu në fund të vitit 2014, ai u arrestua në qershor të 2015-ës pasi iu sekuestrua në makinë një sasi prej 1.2 kilogramë heroinë. Guximi i Haxhiut nuk ishte i pakët, pasi gjatë operacionit për kapjen e tij, ai tentoi të arratisej nga një mur, ku theu dhe këmbën. Pasi u kap, Haxhiu tha në Polici se mendonte se e ndiqnin njerëzit e Aldo Bares. Por sërish ai ia doli për të qenë i lirë, pasi gjykata e Durrësit, e dënoi vetëm me 17 muaj burg. Po ashtu, Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu, janë të dyshuar edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit, ku u plagos edhe Sajmo Xhelili.

Në çdo informacion që merrej për ta, Policia e Shtetit ishte në këmbë për të kapur 2 të shumë kërkuarit. Madje në shtator të vitit 2018, Reparti RENEA dhe ai i FNSH ndërmorën një operacion për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit në fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty. Operacioni jo vetëm që dështoi, por RENEA plagosi një të moshuar, i cili kishte dalë në dritare për të parë se çfarë po ndodhte. Nëse për Haxhiun u angazhuan dy Polici të vendeve të ndryshme për ta prangosur, por Orges Bilbili u arrestua nga rastësia në prill të vitit 2020, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim prej pandemisë së koronavirusit. 

Historia e bandës së Lushnjes

Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”. Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes./ Dosja.al

laert haxhiu spak

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend